Çfarë është Materializmi?

0
1064

MaterializmiPërkufizime & Doktrina

Materializmi si koncept i referohet; preokupimit të thjeshtë për botën materiale, si e kundërvënë ndaj koncepteve mendore apo shpirtërore, ose teorisë se materia fizike është gjithçka që ekziston.

Kjo teori  nuk kufizohet thjesht në gjërat materiale. Ajo pretendon se gjithçka që ekziston në univers është materie (materiale), për të nënkuptuar se ato nuk ka ndonjë ekzistencë të mirëfilltë shpirtërore apo mendore. Materializmi gjithashtu mund t’i referohet një doktrine sipas së cilës suksesi dhe progresi material janë vlerat më të larta në jetë. Kjo doktrinë duket se është mbizotëruese në shoqërinë e sotshme perëndimore. Materializëm mundet gjithashtu ti referohet termit, materializëm kulturor.

 

Filozofitë dhe Botëkuptimet

Materializmi dhe teoritë e tij mund t’i gjurmojmë mbrapa në kohë deri tek poema “Natyra e gjërave”, shkruar në shekullin e parë para Krishtit nga Lukreti. Vepra të tjera përkufizuese përfshijnë “Sitemi i Natyrës” nga Paul d’Holbach, “Forca dhe materia” nga Ludwig Buchner dhe kërkimi më i afërt bërë nga Richard Vitzthum, “Një histori afirmuese dhe përkufizim” (1996).

Materializmi si filozofi mbahet nga ata që thonë se ekzistenca është e shpjegueshme vetëm duke marrë materien për bazë, pa llogaritur shpirtin apo ndërgjegjen. Individët që bazohen në këtë bindje e shohin universin si një paisje të madhe e mbajtur së bashku nga pjesë materie që funksionojnë sipas të ligjeve të natyrës. Meqë materializmi mohon të gjitha konceptet e Krijimit të Veçantë, ai mbështet në teorinë e evolucionit për të shpjeguar vetveten, duke bërë që besimet në materializëm dhe në evolucion të jenë të ndërvarura.

Pyetja e parë që ky botëkuptim do të na nxiste të bënim do ishte: “Nëse çdo gjë që ekziston është vetëm materie, nga erdhën ligjet e natyrës që e qeverisin atë?” Zbulime të reja shkencore në fushat e kompleksitetit biologjik, dizenjos kozmologjike, fizikës kuantike, dhe teorisë së informacionit, i vënë këto supozime materialiste në dyshim. Një sasi e madhe provash demonstron se universi dhe aspektet e tij materiale janë të lidhur nga një rrjet energjie, dizenjo dhe informacioni. Ne tani shohim shumë më tepër se materia, ne mund të shohim rezultatin e një krijimi me ndërgjegje.

 

Çështje besimi

Materializmi, në nivelin e tij më të thjeshtë, përfshin fokusin mbi “gjërat” materiale në dallim nga ajo që është shpirtërore apo intelektuale në natyrë. Ne jetojmë në një botë që është e rrethuar dhe e përbërë nga materia. Si rrjedhim është e natyrshme, që ne mund të shpërqendrohemi nga ndjekja e shpirtërores apo intelektuales për shkak të pronave apo pasurive materiale, por këtu në mënyrë të shpeshtë ndodhin problemet. Ne mund të jemi të fiksuar nga një dëshirë për ti arritur ato, apo thjeshtë të frustruar nga nevoja për ti mbajtur ato.

Pyetjet që kjo sjellje do të na shkaktonte do ishin: “A janë me të vërtetë gjërat materiale më të rëndësishme se çdo gjë tjetër? A është suksesi material synimi më i lartë? Nëse gjërat janë ato që janë, për çfarë është jeta në fund të fundit? Pse jam këtu? Nëse jeta është vetëm për materializmin, përse duhet të pë-rpiqem të jetoj një jetë morale? Përse ka rëndësi si i trajtoj të tjerët apo se si jetoj, për sa kohë që kam atë që dua? Përse ka rëndësiçfarë unë besoj për origjinën e jetës?”

Në një gjyq të një gjykate për krimet, dënimi që vjen nga çdo juri kërkon prova tej hijes së çdo dyshimi. Teoritë e tashme të materializmit duken se janë të mjegulluara nga hije dhe dyshime. Ne nuk kishim nevojë të dilnim në përfundimin se duhet të dalim në një pikëpamje krejt të kundërt. Në fund të fundit, si C. S. Luis ka thënë, “Perëndia … e pëlqen materien.  Ai e bëri atë.” Përkundrazi merrni në konsi-deratë se si ajo që zgjedhim të besojmë ndikon në mënyrën se si jetojmë, pasi siç ka thënë dhe Luisi, “besime të ndryshme mbi universin çojnë në sjellje të ndryshme.” Çfarë ne besojmë duhet të jetë ose e vërtetë ose e rreme. Përpara se të vendosni përpozicionin që do të mbani, ju i detyroheni vetes të vazhdoni të kërkoni të vërtetën rreth jetës, vdekjes dhe universit.

 

Marre nga AllAboutGod.com Ministries

Perktheu: Eduard Lekgjika

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here