TË NJOHIM PERËNDINË NËPËRMJET ASPEKTEVE TË KARAKTERIT TË TIJ Ti mund ta njohësh Perëndinë duke studiuar se çfarë është Ai në vetvete, në lidhje me Universin edhe nëpërmjet qenieve të krijuara prej Tij. Të gjitha këto quhen atribute hyjnore d.m.th. aspekte të karakterit të tij. Ekzistojnë disa aspekte që i zotëron vetëm Perëndia, asnjë prej të cilave nuk i ka njeriu dhe as ndonjë krijesë tjetër. I pari aspekt është sovraniteti. Ky tregon se Perëndia është Kreu, Më i Madhi, ose I Epërmi. Në Univers në të cilin ndodhet toka, ka vetëm një drejtues: I Plotfuqishmi. Për ty, kjo është diçka inkurajuese. Sepse kemi sigurinë që asgjë nuk është jashtë kontrollit të Tij dhe planet e Tij, në fakt, realizohen. Lexo Psalmin 103:16. Aspekti i dytë është përjetësia. Nuk ka pasur ndonjë kohë kur Perëndia nuk ekzistonte. Ai nuk ka pasur fillim dhe kurrë nuk do të ketë fund. Ai nuk kufizohet në kohë. Ngaqë është i përjetshëm, Ai sheh të kaluarën dhe të ardhmen, në një mënyrë po aq të qartë saç mund të shohë edhe të tashmen. Në këto perspektiva, Ai e di cila është më e mira për jetën e besimtarit. Ti mund të kesh besim tek Ai. Lexo Isaia 44:6. Gjithëdija është aspekti i tretë hyjnor. Perëndia zotëron të gjithë njohurinë që ekziston. Asgjë nuk e kap në befasi Atë. Gjithëdija e Perëndisë lejon që Ai të ketë dijeni për gjithçka para dhe pas shpëtimit të secilës qenieje njerëzore. Ai iu fal mëkatet njerëzve dhe i pranon ata në familjen e Tij. Lexo Hebrenjve 4:13. Aspekti i katërt hyjnor është Kudondodhja. Kjo tregon se Perëndia është i përjetshëm dhe prania e Tij është kudo, në të gjithë kohën dhe hapësirën. Askush nuk mund të fshihet nga prania e Perëndisë. Por prezenca e Perëndisë duhet të përjetohet në çdo kohë, në mënyrë që bekimet e Tij të bëhen të vërteta (Jeremia 23:24). Perëndia ka shumë më tepër sesa fuqinë e nevojshme për të realizuar të gjitha gjërat. Kjo gjë do të thotë se Ai është i Gjithëpushtetshëm. Ky është aspekti i pestë hyjnor. Besimtari është i sigurt se është i shpëtuar, sepse Zoti është i Plotfuqishëm. Kjo fuqi shfaqet tek Lajmi i Mirë i Krishtit për shpëtimin e njerëzimit. Tani shiko se çfarë thotë Bibla tek Letra Drejtuar Romakëve 1:16: “Në fakt unë nuk kam turp për ungjillin e Krishtit, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e cilitdo që beson, më parë Judeun e pastaj Grekun.” Perëndia e tregon plotfuqishmërinë e Tij me anë të fuqisë së Tij krijuese: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën” (Zanafilla 1:1). Krijuesi i ruan të gjitha gjërat, kujdeset për to si dhe shfaq sigurimin e Tij për besimtarët, nëpërmjet plotfuqishmërisë së Tij. Lexoni Hebrenjve 1:3 dhe Filipianëve 3:21. Aspekti i gjashtë hyjnor tregon që Ai është i pandryshueshëm. Ai nuk ndryshon asnjëherë në natyrën dhe tiparet e Tij. Ai do të jetë gjithmonë i mirë, i drejtë dhe i vërtetë. Ti mund të kesh besim në premtimet e Tij sepse Ai i plotëson të gjithë premtimet që jep. Tek Ai, ne mund të kemi besim: “Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. Kur ka thënë një gjë, nuk do ta bëjë? Ose kur ka shpallur një gjë, nuk do ta kryejë?” (Numrat 23:19). Gjithashtu ekzistojnë edhe disa aspekte që lidhen me marrëdhëniet që ka Perëndia me njerëzit. Ato shfaqen në një formë të kufizuar tek qeniet e tjera të krijuara. Aspekti i parë është pagabueshmëria. Është e pamundur që Perëndia të mund të bëjë diçka të gabuar për shkak të drejtësisë së Tij. Ai kërkon përsosmëri për të gjithë ata që dëshirojnë të qëndrojnë në praninë e Tij. Lexo Mateu 5:48. Është një mënyrë jetese që ne jetojmë nëpërmjet hirit të Perëndisë, sepse nga ana njerëzore është e pamundur që një njeri të ketë përsosmërinë e plotë përpara Perëndisë. Aspekti i dytë është drejtësia. Perëndia nuk vepron kurrë me pandershmëri. Drejtësia hyjnore shfaqet tek çlirimi i të pafajshmëve, tek ndëshkimi i mëkatarëve, tek pendesa për ata që pendohet, ndëshkimi i jobesimtarëve, tek shpëtimi i njerëzve dhe tek fitorja për çështjen e popullit të Tij. Lexo 2 Timoteut 4:8. Dashuria është një aspekt tjetër hyjnor. Në të vërtetë, Perëndia është dashuri. Ky virtyt i Perëndisë është i përsosur dhe i pakufishëm. Shfaqja më e madhe e dashurisë së Perëndisë është kur Ai dha Birin e Tij që të vdesë në vendin tonë nëpërmjet sakrificës së Tij në kryqin e Golgotës. Aspekti i fundit që do të trajtojmë është e vërteta. Perëndia është e vërteta absolute. Njerëzit dëshirojnë me shumë zjarr që ta prekin të vërtetën. Prandaj, shumë njerëz e kërkojnë atë në burime të tjera. Meqë ti tashmë ke ardhur tek Jezusi, kërkimi yt ka përfunduar, sepse Krishti është e vërteta. Lexo Gjoni 8:32.