• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Uebinar: Të mësojmë rreth Biblës – 27 maj, ora 19:00

Uebinar: Të mësojmë rreth Biblës – 27 maj, ora 19:00

Nga: Elvisi7 Maj, 2021 0 komente |

Bibla Shqip

Miq,

falenderojmë ata prej jush që patën mundësi të marrin pjesë në uebinarin e parë.

Regjistrimin e uebinarit mund ta shihni këtu

Ndërkohë, ju njoftojmë se të enjten, datë 27 maj, ora 19:00 do zhvillojmë uebinarin e dytë, me temën "Të mësojmë rreth Biblës" ku Pëllumb Ranxha, Drejtori Ekzekutiv - Instituti Biblik i Shqipërisë, do të na tregojë më shumë rreth.

  • Zhvillimi i Dhjatës së vjetër dhe Dhjatës së re;
  • Besueshmëria historike e shkrimit;
  • Talmudistët dhe rregullat strikte të kopjimit të teksteve biblike;
  • Rrotullat e detit të vdekur dhe rëndësia e tyre;
  • Si t'i afrohemi Biblës;
  • Disa konkluzione.

Për të marrë pjesë në uebinar, regjistrohuni këtu poshtë.

Uebinari është pa pagesë. 

Keni pyetje, dëshironi t'ju njoftojmë edhe me Whatsapp? Atëherë klikoni linkun për t'u bërë pjesë e grupit tonë.

Për kë është ky uebinar?

  • Besimtarët e rinj;
  • Skeptikët, që duan të kuptojnë origjinën e Biblës;
  • Studentët dhe këdo që ka interes.

Si do zhvillohet uebinari?

Uebinari është një takim i hapur ku kushdo mund të marrë pjesë duke u regjistruar. Nuk keni nevojë të jeni të pranishëm në ndonjë vend të caktuar, mjafton të keni një lidhje të mirë interneti dhe 60 minuta kohë.

Axhenda

  • 19:00 - 19:10 - Hapja e uebinarit & mirëseardhja
  • 19:10 - 19:40 - Prezantimi nga z. Pëllumb Ranxha
  • 19:40 - 20:00 - Pyetje & Përgjigje, Mbyllja

Shënim: ky link do bëhet aktiv 10 minuta para fillimit të uebinarit

Futuni ne uebinar
Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Konferenca virtuale “Këndojmë për Mbretin”

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Pse të punojmë fort? – takimi i radhës nga Kingdom Business Forum

>