• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • “Ç’dobi ka robi?” – poezi nga Edmond Papathimiu

“Ç’dobi ka robi?” – poezi nga Edmond Papathimiu

Nga: Edmond Papathimiu15 Maj, 2021 0 komente |

Ç’dobi ka robi?

Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut,

ndë fitoftë gjithë botënë, e të bierri shpirtin e vet?

Mateu 16:26 (përkthimi i Kostandin Kristoforidhit)

Robi që kur ka le’

Si gjethi n’er u ka l’shue,

Në rropullim t’jetës i qarkum

Si në mulli orët i ka blue.

Gjumin n’djep marramendsh e ka m’sue,

T’u kalavit mas lodrash përsa moti,

Urin’ e pangopme n’sahan e ka shue,

Si lastar i shkundun kot së koti.

Ka lakmu me ec ku s’ka lyp,

E ka menu se dita emnin e vet ka

Ka dasht pa mujt ditunin’ me njoft’

Edhe vedin s’ prapthi njimend e pa.

Ka mbjell do fara n’terr t’dheut

E ka prit njashtu n’breza me vazhdue

Ndërsa e ardhmja asht’ si gur q’i bin kreut

Tash e shkumja si rapsodi’ iu ka verbue.

Tue hy n’votër me ngjizë të bamët

Ka çmu’ do sende e i ka shpërnda,

E tue dal’ n’prag me zgjith ç’ka mbet’

Ka kuptu se shpirt’n e vet n’zap s’e ka.

Edmond Papathimiu

Tiranë, 15 shtator 2020

Edmond Papathimiu

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Doktrina e Mësimit të Begatisë

Vajosja e Saulit

Një mbretëri e pasosur

Idhujt: Gjërat e Kota, por Vdekjeprurëse

>