Ditë Nazarenase

Nga: Skerdi30 Janar, 2018 0 komente |

Nazareth

Dhe ai u ngrit, mori fëmijën dhe nënën e tij dhe erdhi në vendin e Izraelit; por kur dëgjoi se Arkelau mbretëronte në Jude, në vend të Herodit, atit të tij, pati frikë të shkojë atje. Dhe, mbasi u lajmërua në mënyrë hyjnore në ëndërr, iku në krahinën e Galilesë, dhe mbasi arriti atje, banoi në një qytet që quhej Nazaret, që të përmbushej ajo që ishte thënë nga profetët: ‘Ai do të quhet nazarenas’” (Ungjilli Sipas Mateut 2:21-23).

Rreth tridhjetë vjet heshtje fshihen midis fundit të Mateut 2 dhe fillimit të Mateut 3. Regjistrimi i shërbesës publike të Jezusit fillon me Mateun 3. Por para kësaj, për tridhjetë vite të gjata, Biri i Perëndisë jetoi në Nazaret. Ai nuk u rrit në Jerusalem, në kryeqytetin e vendit. Ai ishte një nazarenas, domethënë, një njeri nga qyteti i vogël i Nazaretit.

Imagjinoni Mbretin e Lavdisë duke jetuar në Nazaret për tridhjetë vjet! Gjatë këtyre viteve Jezusi po rritej ngadalë, centimetër pas centimetri dhe mendim pas mendimi. Në punishten e marangozit ai mësoi:

  • të fitonte jetesën duke prerë dërrasa dhe duke bërë orendi shtëpiake.
  • të kursente pak parà për ushqim dhe veshje.
  • të merrej me klientët që ishin të vështirë për t’u kënaqur dhe të ngadalshëm për t’u marrë pagesën.

Për dhjetë mijë e nëntë qind e pesëdhjetë ditë Perëndia jetoi në një qytet të thjeshtë. Ai punoi në detyra të parëndësishme. Eci nëpër rrugë me pluhur. Dëgjoi muhabetet në qytet, pazaret që bëheshin në sheshin e tregut dhe gomerët që pëllitnin gjatë rrugëve. Imagjinojeni këtë! Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve në qytetin e vogël të Nazaretit për tre dhjetëvjeçarë!

Një pjesë e madhe e jetës është rutinë. Ka pjata e rroba për të larë. Ka kopshte për të prashitur dhe prodhime për të korrur. Ka kaq shumë gjëra të vogla për të bërë. Jezusi i njeh fare mirë hollësirat e jetës. Ai jetoi si ne dhe na kupton plotësisht. Nganjëherë mund të ndiheni sikur keni një ditë të mërzitshme, nazarenase. Ftojeni Jezusin ta ndajë atë me ju. Ai përsëri kënaqet të kalojë një ditë të zakonshme me një njeri të zakonshëm. Mbani mend se ai është Jezusi i Nazaretit.

Fragment i marrë nga libri “Jeta dhe Mësimet e Krishtit” nga Dr. Quentin McGhee – botuar me leje nga Kolegji Teologjik Ungjillor

Skerdi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Doktrina e Mësimit të Begatisë

Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Halloween – Dita e Reformimit

Vlerësimi i shëndetit shpirtëror sipas pesë qëllimeve, nga 1 deri 5 nga Altin Kita

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>