• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

Nga: Elvisi30 Dhjetor, 2023 0 komente |

Miqtë tanë te Dritëz.al sapo lancuan një kalendar fantastik leximi për të gjithë familjen për të lexuar Biblën brenda një viti!

Ky plan leximi, i lehtë për t’u përdorur, do t’ju drejtojë në katër pasazhe Shkrimi çdo ditë, duke ju dhënë kështu një hartë udhëzuese për leximin e të gjithë Biblës brenda një viti.

Në leximet e sugjeruara prej tij, M’Cheyne e ndan planin në dy pjesë: njërën për lexim personal dhe tjetrën që mund të përdoret për t’u lexuar bashkë si familje. Duke përdorur këtë plan ditor leximi deri në fund të vitit, ju do ta keni lexuar Dhiatën e Vjetër një herë, kurse Dhiatën e Re dhe Psalmet, dy herë!

Kopje fizike të kalendarit të leximit të Biblës mund t’i gjeni në librarinë e Qendrës Stefan dhe pranë Qendrës IGNIS nga data 8 Janar 2024.

Kalendari i leximit të Biblës

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Konferenca virtuale “Këndojmë për Mbretin”

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Pse të punojmë fort? – takimi i radhës nga Kingdom Business Forum

Takimi #4 – Ndihmë hyjnore gjatë krizës! 23 shkurt 

>