• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Ditëlindja e Krishtit dhe dhuratat

Ditëlindja e Krishtit dhe dhuratat

Nga: Genti Suli22 Dhjetor, 2015 1 komente |

Ditelindja e Krishtit dhe dhuratat

Krishti arsyeja e festaveMe afrimin e datës 25 dhjetor, datës së Krishtlindjes, ka një trafik të madh hyrje-dalje dyerve të dyqaneve. Disa shesin, të tjerë blejnë.  Disa të kënaqur që shitjet rriten, të tjerë që arritën të gjejnë dhuratat që duan, e të tjerë akoma ankohen për shpenzimet që duhet të bëjnë, po s’kanë ç’të bëjnë.

Shpesh, dëgjohet: A i bleve dhuratat? Përgjigjet variojnë: akoma jo, nesër, në fundjavë,  po po, e mblodha mendjen.

Megjithatë, një pyetje perseritet shpesh:  Kujt do t’i bësh dhuratë ?

Jo se nuk di kujt t’i bëj dhuratë, por se kujt i duhet bërë dhuratë.

“Sebepçiu” sikur është harruar.

Në historinë origjinale të Krisht-ditelindjes, (te Luka 2 dhe Mateu 2 nga Bibla) dijetarët e lindjes, ata burrat e mençur e të ditur, bënë gjithë atë rrugë  “Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan. Pastaj hapën thesaret e tyre dhe dhuruan: ar, temjan dhe mirrë.”(Mateu 2:11).

Në këtë Krisht-ditelindje, kujt po i bën dhuratë? Duket se njerëzit lodhen t’i bëjnë dhurata vetes ose njeri-tjetrit. Ne kete rast,  do te ishte per shembull t’u beje dhurate  prindërve për ditëlindjen e djalit apo të vajzës, po vetë atyre nuk i ke sjellë asnjë dhuratë.

Le të mësojmë nga dijetarët e mençur që kërkuan Jezusin dhe e gjetën, dhe e adhuruan. Të këndojmë me engjëllin, që iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: “Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!.” (Luka 2: 13-14)

Në këtë zhurmë, le të përjetojmë këtë natë të shenjtë, natë të qetë e të festojmë me dhe për “sebepçiun”.

Krishti u lind. Gezuar Krisht-ditelindjen!

Genti Suli

  • Urime krishtlindjeve te gjithe besimtareve te krishtere kudo qe jane. Lumturia, paqja dhe harmonia mbreterofshin ne familjet e juaja!

    D.G

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Një qëndrim i krishterë ungjillor për sulmin ndaj martesës

    Uebinar: Të mësojmë rreth Biblës – 27 maj, ora 19:00

    Teksa i afrohemi Pashkës…

    “Baticat” dhe “Zbaticat” Frymërore

    >