• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • VUSH – 500 Vjet Reformacioni Protestant

VUSH – 500 Vjet Reformacioni Protestant

Nga: Elvisi31 Tetor, 2017 0 komente |

500 vjet Reformacion

Më 31 tetor 2017 Luteri shkoi me guxim drejt kishës dhe në prezencë të shumë njerëzve që ishin mbledhur, vendosi në derën e kishës së Witenberg-ut një letër që përmbante 95 fjali të shkurtra, kundër doktrinës së indulgjencave, të quajtura Teza. Në thelb, Luteri kishte rizbuluar hirin falas të Perëndisë të errësuar gjatë shekujve nga mospëlqimi i natyrshëm i njeriut ndaj hirit. Ai e përtëriu theksimin mbi hirin e ungjillit, të mishëruar nga Jezusi. Ky theksim i ripërtërirë solli Protestantizimin dhe që atëherë, bota nuk ka qenë kurrë e njëjta.

Programi i VUSH

Përmbledhja e tezave të Luterit:

Sola Fida (Vetëm besimi)
Shpëtimi vjen vetëm nga besimi në Zotin,dhe njeriu nuk është i detyruar të bëjë vepra të mira për t’u shpëtuar.

Sola gratia (Vetëm Hiri)
Shpëtimi dhe jeta si besimtarë, vjen vetëm nga hiri i Perëndisë, dhe njeriu nuk mund ta fitojë e as ta meritojë.

Sola Christus (Vetëm Krishti)
Shpëtimi vjen vetëm nga Jezus Krishti, dhe nuk nevojitet asnjë ndërmjetës tjetër.

Sola Scriptura (Vetëm Shkrimi i Shenjtë)
Fjala e Zotit është fjala e fundit në jetën tonë si besimtarë. Po të mos i përputhesh Fjalës së Shenjtë asnjë këshillë tjetër nuk është e drejtë.

Sola Deo Gloria (Lavdia vetëm Zotit)
Lavdia nuk na takon neve. Synimi i jetës sonë nuk është ai që duhet të jemi të suksesshëm, të pasur, të zotët, ose që do t’i plotësojmë nevojat tona. Zoti na ka krijuar dhe na ka shpëtuar me anë të forcës dhe dashurisë së Tij. Ai ka kryer gjithçka në jetët tona, dhe gjithashtu meriton lavdi nga tërë popujt e botës.

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Bashkohuni në Konferencën e Sipërmarrësve të Drejtuar nga Besimi – 20 shtator 2024

Konferenca virtuale “Këndojmë për Mbretin”

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

>