Një mbretëri e pasosur

Nga: Skerdi26 Prill, 2021 0 komente |

Në një varg të Biblës gjendet kjo profeci për Jezus Krishtin: “Dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur” (Ungjilli Sipas Lukës 1:33).

Mbi rruzullin tokësor kanë ekzistuar disa mbretëri të cilat kanë qenë të famshme për madhësinë e tyre.

• Faraonët dikur sundonin mbi mbretëri që shtriheshin gjerësisht në zonën e Egjiptit. Mbretëritë që ata pushtuan, zgjatën për disa qindra vjet.
• Solomoni bëri që argjendi të ishte “po aq me bollëk sa shkëmbinjtë në Jeruzalem…“ (2 Kronikave 9:27).
• Nebukadnetsari e ushtronte pushtetin e tij mbi disa kombe.
• Aleksandri i Madh pushtoi Babiloninë dhe të gjithë rajonin përreth saj. Ai qau me pikëllim kur ishte 33 vjeç për faktin se e dinte që nuk i kishte mbetur më asgjë për të pushtuar.
• Anglia, Spanja dhe Portugalia kanë shtënë në dorë mbretëri të mëdha.
• Në kohët e fundit, Rusia zotëronte një mbretëri të stërmadhe.

Librat e historisë janë të mbushura plot me tregime të pluhurosura mbretërish të mëdhenj dhe mbretërish të mëdha, por të gjitha këto mbretëri janë zhdukur tashmë.

Ndonjëherë fëmijët luajnë në plazh pranë detit. Ata bëjnë shtëpi të vogla prej rëre. Pas disa minutash, valët vijnë dhe i tresin shtëpitë. Në të njëjtën mënyrë, valët e kohës i shkrijnë mbretëritë e botës.

Por mbretëria e qiellit është ndryshe. Perëndia po ndërton një mbretëri duke përdorur njerëzit. Bibla na krahason neve me gurë të gjallë të cilët Zoti po i përdor për të ndërtuar një ngrehinë (1 e Pjetrit 2:5). Mbretëria e tij do të zgjasë përgjithmonë. Ajo nuk do të mbarojë kurrë.

Disa njerëz e kalojnë jetën për t’u bërë pjesë e një mbretërie të përkohshme, politike. Ata gëzojnë kur kanë favorin e një sundimtari tokësor, i cili do të vdesë pas disa vitesh. Këta njerëz janë si fëmijët në plazh. Mendojnë vetëm për të tashmen. Por, kur oqeanet të thahen, mbretëria e Perëndisë do të vazhdojë që të jetë sërish e re. Kur malet të jenë bërë të gjitha pluhur, mbretëria e tij do të jetë veçse duke filluar. Një ditë, diellit të tij të madh do t’i mbarojë energjia. Ai do të bëhet si një elektrik dore me bateri të vjetra. Po ashtu, retë dhe qiejt do të konsumohen si një rrobë (Heb. 1:11-12). Shkencëtarët na tregojnë se kjo gjë po ndodh në kohët që jetojmë. Ashtu si bërrylat në një këmishë, retë po bëhen gjithnjë e më të holla! Një ditë, Perëndia do t’i palosë ato si një rrobë. Por Krishti po ndërton një mbretëri të amshuar. Ajo nuk do të mbarojë kurrë. Le të gëzojmë për shkak se Ai na ka ftuar që të jemi një pjesë e saj.

Shënim: Ky është një fragment i marrë nga libri “Jeta dhe Mësimet e Krishtit” nga Dr. Quentin McGhee – botuar me leje nga Kolegji Teologjik Ungjillor

Skerdi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Doktrina e Mësimit të Begatisë

Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Halloween – Dita e Reformimit

Vlerësimi i shëndetit shpirtëror sipas pesë qëllimeve, nga 1 deri 5 nga Altin Kita

>