Shkrime - albkristian.com

Shtatë Fjalë të Mrekullueshme (Pjesa e Dytë)

albKristian.com · · 2 min lexim · Shkrime më interes

“Perëndia im, Perëndia im, pse më ke harruar?” — Mateu 27:46

Përkundrejt qiellit të errët të Lindjes së Mesme qëndronte një kryq: një kolonë vertikale që simbolizon marrëdhënien e Jezusit me të Atin në qiell dhe një horizontale që na përfaqëson ne. Nga ai kryq erdhën ato që ne i quajmë sot: “Shtatë Fjalët e Fundit të Jezus Krishtit.”

Fjala e katërt: “Pse më ke harruar?”

Fjalët-porosi të fundit nga kryqi: “Pse më ke harruar?” të thëna në mes të një errësire të tmerrshme. Fjalë të cilat nuk do të arrijmë t’i kuptojmë kurrë. Janë fjalë vetmie.

Ndërsa tri të parat u folën për të tjerët, kjo e katërta shfaq hapur ndjenjat e Tij intime duke filluar me: “Perëndia Im!” Ai humbi sensin e Tij për Perëndinë, por jo besimin e Tij.

Kur errësira kalon, Jezusi flet edhe tri fjali të tjera.

Fjala e pestë: “Kam etje”

Fjalë njerëzore. Besimtarët nuk duhet të harrojnë kurrë se Ai ishte njëqind për qind njeri dhe njëqind për qind hyjni.

Fjala e gjashtë: “U krye!”

Është fjalë fitoreje. Vepra e shpengimit ishte kryer. Jo vetëm që jeta e Tij kishte mbaruar përkohësisht, por plani i Perëndisë ishte përmbushur.

Fjala e shtatë: “Atë, në duart e Tua…”

Ishin fjalë besimi. Atë, është fjala e çmuar për Perëndinë, fjala e sigurisë, shpresës dhe fitores supreme.

Për të krishterët e rilindur, që lexojnë këto shtatë fjalë të Krishtit, ky është një mesazh shprese dhe lavdie për dje, sot dhe në përjetësi. Dhe ne do të jemi së bashku me Të në qiell.

Nga A.E. Gregory

albKristian.com

Themeluesi dhe administratori i albKristian.com qe nga viti 1999. Me mbi 25 vjet pervoje ne teknologji dhe median dixhitale, ai ka ndertuar dhe miremajtur faqen per komunitetin e krishtere shqiptar.

Ndaje:

A të pëlqeu ky artikull?

Abonohu për të marrë artikuj të rinj direkt në emailin tënd.

Subscription Form

>
Kthehu në Krye

Subtotal