Krishti në Krishtlindje

0
1066

Krishti në Krishtlindje dhe në urimin modern elektronik

krishtelindjaNë një kohë kur komunikimi është shndërruar gjithmonë e më virtual, prirjet për të shkruar me një gjuhë e zhargon të përshtatshëm për këtë lloj komunikimi kanë vijuar.

Kështu, rëndom shihen shkurtime dhe alternime të shkronjave e simboleve për ta shprehur një nocion në mënyrë sa më të përmbledhur e më “të përshtatshme” për mënyrën e komunikimit elektronik.

Jemi dëshmitarë të emotikoneve (p.sh. J) apo të ‘prsh’ të tipit ‘flm’, ‘klm’,‘ztb’ etj. në mesazhet tona në FB, twitter, e-mail, apo sms.

Në këtë linjë, shumëkush ka shkruar ose ka lexuar edhe shënimin: Merry Xmas! (Ndoshta pak ose aspak është përdorur edhe version shqip: Gëzuar Xlindjen).

Kohët e fundit kam lexuar se nëpër botë ka pasur shumë debate në lidhje me përdorimin e X në urimin për Krishtlindje si në rastin e forms së ashtuquajtur të shkurtuar Xmas. A mund dhe a duhet ta përdorim këtë formë? Debati ka të bëjë me përdorimin e X.

Njëra pikëpamje e shikon “X” thjesht si një zëvendësuese për fjalën Krisht në Krishtlindje (X-mas vs Christ-mas) për “lehtësi” komunikimi.

Pikëpamja tjetër argumenton se ‘X’ e “fshin” Krishtin nga Krishtlindja dhe kjo kthehet thjesht në një X-lindje. Më tej, argumentimi vijon se shumë njerëz e preferojnë këtë trajtë përshëndetjeje sepse, sipas komenteve të disa njerëzve, parapëlqejnë të mos të mos e përdorin emrin e Krishtit në urim. Ndaj i vënë një Xfjalës Krisht në Krishtlindje.  Prandaj, sipas kësaj pikëpamjeje, fjala Krisht duhet të qendrojë patjetër në urimin për KRISHTlindje.

Gëzuar Krishtlindjen!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here