• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Nga: Elvisi16 Nëntor, 2022 0 komente |

artikulli

Pesë solat janë 5 fraza në latinisht që u përhapën gjatë Reformacionit Protestant të cilat  theksonin dallimet mes Reformatorëve të hershëm dhe Kishës Katolike të Romës. Fjala sola është fjala latine që do të thotë “vetëm” dhe u përdor në lidhje me 5 mësimet kyçe që përkufizuan thirrjen biblike të Protestantëve. Ato janë:

Pesë solat mund të shihen edhe si korrigjim i teprive të Kishës Katolike Romake në fillim të Reformacionit.

Sola scriptura

Sola scriptura thekson vetëm Biblën si burim i autoriteti për të Krishterët. Duke thënë, “Vetëm shkrimi”, Reformuesit refuzojnë edhe autoritetin hyjnor të Papës së Kishës Romake edhe sigurinë në traditën e shenjtërimeve. Vetëm Bibla është “e frymëzuar nga Perëndia” (2 Pjetrit 1:20-21) dhe (2 Timoteut 3:16-17). Çdo gjë e mësuar nga Papa ose nga tradita që bie në kundërshtim me Biblën hidhet poshtë. Vetëm shkrimi gjithashtu nxiti përkthimin  e Biblës në Gjermanisht, Frëngjisht, Anglisht, dhe në gjuhë të tjera. Po ashtu promovoi mësimin e Biblës në gjuhët e përditshme, në vend të latinishtes.

Sola fide

Sola fide thekson shpëtimin si një dhuratë. Kisha Katolike Romake e asaj kohe theksonte përdorimin e indulgjencave (dhurimin e parave) për të blerë pajtimin me Perëndisë. Veprat e mira, duke përfshirë pagëzimin, shiheshin si kërkesa për shpëtim. Vetëm besimi deklaron se shpëtimi është një dhuratë për të gjithë ata që e pranojnë me anë të besimit (Gjoni 3:16). Shpëtimi nuk bazohet në përpjekjet njerëzore apo veprat e mira (Efesianët 2:9).

Sola gratia

Sola gratia thekson hirin si një arsye për shpëtimin tonë. Më fjalë të tjera, shpëtimi vjen nga ajo që Perëndia ka bërë në vend të asaj që bëjmë ne. Efesianëve 2:8-9 na mëson, “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush.”

Solo Christo

Solo Christo (ndonjëherë e listuar si Solus Christus, “vetëm përmes Krishtit”) thekson rolin e Jezusit në shpëtim. Tradita e Katolikëve Romakë i kishte vendosur udhëheqësit e kishës si priftërinjtë në rolin e ndërmjetësuesit mes popullit dhe Perëndisë. Reformatorët e theksojnë rolin e Jezusit si “Kryeprifti ynë” i cili ndërmjetëson në favorin tonë përpara Atit. Hebrenjve 4:15 na mëson, “Sepse ne nuk kemi kryeprift që nuk mund t’i vijë keq për dobësitë tona, po një që u tundua në të gjitha ashtu si ne, por pa mëkatuar.” Jezusi është I Vetmi që ofron hyrje tek Perëndia, jo një lider shpirtëror njerëzor.

Soli Deo gloria

Soli Deo gloria thekson lavdinë e Perëndisë si qëllimin e jetës. Në vend që të mundohesh të kënaqësh drejtuesit e kishës, të mbash një listë me rregulla, apo të kujdesesh për interesat e tua, qëllimi yt është t’i japësh lavdi Perëndisë. Ideja e  soli Deo gloria gjendet tek 1 Korintasve 10:31: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë.”

Pesë solat

Pesë solat e Reformimit Protestant ofrojnë një korrigjim të fortë të praktikave dhe besimeve të gabuara të saj kohe. Ato kanë të njëjtën vlerë edhe sot. Ne jemi thirrur të fokusohemi tek Shkrimi, të pranojmë shpëtimin nga hiri përmes besimit, të  lavdërojmë Krishtin, dhe të jetojmë për lavdinë e Perëndisë.

Burimi shqip: Radio 7

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Vajosja e Saulit

I drejti jeton me besim: 3 mesazhe nga Mirgen Dhima

Idhujt: Gjërat e Kota, por Vdekjeprurëse

Dhe ata e përqeshnin …

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>