Tërmeti, Ti & Zoti.

Nga: Mirgen Dhima23 Shtator, 2019 0 komente |

Termeti ne durres dhe thumane

Ç’pikëpamje dhe reagim duhet të kemi ndaj tërmetit apo fatkeqësive natyrore?

Këndvështrimi biblik.1.

KËMBANË ALARMI.

Një kullë u rrëzua në Jeruzalem dhe 18 vetë vdiqën. Si e shpjeguan njerëzit? Ndoshta si edhe sot, një miks shpegimesh; viktimat ishin më mëkatarë se të tjerët, zemërimi i Zotit, kështu ishte shkruar, rastësia, natyra, etj.


Por Jezusi tha: “A mendoni ju që ata të tetëmbëdhjetë, mbi të cilët ra kulla në Siloe dhe i vrau, ishin më shumë fajtorë se gjithë banorët e Jeruzalemit? Unë po ju them: Jo! Por nëse ju nuk pendoheni, do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë.” (Luka 13:4,5).Jezusi e sjell fokusin nga ata tek ty. Më shumë se sa “Pse?”, “Si?” dhe “Kur?” ndodh vdekja, Jezusi do që të mendosh:
• Ti do të vdesësh një ditë. Kjo mund të ndodhë nga çasti në çast.


• A je penduar, që vdekja të të gjejë gati? Nëse jo, bëje menjëherë!Tërmeti ose fatkeqësia natyrore janë një këmbanë alarmi, që të pendohesh dhe t’i thërrasësh Zotit për shpëtim.
“Është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi” (Heb 9:27).
“Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos u bëni zemërgur” (Heb 4:7).


“‘Në ditë shpëtimi të ndihmova”. Ja, pra, [sot është] koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.” (2 Kor 6:2).Si ta bësh këtë?


“Po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh … ‘Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet'”. (Rom 10:9-13).Do që të besosh? Thirri Zotit tani:

“Perëndi,
pendohem nga mëkatet e mia. Unë besoj që Jezusi vdiq për mëkatet e mia dhe u ngjall nga vdekja. Jezus, bëhu Zoti im! Më fal, më shpëto dhe më jep jetë të përjetshme! Tani të përkas ty dhe do të jetoj për ty! Perëndi, ti je Ati im dhe unë jam fëmija yt.
Faleminderit.”

Ky është vendimi më i rëndësishëm i jetës tënde. Nëse e bëre me gjithë zemër, sot u transferove nga pushteti i errësirës në Mbretërinë e Birit të Tij të dashur (Kol 1:13). Je bërë pjesë e familjes së Perëndisë. Ai do të jetë me ty çdo moment të kësaj jete dhe ti do të jesh me Të gjithë përjetësinë.

2.
SHKAQET E TËRMETEVE sipas Biblës?
Tërmetet mund të kategorizohen në tre lloje:

A.
Bota është nën mallkim për shkak të mëkatit;
Ky është shkaku kryesor i tërmeteve dhe fatkeqësive natyrore.
– Pas mëkatit të parë, Zoti “i tha Adamit: “… toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd.” (Zan 3:17).
– “Krijesa iu nënshtrua kotësisë … për shkak të atij që e nënshtroi … deri tani mbarë bota e krijuar rënkon dhe është në mundim.” (Rom 8:20-22).
(Mateu 24:7; Mark 13:8; Luka 13:4,5; Mark 4:35-41).B.
Pjesë e zemërimit dhe gjykimit të Zotit;

• Ky lloj tërmeti është i targetuar dhe nuk është kurrë anonim; Perëndia e deklaron kur, ku, ndaj kujt dhe pse. Ai ka natyrë ndëshkuese për mëkatin dhe paudhësinë. (Num 16:31-32; Is 29:2, 6; Ezek 38:19-20; Jozueu 6:5,20; Zbul 6:12; Zbul 8:5; Zbul 16:18; Zbul 11:13)
(Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ia faturojnë autorësinë e çdo fatkeqësie natyrore Zotit, nëse Ai nuk e ka deklaruar këtë gjë. Kur Zoti sjell gjykim, e bën të ditur.)• Shembull; Jeriko:
– Rënia e mureve të Jerikos (Jozueu 6:5,20).
– Arsyeja ishte mëkati: “… me gjithë këto gjëra [ndër të tjera, padrejtësia, incesti, marrëdhënia seksuale me kafshët, homoseksualiteti dhe flijimi i fëmijëve ndaj idhujve] janë ndotur kombet që po bëhem gati t`i përzë përpara jush. Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.” (Lev 18:24,25) (Zan 15:16, LiP 7:3–5, 12:2-3).
– Ata kishin kohë mjaftueshëm për t’u penduar, por nuk e bënë. Që në kohën e Abrahamit (Zan 15:16).
– Për dikë që u pendua, pati shpëtim në mes të gjykimit. Rahabi dhe familja e saj shpëtuan (Jozueu 6:17, 22, 23, 25; Heb 11:31).• Nuk shohim dëshmi biblike për tërmet, si ndëshkim direkt i Perëndisë, gjatë epokës në të cilën ne jemi; në epokën e kishës (Veprat 2 – Zbulesa 3). Ka patur përpara kësaj periudhe dhe do të ketë pas kësaj. • Shembuj ndëshkimesh, por jo me anë të tërmetit:
– Përmbytja; Zan 6, 7, 8.
– Shkatërrimi i Sodomës dhe Gomorrës; Zan 18:32 –19:29.• Në epokën e kishës, ka gjykime, por jo me anë të tërmetit: Vep 12:23; 13:11; 5:1-11; Zbul 2:21-23.C.
Efekt i manifestimit të pranisë së Zotit dhe çlirimit të Tij;
Këto lloj tërmetesh janë raste të shfaqjes së madhështisë së Perëndisë ose shenjë shoqëruese e veprës të tij çliruese. Shfaqja e lavdisë nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.

– Shembull i tërmetit për shkak të shfaqjes së madhështisë së Perëndisë:
“Atëherë u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe u duk arka e besëlidhjes së tij, dhe ndodhnin vetëtima, dhe zëra, dhe bubullima, dhe tërmet, dhe një rebesh i fortë breshëri.” (Zbul 11:19).

– Shembull i tërmetit për shkak të çlirimit të Zotit:
“Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin. Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.” (Veprat 16:25,26).

(Eks 19:18, Gjyq 5:5; 2 Sam 22:8; Ps 18:7; Nah 1:5; Mt 28:2; Mt 27:54; Vep 4:31)Përfundim: Në cilën kategori hyjnë tërmetet që përjetojmë zakonisht? Në kategorinë “A”; bota është nën mallkim për shkak të mëkatit dhe tërmetet janë pjesë e dukurive natyrore për shkak të këtij mallkimi. Këto tërmete nuk janë të iniciuara nga Perëndia.
3.
PESË GËNJESHTRA QË BESOJNË BESIMTARËT në lidhje me tërmetin (dhe fatkeqësitë natyrore):• Gënjeshtra nr. 1: Zoti është autori i të keqes; Ai e shkakton tërmetin.
Nëse fatkeqësitë natyrore do të shkaktoheshin nga Perëndia, atëherë Jezusi do ta kishte pranuar me falenderim stuhinë. Por jo.
“… shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë … [Jezusi] e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe …” (Marku 4:35-41).
A mund të qortojë Jezusi një vepër të Atit? Jo. Ajo nuk ishte bekim, por pengesë në misionin e Tij. Është e qartë që stuhia nuk e kishte origjinën nga Perëndia.
(Ai do që të marrim si shembull një shtëpi të ndërtuar mirë që qëndron kundër fatkeqësive natyrore, dhe jo që shkatërrohet prej tyre. (Mt 7:24-27))• Gënjeshtra nr. 2: Tërmeti është vullneti i Zotit, sepse asgjë nuk ndodh pa lejen e Tij.
Gabim! Lejimi dhe miratimi nuk janë e njëjta gjë. Zoti lejoi Evën të hante frutin, por nuk e miratoi. Lejoi djallin të rebelohej, Kainin të vriste, Davidin të kryente tradhti, Pjetrin ta mohonte, etj, por nuk i miratoi këto.
Jezusi tha: “Lutuni kështu: “Ati ynë … u bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.” (Mateu 6:9,10). Këtu shohim që:
– Vullneti i Atit bëhet në qiell.
– Vullneti i Atit nuk bëhet në tokë.
– Ai dëshiron që të bëhet dhe në tokë.
– Kur ne lutemi, atëherë Ai përgjigjet dhe e bën.• Gënjeshtra nr. 3: Zoti është në kontroll në mes të tërmetit.
Nëse beson që “Zoti është në kontroll”, atëherë mos bëj asnjë përpjekje për shpëtim, por rri pasiv dhe pranoje “kontrollin” e Tij. Sipas Biblës:
– Toka ishte në kontrollin e Zotit kur e krijoi.
– Por toka iu dha Adamit (njeriut) në administrim dhe në kontroll (Zan 1:26-28; Psalmi 115:16; Psalmi 8:6).
– Pas mëkatit, Zoti i tha Adamit: “Toka do të jetë e mallkuar për shkakun tënd” (Zan 3:17; Rom 8:20-22).
Toka nuk mund të jetë njëkohësisht nën mallkim dhe Zoti të ketë kontroll të plotë mbi të. Pse një ditë Perëndia do të kriojë një qiell të ri dhe një tokë të re (Zbulesa 21:1)? Sepse Ai nuk është në kontroll në këtë tokë ekzistuese. Qartësohu!• Gënjeshtra nr. 4: Zoti e dërgon fatkeqësinë natyrore që të na japë një mësim dhe të na disiplinojë.
Kjo është një gënjeshtër e pranuar masivisht, por e pambështetur në Shkrimin e Shenjtë. Nëse një baba njerëzor sillet kështu me fëmijët e Tij, dënohet nga ligji. Zoti është i mirë, jo i keq. Kaq thjesht!

Perëndia përdor Fjalën e Shkruar (2 Tim 3:16,17), Frymën e Shenjtë (Gj 14:26), shërbyesit e Tij (Ef 4:11-15) dhe vëllezërit në besim (Heb 3:13; Mt 18:15-17) për të na mësuar dhe korrigjuar. Jo tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore.

Si mendoni: A do të shkundë Perëndia 5 qytete me tërmet, ku 700 njerëz vdesin, 4000 plagosen dhe ekonomia rrënohet, vetëm që t’i japë Benit një leksion? A e di çfarë ka nevojë të shkundet nga tërmeti? Teologjia e Benit. Dhurojua njerëzve Biblën tënde, o Ben! Por mos e hap gojën të pretendosh t’ua shpjegosh! Sepse do të keqprezantoje “… Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.” (Psalmi 136:1) (Jakobi 1:16,17).• Gënjeshtra nr. 5: Në mes të tërmetit, Zoti është “me ne”. Shprehja “me ne” përdoret për suport emocional, por jo për mbrojtje dhe ndihmë reale.
Pak më poshtë (Pika “4. G”) do të shohim që “Perëndia është për ne … një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi.” (Ps 46:1).
4.
Kushdo që ka besuar te Jezusi me gjithë zemër, është i shpëtuar dhe fëmijë i Perëndisë.
Ç’QËNDRIM DUHET TË KENË FËMIJËT E TIJ GJATË NJË TËRMETI?A.
Perspektiva e përgjithshme:
Ne do të jetojmë përjetë me Perëndinë. Shpresa jonë nuk është vetëm te jeta e tashme, por kryesisht te jeta e përjetshme.
– “Ky është premtimi që ai na bëri: jeta e përjetshme.” (1 Gj 2:25).
– Bibla, kur flet për “premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë” thotë që çdo përfitim i kësaj jete “është i dobishëm për pak gjë” (1 Tim 4:8).
– Dhe “vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne” (Rom 8:18).
– Apostulli Pal tha: “Për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim … kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë” (Fil 1:21-23).

B.
Nxitje për të jetuar denjësisht për Zotin
Tërmeti dhe fatkeqësitë na kujtojnë që shtegtimi ynë mbi tokë është i përkohshëm dhe për të nderuar Zotin me ecjen tonë.
“Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” (Psalmi 90:12).
“Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit.” (Ef 5:15-17).
(1 Pj 4:7; Jak 5:8; Ps 39:4; LiP 32:29; Pred 9:10; Luk 12:35-40; Gj 9:4)

C.
Në rast dëmtimesh, Perëndia ka në zemër restaurimin.
Zoti është i mirë dhe na gjendet pranë kur vuajmë. Ai na ndihmon të rimëkëmbemi, sjell kompensim dhe restaurim.
“Zoti e ktheu në gjendjen e mëparshme; kështu Zoti i dha Jobit dyfishin e tërë atyre që kishte zotëruar.” (Jobi 42:10).
“Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.” (Is 61:7).
(Joeli 2:25-27; Amosi 9:14; Eks 3:7,8; Zak 9:12; Ps 71:20-21; LiP 30:3-13)

D.
Të ndihmojmë nevojtarët dhe të dëmtuarit nga tërmeti dhe fatkeqësitë natyrore.
“Në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm, dhe dikush nga ju u thothë atyre: “Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni”, dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç`dobi ka?” (Jak 2:14-17).
“Mos harroni bamirësinë dhe t`u jepni ndihmë të tjerëve, sepse Perëndisë i pëlqejnë flijime të tilla.” (Heb 13:16).
(FeU 22:9; 3:27; 19:17; Rom 12:13; Mt 5:42; 25:35-40, 44-45; LiP 15:11; Luka 3:10-11; 10:25-37; 12:33-34; Ef 4:28)

E.
Të jemi gati të ndajmë Lajmin e Mirë me këdo.
“Perëndia … na dha shërbimin e pajtimit … Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!” (2 Kor 5:18-20).
“Jini gjithnjë gati për t`u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje” (1 Pj 3:15).
(2 Tim 4:5; Mark 16:15; 1 Kor 1:17; Rom 1:16; Mat 9:37-38; 10:7-14)
F.
Pa frikë, pa shqetësim, në paqe, merr zemër!
Jezusi tha që në kohët e fundit, kur të dëgjojmë “për luftëra dhe për ushtime luftërash … tërmete në vende të ndryshme, zi buke dhe turbullira” duhet të zbatojmë një urdhër:
– “Mos u shqetësoni” (Marku 13:7,8).
– Dhe: “Ruhuni të mos shqetësoheni” (Mt 24:7,8).
“Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!” (Gj 16:33).
“Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.” (Is 26:3).
“Zoti do të bekojë popullin e tij me paqe” (Ps 29:11).
“Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.” (Is 54:10).
(Ps 23:4; 55:22; 34:4; Is 41:10, 13-14; 35:4-14; Mark 4:39-40; Gj 14:27; 2 Tim 1:7; 1 Pj 5:6-7)G.
A na mbron Zoti në mes të fatkeqësive natyrore? Po.
(A) Mbrojtja është vullneti i përsosur i Zotit për fëmijët e Perëndisë, ata që e kanë bërë Jezusin Zot.
(B) Si çdo premtim tjetër, mbrojtja nuk ndodh automatikisht, por duhet pranuar me besim.
(1) Perëndia ka një rol; Mbrojtjen.
(2) Njeriu ka një rol; (a) Njohjen e vullnetit të Zotit specifik për mbrojtjen e Tij. (b) Besimin dhe pranimin. (c) Drejtimi nga Fryma e Shenjtë. Ja disa vargje nga Bibla për mbrojtjen, ku fëmija i Perëndisë, mund të sqarohet për vullnetin e Zotit për mbrojtjen dhe ku të mbështetë besimin dhe lutjen:”Perëndia është për ne një STREHË dhe një forcë, një NDIHMË GJITHNJË E GATSHME NË FATKEQËSI. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit.” (Ps 46:1, 2). “Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por ZOTI E ÇLIRON NGA TË GJITHA … Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe ASNJË NGA ATA QË GJEJNË STREHË TEK AI NUK DO TË SHKATËRROHET.” (Ps 34:19, 22).”Unë I THEM ZOTIT: “TI JE STREHA IME dhe KËSHTJELLA IME, Perëndia im, të cilit i besoj”. ME SIGURI AI DO TË TË ÇLIROJË … Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe DO TË GJESH STREHË nën krahët e tij; BESNIKËRIA E TIJ DO TË TË SHËRBEJË SI MBUROJË DHE SI PARZMORE. Ti nuk do të kesh frikë nga tmerri i natës … Një mijë do të bien në krahun tënd dhe dhjetë mijë në të djathtën tënde, por ATY NUK DO TË TË AFROHET … Duke qenë se KE THËNË: “O ZOT, TI JE STREHA IME, dhe E KE BËRË SHUMË TË LARTIN STREHËN TËNDE, NUK DO TË TË GJEJË ASNJË E KEQE, ASNJË PLAGË NUK DO T’I AFROHET ÇADRËS SATE. Sepse ai do të urdhëroi Engjëjt e tij TË TË RUAJNË NË TË GJITHA RRUGËT E TUA. ATA DO TË TË MBAJNË në duart e tyre, me qëllim që këmba jote të mos pengohet nga ndonjë gur … Duke qenë se ai ka vënë mbi mua dashurinë e tij, UNË DO TA ÇLIROJ dhe DO TA ÇOJ LART NË NJË VEND TË SIGURT, sepse ai njeh emrin tim. Ai do të më kërkojë dhe unë do t`i përgjigjem; DO TË JEM ME TË NË FATKEQËSI; DO TA ÇLIROJ dhe do ta përlëvdoj. DO TA NGOP ME JETË TË GJATË DHE DO T’I TREGOJ SHPËTIMIN TIM.” (Psalmi 91). “Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? NDIHMA MË VJEN NGA ZOTI … AI NUK DO TË LEJOJË QË TË TË MERREN KËMBËT, AI QË TË MBRON NUK DO TË DREMITË. Ja, AI QË MBRON Izraelin [popullin e Tij] NUK DREMIT DHE NUK FLE. ZOTI ËSHTË AI QË TË MBRON, ZOTI ËSHTË HIJA JOTE, AI NDODHET NË TË DJATHTËN TËNDE … ZOTI DO TË TË RUAJË NGA ÇDO E KEQE; AI DO TË RUAJË JETËN TËNDE … ZOTI DO TË RUAJË DALJET DHE HYRJET E TUA TANI DHE PËRJETË.” (Psalmi 121).”Ki mëshirë për mua, o Perëndi … sepse SHPIRTI IM GJEN STREHË TE TI; GJEJ STREHË NË HIJEN E KRAHËVE TË TU DERI SA TË KALOJNË FATKEQËSITË” (Psalmi 57:1).

“Zoti është i mirë, është një FORTESË NË DITËN E FATKEQËSISË; ai i njeh ata që kërkojnë STREHË tek ai.” (Nahumi 1:7).“ZOTI TË DHËNTË PËRGJIGJE DITËN E FATKEQËSISË … TË MBROFTË me siguri lart. TË DËRGOFTË NDIHMË … të dhëntë përkrahje … Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua. Tani E DI QË ZOTI E SHPËTON TË VAJOSURINE E TIJ; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.” (Psalmi 20).Kur muret e Jerikos u rrëzuan, Zoti doli garant që një shtëpi nuk do të rrëzohej. Ajo e Rahabit. Perëndia di të kujdeset në mënyrë të veçantë për dikë, në mes të të gjithë të tjerëve. (Joz 6:17-25).”SHTËPIA E TË DREJTËVE DO TË MBETET MË KËMBË.” (Fjalët e urta 12:7)”… shpërtheu një furtunë e madhe dhe valët përplaseshin mbi barkë … [Jezusi] e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!“. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe …” (Marku 4:35-41).
SI TË REAGOSH NË MES TË NJË TËRMETI?1. Dije me siguri që mbrojtja është vullneti i Tij për ty.
(Psalmi 46:1,2; Ps 34:19,22; Psalmi 91; Psalmi 121; Psalmi 57:1; Fjalët e urta 12:7; Psalmi 20).2. Bëje Zotin jo vetëm shpëtimtarin e shpirtit tënd (Rom 10:9,10), por edhe mbrojtësin tënd personal. (Psalmi 91; Psalmi 121).
(a) Ky është gabimi i shumë besimtarëve; e besojnë vetëm si falësin e mëkateve.
(b) Besojnë që Zoti (në përgjithësi) ka fuqi të mbrojë, por NUK BESOJNË MBROJTJEN E TIJ PERSONALISHT PËR TA dhe NUK BESOJNË SPECIFIKISHT PËR RASTIN E TYRE.
(c) Bëje Zotin Mbrojtësin tënd. Psalmisti këtë bëri: “Unë I THEM ZOTIT: “TI JE STREHA IME dhe kështjella ime, Perëndia im, të cilit i besoj”. Me siguri AI DO TË TË ÇLIROJË … Duke qenë se KE THËNË: “O ZOT, TI JE STREHA IME, dhe e ke bërë Shumë të Lartin strehën tënde, NUK DO TË TË GJEJË ASNJë E KEQE, asnjë plagë nuk do t`i afrohet çadrës sate.” (Ps 91).
Ky është besim aktiv. Besim specifik. E njeh dhe bën Zotin strehën dhe mbrojtësin tënd. Bëje Zotin strehën dhe mbrojtësin tënd!

3. Mos ki frikë dhe mos u shqetëso (Fil 4:6; 2 Tim 1:7). Ti e di kujt i beson.

4-A. Lutju Atit (Gjoni 16:23,24) që Ai të të mbrojë.
4-B. Ose urdhëro situatën (Marku 11:22,23; Gj 14:12-14) siç Jezusi urdhëroi stuhinë që të pushonte.

5. Hyr në prehje të sigurt për përgjigjen (Fil 4:7; 1 Gj 5:14,15).

6. Udhëhiqu nga Fryma e Shenjtë (Rom 8:14). Nëse Ai të thotë të bësh diçka, bëje. Ka siguri në udhëheqjen e Tij.”Kjo është SIGURIA që kemi përpara tij: nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na e plotëson: Dhe nëse dimë se ai na i plotëson TË GJITHA ato që i kërkojmë, ne dimë se i KEMI ato që i kërkuam atij.” (1 Gj 5:14,15)Po sikur rreziku të vijë kur nuk je i vetëdijshëm apo në gjumë?
“Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.” (Psalmi 3:5).
“Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri.” (Psalmi 4:8).
“Kur do të biesh për të fjetur, nuk do të kesh frikë; po, do të biesh dhe gjumi yt do të jetë i ëmbël.” (Fjalët e Urta 3:24).
“Ai u jep pushim [prehje] atyre që do.” (Psalmi 127:2).
“Unë do të bëj që të mbretërojë paqja në vend; do të bini në shtrat dhe askush nuk ka për t’ju trembur …” ‭‭(Levitiku‬ ‭26:6).
A s’ishte Jezusi në gjumë kur filloi stuhia? Vendose besimin tek Zoti. Ai nuk të zhgënjen. Ai është më i madh se ti dhe se çdo situatë.Bazoje besimin tek Shkrimet dhe ji i ndjeshëm për udhëheqjen e Frymës (Rom 8:14).
Ai vigjëlon mbi Fjalën e Tij që të ketë efekt dhe e ka gati përgjigjen për lutjen tënde! Ka mbrojtje të sigurt për ty.***


© Mirgen Dhima. 2019.

Mirgen Dhima

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Bashkohuni në Konferencën e Sipërmarrësve të Drejtuar nga Besimi – 20 shtator 2024

Konferenca virtuale “Këndojmë për Mbretin”

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>