Shumë skeptikë dhe myslimanë besojnë që Jezusi nuk vdiq në kryq. Disa thonë që ai mori një ilaç (drogë) që e vuri në gjendje kome dhe që më vonë u ri-zgjua në varr. Por Bibla shpesh herë dëshmon për faktin që Jezusi vdiq në kryq (Romakëve 5:8; 1 Korintasve 15:3; 1 Thesalonikasve 4:14). Por Jezusit nuk i ra të fikët ose u drogua në kryq. Në fakt, ai e refuzoi drogën e zakonshme që u ofrohej viktimave përpara kryqëzimit, e cila i ndihmonte që të duronin dhimbjet (Mateu 27:34), dhe pranoi vetëm ‘uthull’ më vonë (vargu 48) që të shuante etjen.
Në kundërshtim me thëniet e myslimanëve, evidenca që Krishti vdiq në kryq është e pamohueshme. Për këtë mund të konsideroni këto arsye:
E para, Dhjata e Vjetër paratha që Krishti do të vdiste (Isaia 53:5-10; Psalmet 22:16; Danieli 9:26; Zakaria 12:10). Dhe Jezusi i përmbushi profecitë e Dhjatës së Vjetër për Mesinë (Mateu 4:14; 5:17-18; 8:17; Gjoni 4:25-26; 5:39).
E dyta, Jezusi paralajmëroi shumë herë gjatë shërbesës së tij që ai do të vdiste (Gjoni 2:19-21; 10:10-11; Mateu 12:40; Marku 8:31). Tipikë është pasazhi tek Mateu 17:22-23 i cili thotë, “…Biri i njeriut do t’u dorëzohet në duart e njerëzve, dhe ata do ta vrasin; por ditën e tretë ai do të ringjallet….”
E treta, të gjitha parathëniet e ringjalljes së tij, qoftë në Dhjatën e Vjetër (Psalmi 16:10; Isaia 26:19; Danieli 12:2), dhe në Dhjatën e Re (Gjoni 2:19-21; Mateu 12:40; 17:22-23) janë të bazuara në faktin që ai do të vdiste. Pasi vetëm një trup i vdekur mund të ringjallet.
E katërta, natyra dhe lloji i plagëve të Jezusit na tregojnë që ai duhet të ketë vdekur. Ai nuk kishte fjetur gjumë natën përpara kryqëzimit. Ai u rrah dhe u fshikullua disa herë. Atij iu këputën gjunjët në rrugën për tek kryqi ndërsa mbante kryqin e tij mbi shpatulla. Vetëm këto dy gjëra në vetëvete, pa marrë parasysh kryqëzimin, ishin fizikisht shumë të lodhshme dhe sfilitëse.
E pesta, natyra e kryqëzimit ishte e atillë që e bënte vdekjen të pashmangshme. Jezusi ishte i kryqëzuar që nga ora 9-të e mëngjesit (Marku 15:25) deri pak para perëndimit të diellit.
E gjashta, tejshpimi i brinjës me shtize, nga e cila doli “gjak e ujë” (Gjoni 19:34) është provë që ai kishte vdekur fizikisht përpara tejshpimit. Kjo është një provë mjekësorë që personi ka vdekur.
E shtata, Jezusi tha që ai po vdiste kur ai tha: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën Time! Pasi tha këto, dha shpirt.” (Luka23:46). Gjoni thotë, “Përkuli kokën e dha shpirt” (Gjoni 19:30). Klithma e tij u dëgjua nga të gjithë ata që ishin mbledhur aty (Luka 23:46-49).
E teta, ushtarët Romakë, të cilët kishin shumë eksperiencë me kryqëzimin e njerëzve, e shpallën Jezusin të vdekur. Megjithëse ata praktikonin thyerjen e këmbëve të viktimave në mënyrë që të shpejtonin vdekjen (në mënyrë që i kryqëzuari të mos kishte mundësi që ti shtynte këmbët lart për të marrë frymë), kur erdhi radha e Jezusit ata nuk ia thyen këmbët pasi ai kishte vdekur prej kohe (Gjoni 19:33).
E nënta, Pilati u sigurua dyfish që Jezusi kishte vdekur përpara se t’ja jepte trupin e tij Jozefit në mënyrë që ta varrosnin. “Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe. Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.” (Marku 15:44-45).
E dhjeta, Jezusi qëndroi i mbështjellur me rreth 15 kilogram copa dhe erza dhe u vendos në një varr të mbyllur për tre ditë (Gjoni 19:39-40; Mateu 27:60). Nëse ai nuk do të kishte vdekur akoma, pra nëse ai nuk kishte vdekur deri atëhere, ai do të kishte vdekur për shkak të mungesës së ushqimit, ujit, dhe ndihmës mjekësorë.
E njëmbëdhjeta, autoritete në fushën e mjekësisë, të cilët i kanë analizuar rrethanat dhe natyrën e vdekjes së Krishtit kanë konkluduar që në fakt Krishti vdiq në kryq. Një artikull në Revistën “Journal of the American Medical Society” (21 Mars, 1986) shkruan: “Qartësisht, pesha e evidencës historike dhe mjeksore tregon që Jezusi vdiq përpara plagës që ju bë në brinjë dhe mbështet njohurinë tradicionale që shtiza, e cila u fut në brinjën e tij të djathtë, me siguri shpoi jo vetëm mushkërinë e tij të djathtë por gjithashtu perikardiumin dhe zemrën e tij gjë që e bëri vdekjen e tij të sigurtë. Njëkohësisht, interpretimet të cilat bazohen në teorinë që Jezusi nuk vdiq në kryq bien ato janë në mospërputhje me njohuritë mjekësorë të sotshme.”
E dymbëdhjeta, historianë jo-të krishterë dhe shkrimtarë nga shekujt e parë dhe të dytë kanë shkruar në lidhje me vdekjen e Krishtit. Jozefi, një historian çifut i kohës së Krishtit, besonte që Jezusi vdiq në kryq. Ai shkroi, “Pilati, sipas sugjerimit të kryetarëve tanë, e dënoi atë që të kryqëzohej në kryq.” Njësoj, historiani Romak, Kornelius Takitus, shkroi “një njeri i urtë që quhet Jezus….Pilati e dënoi atë që të ndëshkohej dhe të vdiste.” Ai gjithashtu shkroi që dishepujt e Jezusit “raportuan që ai u ishte shfaqur atyre tre ditë mbas kryqëzimit të Tij dhe që ai ishte i gjallë.” Sipas Julius Afrikanus, një historian i shekullit të parë, “kur po diskutonte errësirën gjatë kohës së kryqëzimit të Krishtit,” foli në lidhje me këtë fenomen si një eklips. Shkrimtari grek I shekullit të dytë, Lukian, flet në lidhje me Krishtin si “burri që u kryqëzua në Palestinë sepse ai futi një kult në botë.” Ai e quan atë “sofisti I kryqëzuar.” Letra e Mara Bar-Serapion, e cila mbahet në Muzeun Britanik, flet në lidhje me vdekje e Krishtit, duke pyetur: “Çfarë avantazhi patën Judenjtë kur ekzekutuan Mbretin e tyre të urtë?” njëkohësisht, edhe Talmudi I Judenjve thotë, “në mbrëmjen e Pashkës ata e kryqëzuan Jeshu-n (e Nazaretit)…Duke I thënë çdo-kujt që te dilte në mbrojtjen e tij. Por nuk gjetën askënd në mbrojtjen e tij dhe e kryqëzuan në mbrëmjen e Pashkës.” Së fundi, ishte shkrimtari Romak, Flegon, i cili foli në lidhje me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Kronikat e tij, duke thënë, “Jezusi, gjatë kohës që ishte gjallë, nuk bëri gjë që ta ndihmonte vetëveten, por ai u ngrit pas vdekjes, dhe tregoi plagët e dënimit të tij, dhe tregoi se si duart e tij qënë shpuar nga gozhdat.” Flegoni gjithashtu përmendi “eklipsin në kohën e Çezarit Tiberius, gjatë mbretërimit të të cilit Jezusi u kryqëzua, dhe tërmetet e forta që ndodhën gjatë asaj kohe.”
E Trembëdhjeta, shkrimtarët e parë të Krishterë pas kohës së Krishtit konfirmojnë vdekjen e Tij në kryq me kryqëzim. Polikarpi, një dishepull I apostullit Gjon, vazhdimisht e afirmoi vdekjen e Krishtit, duke folur, për shembull, për “Zotin tonë Jezus Krisht, I cili për mëkatet tona vuajti deri në vdekje.” Ignatius ishte një mik I Polikarpit. Ai gjithashtu qartësisht e afirmoi vuajtjen dhe vdekjen e krishtit, ai tha, “Dhe Ai me të vërtetë vuajti dhe vdiq, dhe u ringjall përsëri.” Përndryshe, ai shton, të gjithë apostujt e Tij të cilët vuajtën për këtë bindje, vuajtën kotësisht. “Por (në të vërtetë) asnjë prej atyre nuk vuajti kotësisht; pasi Zoti vërtetësisht u kryqëzua nga të pafetë. Në dialogun e tij me Trifo Judeun, Justin Martyr thekson që Judenjtë e asaj kohe besonin që “Jezusi (ishte) një mashtrues nga Galilea, të cilin ne e kryqëzuam.”
Kjo dëshmi e vazhdueshme që nga Dhjata e Vjetër deri tek Etërit e hershëm të kishës, duke përfshirë besimtarë dhe jo-besimtarë, Judenjë dhe Paganë, është një evidencë mëse e mjaftueshme për atë që Jezusi me të vërtetë vuajti dhe vdiq përmbi kryq. Por nëse është një fakt I stabilizuar që Jezusi vdiq, atëhere gjithashtu është fakt që Ai u ringjall prej së vdekurish, meqënëse evidenca për këtë është fortësisht e barabartë që Ai u ringjall prej së vdekurish. Atëhere, kjo do të vërtetonte në mënyrë të mrekullueshme thënien e Tij që Ai është Biri i Perëndisë.
Elvis Plaku
Vertete dishepujt e Jezusit ta kene shkruar Ungjillin valle? Kam nje liber ne dore tani i ci titullohet Idioti – Fjodor Dostojevski. Nuk titullohet Idioti – “sipas” Fjodor Dostojevskit. Pse ne Bibel gjejm Ungjillin sipas Markut, Ungjillin sipas Matetu, Ungjillin sipas Gjonit, etj etj? Pergjigja eshte e thjeshte! Sepse sigurisht Ungjillin sipas Mateut nuk e ka shkruar Mateu, ate sipas Gjonit nuk e ka shkruar Gjoni, etj etj. Ju keni zene shembuj te ndryshem me vdekjen e Jezusit ato cka supozohet te kene thene dishepujt e tij. Mirepo, ne çdo gjyq qe ne mund te ngreme per ceshtje te ndryshme deshmitaret qe do therrasim per tu merre per baze deshmine e tyre, duhet te kene qene prezent ne momentet e ngjarjeve. Ne momentin me kritik te jetes se Jezusit ku behej fjale vdekja po shpetimi i tij TE GJITHE dishepujt e braktisen ate. Marku 14:50. Vete Bibla ka shume prova se pse Jezusi nuk vdiq! Nje nder to, eshte vete deshmia e Jezusit. Ne Ungjillin sipas Mateut 12:38 shiko cfare thote ai:
38 Atehere disa skribe dhe farisenj e pyeten duke thene: “Mesues, ne duam të shohim ndonjë shenje prej teje.” 39 Por ai duke iu pergjigjur u tha atyre: “Ky brez i mbrapshte dhe kuroreshkeles kerkon një shenje, por asnje shenje nuk do t’i jepet, perveç shenjes se profetit Jona. 40 Ne fakt ashtu si Jona qendroi tri dite e tri nete ne barkun e peshkut te madh, keshtu Biri i njeriut do te qendroje tri dite e tri nete ne zemer të tokes. (Jona nuk vdiq, Jezusi nuk vdiq).
Pershendetje Idlir, ju faleminderit per komentin. Ju citoni nje autor te mirenjohur si Fjodor Dostojevksi per te dhene shembullin e menyres se si mund te emerohen librat sipas autorit, por ky nuk eshte argument i njejte pasi nuk merr parasysh kontekstin historik dhe arsyet pse ungjilli i Markut eshte shkruar nga Marku dhe ai i Gjonit nga Gjoni. Pra ju ftoj te beni nje hulumtim me te thelle per te kuptuar pse keto ungjij i atribuohen ketyre dishepujve.
Vdekja e Jezuit ishte nje fakt qe nese nuk do kishte ndodhur do kishte qene lehtesisht i verifikueshem. Edhe dishepujt e tij, kur e braktisen, e lane sepse e dinin se si do perfundonte situata, me vdekje.
Pavaresisht se nuk keni marre per baze asnje nga referencat biblike qe citohen ne kete shkrim, ju merrni dy vargje te tjera nga Marku dhe Mateu, te cilat gjithashtu zgjidhni t’i interpretoni gabim.
Mendoj se do duhet te thelloheni pak me shume te burimet dhe konteksti historik i Bibles pasi ka mjaft studime te mirefillta per kete pune, pra eksperte te fushes.