Sa na ndihmon teknologjia për ta lexuar më shumë Biblën?
Falë zhvillimeve në teknologji dhe internet sot mund ta lexosh Biblën ku dhe si të duash. P.sh. mund ta lexosh në internet në një numër faqesh gjithnjë në rritje, apo ta instalosh në kompjuter ku mund edhe të kërkosh për fjalë apo pasazhe specifike, apo ta vendosësh si program brenda celularit dhe ta kesh gjithnjë me vete, dhe sigurisht ta dëgjosh në versionin audio. Këto opsione janë të gjitha shumë të mira dhe të vlefshëm, por në fakt, përgjigja e thjeshtë është se kjo nuk mjafton pasi në thelb mbetet çështja e vullnetit dhe e dëshirës tonë individuale për ta lexuar dhe për të kaluar kohë me Fjalën e Perëndisë.
Unë personalisht kam kohë që nuk përdor një Bibël fizike, pra si libër, pasi Biblën që përdor e kam në disa formate elektronike ku e lexoj në internet apo në celular, por duhet të pranoj që kjo nuk e ka bërë më të fortë marrëdhënien time me të. Pra teknologjia nuk është se ka ndikuar aq shumë për ta përmirësuar kohën time me “Fjalën”, përkundrazi në ca aspekte më ka bërë më përtac.
Do isha shumë i interesuar të dëgjoja edhe opinionet apo eksperiencat tuaja në lidhje me teknologjinë dhe leximin e Biblës.