
Për këtë temë mund të vazhdohet të shkruhet me faqe të tëra… por një përgjigje e goditur me preku zemrën ndërsa një ditë shumë rastësisht pash filmin “Love comes softly” (Dashuria vjen lehtazi), fragmenti më i bukur i të cilit ishte ndërsa aktori kryesor, duke marrë si shembull vajzën e tij të vogël, thoshte:
“Misi mund të rrëzohet dhe të vritet, edhe pse unë jam duke ecur pranë saj. Por kjo nuk do të thotë që isha unë ai që e lejova diçka të tillë, pasi ajo e di që dashuria ime pa kusht për të do më bënte që ta ngrija dhe ta mbaja në krahë. Që unë do ta shëroja. Unë do të qaja me të kur ajo qan. Unë do të gëzohesha me të kur ajo është mirë.”
Në të gjitha momentet e jetës time Perëndia ka qenë pranë meje. E vërteta për dashurinë e Perëndisë nuk ka të bëjë me gjërat e këqija që na ndodhin, por me premtimin e Tij që Ai do të jetë gjithnjë aty pranë nesh kur ato të ndodhin.
