• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Vetitë e gjakut të Krishtit – nga Genti Suli

Vetitë e gjakut të Krishtit – nga Genti Suli

Nga: Genti Suli4 Qershor, 2021 0 komente |

Vetitë e gjakut të Krishtit

Na kishte mbaruar vaji i ullirit dhe porositëm një sasi tjetër, te një i njohur që ka një pemishte ullinjsh dhe vajin e nxjerrin prej ullinjve të vet. Tani vajin e çojnë në fabrika, edhe në ato modeste, për të nxjerrë vajin e ullirit.

Ndërkohë, m’u kujtua vite më parë se si nxirrej vaji i ullirit në kushte familjare. Duhej një thes sargji, një enë tip govate, ujë i nxehtë, dhe çizme që të mos fusnin ujë. Ullinjtë hidheshin në thes, shtohej ujë i nxehtë, dhe shtypeshin me këmbë, duke shtrydhur vajin prej ullirit. Fruti i ullirit duhej shtypej deri në fund, deri në ndarjen e bërthamës nga tuli i ullirit, për të nxjerrë sa më shumë vaj prej tyre.

Ky vaj është flori” – tha më i moshuari i pranishëm. “Shtypeni mirë, deri në fund, shtojini ujë të nxehtë valë. Mos të mbetet asnjë pikë vaji pa u nxjerrë! Në fund mblidheni me kujdes. Mos të shkojë dëm asnjë pikë! Vajin e ullirit e kemi përdorur gjithmonë për gatim e për ilaç. Në çdo rast e për çdo gjë, ka qenë si lëngu i jetës për ne”.

Fjalët e tij “Mos të shkojë dëm asnjë pikë!” më bënë të mendoj për Krishtin në kryq. Për gjakun që pikoi prej tij. Menduan se e shtypën në kryq, deri në fund. E tejshpuan dhe gjaku i tij u derdh. Por, asnjë pikë e gjakut të tij nuk shkoi dëm.

  • Në gjakun e Krishtit është jeta. Ai ka shumë veti.
  • Çdo pikë e gjakut sjell jetë me bollëk
  • Çdo pikë e gjakut sjell shërim
  • Çdo pikë e gjakut sjell bekim
  • Çdo pikë e gjakut sjell çlirim
  • Çdo pikë e gjakut sjell mburojë
  • Çdo pikë e gjakut sjell ....
  • Plotësoje vetë në lutjen tënde, duke shpallur me besim se gjaku i Krishtit sjell.... për ty.
  • Shpall me besim të gjitha “vetitë” e gjakut të Krishtit në jetën tënde!

Mbaj mend! Kur Krishti dha jetën në kryq për ne, nuk tha “mbaroi”, por U KRYE!

  _________________________________

Gjoni 19:30
30 Kur Jezusi e mori uthullën, tha: “U krye!.” Dhe duke ulur kryet, dha frymën.
Gjoni 10:10/b
10  ...por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.
Zanafilla 15:1
Mbas këtyre gjërave, fjala e Zotit iu drejtua Abramit në vegim duke i thënë: "Mos ki frikë, Abram, unë jam mburoja jote, dhe shpërblimi yt do të jetë shumë i madh".
Mateu 15:30
30 Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi.

Genti Suli

Tiranë, 4 Qershor 2021

Genti Suli

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Realiteti Parësor

“Për Zotin!”, “O Zot i madh!”, “O Perëndi!”

Sepse dikush u lut për ty. Sepse ti lutesh për dikë

Vajosja e Saulit

>