A ke nevojë të pranohesh?
Gjoni 6:37
Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë.
1 Timoteut 2:3-4
Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë te njohja e së vërtetës.
Romakëve 15:7
Prandaj pranoni njëri-tjetrin, sikurse edhe Krishti na pranoi për lavdinë e Perëndisë.
Luka 15:6-7
… dhe, kur arrin në shtëpi, i thërret miqtë dhe fqinjët dhe u thotë: “Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta delen time të humbur”. Dhe unë po ju them se po kështu në qiell do të ketë më shumë gëzim për një mëkatar të vetëm që pendohet, sesa për nëntëdhjetë e nëntë të drejtë, që nuk kanë nevojë për pendim.
1 Timoteut 4:9-10
Kjo fjalë është e besueshme dhe e denjë për t’u pranuar plotësisht. Sepse për këtë, edhe mundohemi dhe po shahemi, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve.
Jakobi 2:2-4
Sepse në qoftë se në mbledhjen tuaj hyn një njeri me një unazë prej ari, me rroba të shkëlqyera, por hyn edhe një i varfër me rrobë të fëlliqur, dhe ju i drejtoni sytë nga ai, që ka veshur rrobën e shkëlqyer dhe i thoni: «Ti ulu këtu, në vendin e mirë», dhe të varfrit i thoni: «Ti qëndro në këmbë, atje», ose: «Ulu këtu, poshtë te stoli i këmbëve të mia», a nuk bëtë ju një dallim në mes tuaj, duke u bërë kështu gjykatës me mendime të këqija?
Romakëve 14:1
Pranojeni atë që është i dobët në besim, pa e qortuar për mendimet.
Mateu 7:2
Sepse me atë gjykim, me të cilin gjykoni, do të gjykoheni; dhe me atë masë me të cilën matni, do t’ju matet edhe juve.