Shkrime - albkristian.com

Shtatë Fjalë të Mrekullueshme (Pjesa e Parë)

albKristian.com · · 2 min lexim · Shkrime më interes

“O Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë” — Luka 23:34

Fjalët e fundit janë fjalë të çmuara; nga fakti se si mbahemi fort pas tyre, nga llokoçitja e butë që shkaktojnë në kujtesën tonë dhe si ngelen aty me kalimin e viteve. Mbi fjalët të fundit njerëzit ndërtojnë poema apo himne prekëse për ata që largohen. Ato do të spikasin mes vëllimeve të rënda të palexuara nëpër raftet e bibliotekave plot pluhur.

Fjalët e fundit të Jezusit, të pakrahasueshme për nga pathosi, falja dhe besimi, krijojnë një buqetë, që kurrë nuk do të vyshket.

Ka tri fjalë (porosi) të folura përpara errësirës, një gjatë saj dhe tre pas errësirës.

Porosia e parë: Ndërmjetësimi

“O Atë, fali ata sepse nuk dinë se çfarë bëjnë” (Luka 23:34).

Ai fali mercenarët që ngulën gozhdët dhe ngritën kryqin.

Porosia e dytë: Shpresë përtej vdekjes

E cila iu drejtua njërit prej keqbërësve të kryqëzuar:

“Në të vërtetë po të them, sot do të jesh me Mua në parajsë.”

Porosia e tretë: Përkujdesje plot dashuri

“O grua, ja biri yt.”

Një nga veprat më të prekshme në histori. Jezusi nuk harroi nënën e Tij. Ai ishte Bir e në të njëjtën kohë Shpëtimtar. Ai mbeti Bir deri në fund.

Këto fjalë-porosi të para, u folën për të tjerët. Ai solli shpresë duke u kujdesur për të tjerët, para se të mendonte për veten e Tij.

Nga A.E. Gregory

albKristian.com

Themeluesi dhe administratori i albKristian.com qe nga viti 1999. Me mbi 25 vjet pervoje ne teknologji dhe median dixhitale, ai ka ndertuar dhe miremajtur faqen per komunitetin e krishtere shqiptar.

Ndaje:

A të pëlqeu ky artikull?

Abonohu për të marrë artikuj të rinj direkt në emailin tënd.

Subscription Form

>
Kthehu në Krye

Subtotal