Fillimet (Origjina) e Islamit

0
1751

Islami - KaabaNdër Fetë Kryesore më të Reja Botërore
Origjina e Islamit fillon me Muhamedin rreth vitit 622 pas.K. Kjo fe relativisht e re pretendon se është restaurimi i vërtetë i monoteizmit i filluar nga Abrahami, dhe që si e tillë, që ajo e tejkalon Judaizmin dhe Krishterimin, për të cilat thuhet se ishin të korruptuara dhe të paplota.

Islami bazohet në një nënshtrim të plotë ndaj Perëndisë së “vërtetë”, Allahut. Muslimanët janë të thirrur që të mbajnë “pesë shtyllat” (disiplinat) e Islamit në mënyrë që të fitojnë shpëtimin e përjetshëm.

Pak Sfond
Fillimi i Islamit i akreditohet Muhamedit, i cili jetoi mes viteve 570 dhe 632 pas.K. Ai besohet nga muslimanët që të jetë profeti i fundit dhe më i madh i Perëndisë (“vula e profetëve”). Kur’ani u diktua nëpërmjet tij. Muhamedi u lind në Mekë, por më vonë u detyrua të largohej nga aty rreth vitit 622 pas.K. Nga Meka, Muhamedi ishte instrumenal në themelimin e Islamit si feja zyrtare e Arabisë.

Për muslimanin, Kur’ani është libri i shenjtë i Islamit dhe fjala e vërtetë e Perëndisë. Muhamedi pretendonte që Kur’ani përmban fjalët paraekzistuese dhe të përkryera të Allahut, të diktuara në Arabisht nga ëngjëlli Gabriel. Islami mëson që Kur’ani përmban zbulesën dhe vullnetin e plotë dhe të pandryshuar të Allahut. Kur’ani është pak më i shkurtër se Dhjata e Re në Bibël, dhe është i ndarë në 114 Sura (Kapituj). Çdo Surë përfaqëson një vizion episodik të marrë nga Muhamedi, të cilat (vizionet) shumë historianë muslimanë i kanë përshkruar si kapje apo përpëlitje epileptike që vazhduan përgjatë shumë viteve. Ndërsa Islami respekton disa pjesë të Dhjatës së Vjetër (pesë librat e parë të Dhjatës së Vjetër), Psalmet, dhe katër Ungjijtë ose të gjithë Dhjatën e Re, Kur’ani vetë mbahet si i vetmi vetmi autoritet për fenë Islame. Islami mëson që Kur’ani mund të kuptohet plotësisht vetëm në Arabisht, dhe prandaj, është bërë një detyrim fetar që ta lexosh dhe ta flasësh në gjuhën origjinale. Sipas Islamit, Allahu nuk mund të njihet në një mënyrë personale, por vullneti i tij është i zbuluar plotësisht në Kur’anin origjinal.

Efekti i Sotshëm
Që nga fillimet e veta, Islami ka qenë shpesh herë një fe agresive dhe misionare në orientim. Gjatë 100 vjetëve të para, dhe shpesh herë duke përdorur focën ushtarake, Islami arriti që të shtrihej në Lindjen e Mesme, në shumicën e Afrikës Veriore, dhe deri në Indi. Sot, Islami është feja me rritjen më të shpejtë në botë, dhe me një numër prej një-miliard njerëzish. Më shumë se gjysma e muslimanëve në botë jetojnë në Jug dhe Jug-Lindje të Azisë, 30 përqind në Afrikë, 10 përqind në Lindjen e Afërt e atë të Mesme, dhe 5 përqind kudo tjetër.

Meqenëse muslimanët besojnë që ata adhurojnë Perëndinë e Abrahamit, shpesh herë bëhet pyetja nëse Perëndia i tyre është i njejtë me atë të Biblës. Kur’ani deklaron, “Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën e as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë.” (Nisa 4:157)

Në kontrast, Bibla na mëson që nëpërmjet Krishtit “u krijuan të gjitha gjërat, si në qiej edhe mbi tokë” (Kolosianëve 1:9-23), dhe që “Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, Ai u varros, u ngjall ditën e tretë sipas Shkrimeve” (1 e Korintasve 15:3-4). “Ja se si e shfaqi Perëndia dashurinë për ne: Perëndia dërgoi në botë Birin e Vet të vetëm që ne të jetojmë nëpërmjet Tij. Këtu qëndron dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por Ai na deshi ne dhe dërgoi Birin e Vet si flijim pajtues për të shlyer mëkatet tona.” (1 e Gjonit 4:9-10).

Kur’ani mëson që duke mbajtur 5 shtyllat e Islamit njerëzit mund të gjejnë favor me Perëndinë. Bibla na mëson që askush nuk mund ta fitojë shpëtimin nëpërmjet veprave të tij. “Sepse me anë të hirit jeni shpëtuar nëpërmjet besimit dhe kjo jo prej vetes suaj, por është dhuratë e Perëndisë, jo prej veprave, që askush të mos mburret” (Efesianëve 2:8-9). Prandaj, ju duhet ta pyesni vetveten, se si veprat e tona të mira, të cilat ne duhet që ti bëjmë vazhdimisht, mund ti anullojnë ato rastet kur ne dështojmë që të bëjmë mirë? Bibla na mëson që, “pa derdhje gjaku nuk ka falje” (Hebrenjve 9:22). “Sepse është gjaku që bën shlyerjen e fajit për jetën” (Levitiku 17:11). Prandaj, paga e mëkatit është vdekja; ndërsa dhurata e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezus Krishtin, Zotit tonë” (Romakëve 6:23).

: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja “Origin of Islam – Its Imact”. http://www.origin-of-islam.com/

Përktheu dhe përshtati: Elvis Plaku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here