Moisiu ne Mal u2014 Poezi nga Fan S. Noli
“Moisiu ne Mal” eshte nje nga poezite me te njohura te Fan S. Nolit (1882-1965), peshkopit, politikanit, diplomatit dhe poetit te shquar shqiptar. Kjo poezi pasqyron takimin e Moisiut me Perendine ne Malin Sinai, ku krye-profeti kerkon Token e Premtuar per popullin e tij.
Poezi me nje force te jashtezakonshme letrare, “Moisiu ne Mal” nderthur temen biblike me mesazhin e lirise u2014 nje tipar i dukshem ne vepren e Fan Nolit, i cili shpesh perdorte figurat biblike per te folur per ceshtjen kombetare shqiptare.
Teksti i plote i poezise
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti, trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:
“Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s’e shkelni
Skllevër, bij-skllevësh, s’e meritoni
Se liri s’doni!”
Krye-Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m’arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
“Nëm Dhen’ e Lirë! Zot ku ma ke?”
“Shiko, i tha, dhe ja ku e pe.”
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum’ i Jordanit, Jerusalemi,
Mal’ i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja,
Sheh gasn’ e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
O Moisi.
Këtej ka dimrin, andej pranverën,
Kërkon parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
Analiza e poezise
Fan Noli e shkroi kete poezi duke u frymezuar nga historia biblike e Moisiut (Ligji i Perterire 34:1-4), ku Zoti i tregon Moisiut Token e Premtuar nga larg, por nuk e lejon ta shkele ate. Arsyeja? “Skllever, bij-skllevesh, s’e meritoni / Se liri s’doni!”
Ky mesazh ka nje kuptim te dyfishtë:
- Kuptimi biblik: Moisiu, pavaresisht beses se tij te madhe, nuk arriti te hynte ne Token e Premtuar per shkak te mosbindjes (Numrat 20:12).
- Kuptimi kombetar: Fan Noli e perdor figuren e Moisiut si alegori per udheheqesin shqiptar qe lufton per lirine e popullit te tij, por ndesh ne apati dhe servilitët.
Poezite e Fan Nolit vazhdojne te jene nder me te studiuarat ne letersine shqipe dhe “Moisiu ne Mal” mbetet nje nga krijimet me te fuqishme te tij.






