Ka fuqi në inkurajim. A po e përdor ti atë?
Kjo e vërtetë u zgjua tek unë rreth orës 10:30 të mëngjesit. Në atë kohë unë isha pothuajse një orë larg gjysmës së maratonës, dhe gishtat e këmbës sime filluan të rebelohen. Pak nga pak, njëri pas tjetrit, ndërsa tre prej tyre, në secilën këmbë, “ngritën zërin të ankoheshin” për atë që po u kërkoja të bënin. Gishtat e këmbës janë tekanjozë.
Kështu në kilometrin e tetë unë u gjenda teksa vrapoja i vetëm. Dhe më pas u futa në Hide Park (park në Londër). Ndjenja e të qenit i rrethuar nga një turmë e madhe njerëzish që bëjnë tifo për ty, ndërsa po merrja kthesën, është vërtet e mrekullueshme. Isha i sigurt që asnjë prej tyre nuk më njihte, megjithatë e binda veten që ata ishin aty për të bërë tifozllëk për mua (t’i bësh qejfin vetes është mjaft e rëndësishme, aq më tepër kur vrapon aq larg dhe për një kohë të gjatë).
Në kilometrin e dhjetë, gishtat e mi jo vetëm që po rebeloheshin, por filluan të më dilnin jashtë kontrollit. Çfarë të bëja? Hodha vështrimin nga turma. Kërkoja për burrin që kurrë s’do ta shihja më, i cili kapi vështrimin tim, përplasi duart dhe tha: “Ti mund t’ia dalësh, ti mund ta arrish!!” Kërkova për gruan me çantën e madhe ngjyrë të verdhë që vezullonte, tek na vështronte me admirim. Kërkova për djalin e vogël teksa zgjatej të shihte atin e tij të vraponte dhe i buzëqesha syve të tij aq krenarë e të pafajshëm. Kërkova, gjeta dhe më në fund e arrita finishin.
Hebrenjve 12 thotë që ne jemi të rrethuar nga një turmë dëshmitarësh që bëjnë tifo për ne. Ndoshta sot ke nevojë të vështrosh lart dhe ti dëgjosh ata teksa thërrasin emrin tënd – duke të fuqizuar ty të mos dorëzohesh, por të këmbëngulësh.
Dhe ndërsa këmbëngul, a mund të të kërkoj t’i mbash sytë hapur për atë që po vrapon krah teje dhe ndoshta po përpiqet. Buzëqeshja dhe fjala jote e inkurajimit është ndoshta çfarë ata kanë nevojë për të përballuar dhimbjen e atyre “gishtave të këmbës që ankohen” – duke i shtyrë përpara vijës së finishit.
Kjo ia vlen të festohet…