Fryte të Vërteta

Nga: Skerdi15 Dhjetor, 2016 0 komente |

albania-itree

Kur isha në Etiopi për punë këtë verë, shijova disa fryte shumë të mira dhe disa prej tyre i mora me vete në Tiranë. Për të parë nëse ishin vërtet “bio” dhe në njëfarë mase thjesht për argëtim, ime shoqe dhe unë morëm disa fara limoni dhe i mbollëm.

Pritëm për disa ditë dhe vërtet, farat filluan të mbinin. Por gëzimi na u shua paksa kur mësuam se bimët e mbira direkt nga fara dalin të egra dhe me gjemba. Frytet e tyre do të ishin të hidhura e të pangrënshme. Në mënyrë që një pemë të jepte fryte të mira, ajo duhej të shartohej me kalema të një bime të frytshme.

Është interesante kjo fjalë: “kalema”. Ne e kemi përdorur shpesh të vegjël për lapsat; një copë e hollë druri me një fije plumbi në mes për të vizatuar, e ngjashme me limfën në një degë hardhie. Është mbresëlënës fakti që tek Gjoni 15 pikërisht kjo fjalë, kalem, (klema në greqisht) përdoret nga Jezusi për të treguar shermendet ose degët e hardhisë.

“Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari. Çdo shermend në mua, që nuk jep fryt ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt. Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.  Qëndroni në mua dhe unë në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, kështu as ju, nëse nuk qëndroni në mua” (Gjoni 15:1-4).

Sa e përafërt është ajo që ndodh me bimët e pashartuara me nevojën që ne kemi për Krishtin, për të pasur një jetë të re e të frytshme, me limfën e Tij brenda nesh!

Gëzuar Krishtlindjen,

Skerdi Hoxha

p.s. Teksa i afrohemi Krishtlindjes dhe zbukurojmë bredhat le të kuptojmë se pavarësisht se sa të bukur të jenë ata, asnjëherë nuk do të japin fryt të vërtetë. Fryti i vërtetë janë dhuratat që ne japim dhe marrim në Krishtin – ai fryt që është shartuar dhe bekuar nga Perëndia.

Skerdi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Doktrina e Mësimit të Begatisë

Pesë solat e Martin Luther-it dhe Reformacioni Protestant

Halloween – Dita e Reformimit

Vlerësimi i shëndetit shpirtëror sipas pesë qëllimeve, nga 1 deri 5 nga Altin Kita

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>