• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Kush janë dhe çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait

Kush janë dhe çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait

Nga: Elvisi23 Korrik, 2014 6 komente |

Sfondi Historik

Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i pati fillimet e veta rreth vitit 1870, kur 18-vjeçari Çarlls Teiz Rasëll (Charles Taze Russell) filloi një studim biblik i cili fokusohej në kronologjinë biblike dhe në ardhjen e dytë të Krishtit.

Si rezultat i këtyre studimeve, Rasëll (Russell) publikoi disa libra and prezantoi lektorata formale përgjatë 1870-tave. Në vitin 1879, ai themeloi publikimet mujore “Kulla e Rojës së Zionit” (Zion’s Watch Tower) dhe Lajmëruesi i Prezencës së Krishtit (Herald of Christ’s Presence). “Kulla e Rojës së Zionit dhe Shoqata e Trakteve” u formua zyrtarisht në 1884-ën, në të cilën Rasëll qëndroi si president deri në vdekjen e tij në 1916-ën. Përgjatë kësaj periudhe, Rasëll shkroi një seri librash me titullin “Studime në Shkrimet,” të cilat u bënë bazat e teologjisë së Dëshmitarëve të Jehovait. Sot, organizata ‘teokratike’ e Dëshmitarëve të Jehovait, Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqata e Trakteve (BKRShT), e cila drejtohet nga disa burra në Bruklin të Nju Jork-ut (Brooklyn, New York).

 

Teologjia Themelore

Teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait ka shumë nuanca delikate (dhe disa jo aq delikate). Këto janë themelet e doktrinës së Kullës së Rojës: Perëndia është një qënie unike, pra nuk është Trini. Perëndia nuk është i gjithëditur apo i kudogjendur. (Njëherë e njëkohë, BKRShT-ja shpalli që Perëndia e sundonte universin nga diku në sistemin yjor të Pleiadës (Pleiades) por qysh prej disa kohësh ata kanë hequr dorë nga ky mësim). Krijesa e parë e Perëndisë ishte Kryeëngjëlli Mikael (Michael the Archangel), nëpërmjet të cilit më vonë Perëndia krijoi “gjithçka tjetër”, si p.sh. universin, tokën, dhe njerëzimin. Proçesi krijues i Perëndisë zgjati saktësisht 42,000 vjet. Kur erdhi koha për një shpëtimtar që të lindej, Kryeëngjëlli Mikael u bë njeri, në formën e Jezus Krishtit. Jezusi (Mikaeli) ishte i pamëkatshëm dhe i mbante të gjitha ligjet e Perëndisë. Ai vdiq në një “trung torturash,” në të cilin ai mbajti të gjitha mëkatet e njerëzimit, përveç atyre të Adamit. Jezusi u ngrit nga të vdekurit në frymë, pra jo në formë trupore. Dëshmitarët e Jehovait të cilët e ndjekin organizatën e Perëndisë në tokë (BKRShT) me besnikëri, do të shpëtohen nga asgjesimi i përjetshëm dhe do të jetojën përjetësisht në Parajsën në Tokë. Qielli (parajsa në qiell) është e rezervuar për një grup të veçantë prej 144,000 Dëshmitarësh të Jehovait, të cilët janë përcaktuar si “të rilindur” nga BKRShT-ja dhe që lejohen që të marrin kungimin vjetor. Zakonisht, Dëshmitarët e Jehovait ndjekin rreth 3 deri në 5 takime në javë, ku mësojnë nga literaturat e BKRShT-së. Pjestarët e ri mbasi i kanë studjuar materialet për të paktën gjashtë muaj, i përgjigjen një serie pyetjesh përpara një paneli pleqsh (drejtuesh të respektuar), dhe mbas aprovimit, ata pagëzohen në organizatë (d.m.th. bëhen pjesë e organizatës). Pastaj atyre u kërkohet që mbajnë një veshje dhe sjellje modeste, të mos votojnë gjatë kohës së votimeve, të mos ta përshëndesin dhe këndojnë këngën e flamurit, të ta bëjnë ushtrinë, dhe që të mos ti festojnë ditëlindjet dhe Krishtlindjen. Çdo antar është i kërkuar që të përmbushi një kohë të caktuar (zakonisht disa orë në javë) gjatë të cilës duhet të shpërndajë literaturën e BKRShT-it dhe të mbledhi dhurata financiare për kryeqëndrën e BKRShT-it në Nju Jork. Nëse një Dëshmitar i Jehovait e le organizatën, ai apo ajo si rezultat mohoet në të gjitha mënyrat. Jashtë organizatës së BKRShT-it, “Krishterimi” konsiderohet si “demoniak”. Krishterimi në përgjithësi konsiderohet si i rënë nga besimi, dhe i mbushur me pastorë të cilët janë antikrishta, në kisha të cilat drejtohen nga Satani, dhe që mbështesin qeveritë tokësore.

 

Doktrina e Kullës së Rojës në krahasim me Doktrinën e Krishterë

Dëshmitarët e Jehovait dhe teologjia e Krishterë kanë disa ngjasi themelore. Përgjithësisht, ato të dyja mësojnë që Perëndia është Krijuesi i gjithçkaje, në kundërshtim me evolucionin natyror, dhe që të dyja i përmbahen besimit që Jezus Krishti do të kthehet në tokë për të shkatërruar Satanin dhe për të vendosur mbretërinë e përjetshme të Perëndisë. Sidoqoftë, ky është fundi i ngjasive të përgjithshme midis këtyre dy teologjive. E vërteta është që teologjia e Dëshmitarëve të Jehovait dhe ajo e të Krishterëve ungjillorë ka shumë ndryshime, nga të cilat më e rëndësishmja është ajo në lidhje me personin dhe natyrën e Jezus Krishtit. Hyjnia e Krishtit është pika kryesore e të gjithë Biblës. Shkrimet me shumë qartësi na mësojnë që Jezus Krishti është Perëndia. Dhe mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait në lidhje me Jezus Krishtin i kundërshtojnë qartësisht mësimet e Biblës. Shumë pasazhe biblike na tregojnë që Jezus Krishti, i cili ekzistonte si Perëndi, mori formën fizike (trupore) të një shërbëtori të përulur në mënyrë që Ai të vdiste në kryq në vendin tonë.

Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait i konsideron 66 librat e “Përkthimit të Botës së Re” të Shkrimeve të Shenjta (PBR) si e vetmja e vërtetë e frymëzuara Fjalë e Perëndisë. PBR-ja është e prodhuar dhe e publikuar nga një komitet “anonim” i BKRShT-së. PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) konsiderohet prej tyre si përkthimi i vetëm dhe më i mirë i Biblës, pasi “përkthyesit iu përmbajtën shumë afër asaj që gjendet në gjuhët origjinale të Biblës.” Si shtesë, “trupi drejtues” i BKRShT-së konsiderohet kanali i vetëm i vërtetë i Perëndisë për interpretimin e saktë të Biblës. Si rezultat, doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait kërkon që ne “të bashkohemi me kanalin e Perëndisë – organizatën e tij” në mënyrë që të jemi ndjekës të vërtetë të Perëndisë. Kjo nënkupton që nuk ka shpëtim tjetër jashtë BKRShT-së (organizatës). Doktrina e Krishterë thotë që Bibla është me të vërtetë e përbërë nga 66 libra të Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re, dhe që ajo është me të vërtetë Fjala e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë. Por, PBR-ja (Përkthimi i Botës së Re) nuk është një përkthim i ligjshëm, pasi ai reflekton teologjine e Dëshmitarëve të Jehovait, dhe sidomos anshmërinë e tyre kundra hyjnisë së Jezus Krishtit dhe doktrinës së Krishterë të Trinisë. P.sh., Gjoni 1:1 në PBR-në lexon kështu, “dhe Fjala [Jezusi] ishte perëndi.” Por të gjithë përkthimet e ligjshme të Biblës thonë, “dhe Fjala [Jezusi] ishte Perëndi.”

 

Përgjigja e Duhur

Përsa i përket pretendimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që PBR-së është i vetmi interpretim i saktë i Biblës, përgjigja e Krishterë është që asnjë drejtues fetar apo organizatë fetare nuk mund të ketë kontroll apo zotërim ekskluziv të interpretimit të Biblës. Nëpërmjet Frymës së Shenjtë të gjithë të Krishterët janë në gjendje që të interpretojnë dhe kuptojnë Biblën e Shenjtë. Dhe përsa i përket pretendimit të Dëshmitarëve të Jehovait që BKRShT-ja është e vetmja rrugë shpëtimi për tek Perëndia, përgjigja e Krishterë është që të gjithë ata njerëz të cilët e kanë pranuar dhuratën e lirë të Jezus Krishtit, si Zotin dhe Shpëtimtarin e tyre, shpëtohen. Shpëtimi është “me anë të hirit nëpërmjet besimit” në Jezus Krishtin (Efesianëve 2:8-9). Dhe asnjë sasi veprash apo antarësimi në ndonjë grup fetar nuk kërkohen për të filluar jetën e përjetshme me Perëndinë.

Shënim: Ky material u morr dhe u përkthye nga faqja Jehovah Witness – Watch (Tower) Out! http://www.jehovah-witness.com/

Përtheu: Elvis Plaku

Elvisi

  • Nuk esht kjo adresa e vertet e deshmitareve te jehovait Eshte “JW.Org”
    Bejini mire kerkimet per to dhe mos shpifni dhe mashtroni sepse num eshte e drejte.ata jane njerez te ndershem!

    • Faleminderit Klodi an, ky është një shkrim i hershëm që ne patëm përkthyer dhe përshtatur nga një faqe adresa e të cilës është vendosur këtu poshtë, por që nuk është më funksionale. Pra adresa e domain nuk i referohet faqes zyrtare, por faqes së shkrimit. Kjo nuk e bën shkrimin të pavërtetë ose të pasaktë. Ju mund t’i hulumtoni vetë gjërat që janë shkruar për të kuptuar nëse janë ose jo të vërteta. Ju faleminderit për komentin tuaj.

      • Ne fakt une di shume per ta por edhe pse sjam pjese e tyre mendoj se ata jane njerez shume te ndershem dhe aspak dashakeq. Edhe sikur te jene gabim ne ate qe besojne di te them qe literatura e tyre u jep pergjigje shume pyetjeve ekzistencjale qe per shumicen e njerezve akoma jane mister.Ata perhapin shpresen”lajmin e mire per mbreterin e Perendise”. Mua me duken fiks si shembulli qe la Jezu Krishti per te krishteret e hershem, te perulur,dhe te zellshem ne predikimin e “lajmit te mire”. Une nuk e kuptoj se nga i marrin njerzit disa ide negative per ta por ata qe kam njohur une te pakten prej 13 vitesh nuk jane aspak njerez negative.jane komplet e kunderta. Mos ndoshta ekziston nja grupim i fshehte qe perpiqet ti perbalte e te mashtroje ne emer te tyre?(mbase) Sepse perfundimisht ata nuk predikojne ne kundershtim me mesimet e Jezu krishtit dhe perpiqen fort ti zbatojne parimet e bibles ne jeten e tyre. Asnje e keqe nuk vjen kurr prej tyre.kete ide hiqeni nga mendja.mos ecni pas thashethemeve te internetit e te you tube-t. Hulumtoni vete dhe do shifni.literatura e tyre esht shume e lehte per tu aksesu dhe skane asgje per te fshehur. Personalisht kam shume respekt per punen dhe zellin e tyre sepse jane te vetmit nder organizatat e krishtera qe shkojne ne cdo vend per te prediku dhe dere me dere kudo ku ka njerez ashtu si jezu krishti qe predikonte kudo ne cdo vend. Sepse e tille ishte edhe porosia e Jezusit ” shkoni dhe beni dishepuj nga te gjitha kombet “.Pra nese rri e predikon vetem brenda kishes tende si do te besh dishepuj nga te gjitha kombet? Ju sygjeroj te shqyrtoni edhe njeher shkrimet dhe te mos paragjykoni ata qe ju permbahen me saktedi atyre. Nje organizate qe te meson ta duash dhe vleresosh jeten dhe investon kaq shume kohe dhe perpjekje per vepen e predikimit nuk mund te jete kurrsesi negative sido qe te jete. Gjithsesi un dhashe mendim nga ajo qe kam pare dhe hulumtu vete pa u ndikuar nga fjalet e njerezve.e thashe kete meqe me the qe te hulumtoja vete per ta vertetuar dhe ne fskt kam vertetuar te kumdertat e atyre qe njerzit thone zakonisht per ta. Ju uroj shendet dhe njr sygjerim.lutunu shume qe ti kuptoni mirr shkrimet sepse keni shume per te mesuar. Nuk eshte turp edhe te futesh tek sajti i tyre “Jw.org” per te mesuar .logjika qe ata perdorin eshte mbreselenese.nje njeri mund te mesoje shume prej tyre. Mos harro se ungjillezimi lindi nga levizja protestante qe u perpoq te demaskonte kishen katolike te kohes por mesa duket ishte vetem flake kashte sepse akoma edhe ungjillezimi ka doktrina te gabuara sikur kisha katolike e asaj kohe qe akoma i mbron fort ato doktrina te modifikuara (si ajo e trinitetit etj)dhe te futura rishtazi ne perkthimet e bibles. Ju uroj cdo te mire!

      • Ne fakt une di shume per ta por edhe pse sjam pjese e tyre mendoj se ata jane njerez shume te ndershem dhe aspak dashakeq. Edhe sikur te jene gabim ne ate qe besojne di te them qe literatura e tyre u jep pergjigje shume pyetjeve ekzistencjale qe per shumicen e njerezve akoma jane mister.Ata perhapin shpresen”lajmin e mire per mbreterin e Perendise”. Mua me duken fiks si shembulli qe la Jezu Krishti per te krishteret e hershem, te perulur,dhe te zellshem ne predikimin e “lajmit te mire”. Une nuk e kuptoj se nga i marrin njerzit disa ide negative per ta por ata qe kam njohur une te pakten prej 13 vitesh nuk jane aspak njerez negative.jane komplet e kunderta. Mos ndoshta ekziston nja grupim i fshehte qe perpiqet ti perbalte e te mashtroje ne emer te tyre?(mbase) Sepse perfundimisht ata nuk predikojne ne kundershtim me mesimet e Jezu krishtit dhe perpiqen fort ti zbatojne parimet e bibles ne jeten e tyre. Asnje e keqe nuk vjen kurr prej tyre.kete ide hiqeni nga mendja.mos ecni pas thashethemeve te internetit e te you tube-t. Hulumtoni vete dhe do shifni.literatura e tyre esht shume e lehte per tu aksesu dhe skane asgje per te fshehur. Personalisht kam shume respekt per punen dhe zellin e tyre sepse jane te vetmit nder organizatat e krishtera qe shkojne ne cdo vend per te prediku dhe dere me dere kudo ku ka njerez ashtu si jezu krishti qe predikonte kudo ne cdo vend. Sepse e tille ishte edhe porosia e Jezusit ” shkoni dhe beni dishepuj nga te gjitha kombet “.Pra nese rri e predikon vetem brenda kishes tende si do te besh dishepuj nga te gjitha kombet? Ju sygjeroj te shqyrtoni edhe njeher shkrimet dhe te mos paragjykoni ata qe ju permbahen me saktesi atyre. Nje organizate qe te meson ta duash dhe vleresosh jeten dhe investon kaq shume kohe dhe perpjekje per vepen e predikimit nuk mund te jete kurrsesi negative sido qe te jete. Gjithsesi un dhashe mendim nga ajo qe kam pare dhe hulumtu vete pa u ndikuar nga fjalet e njerezve.e thashe kete meqe me the qe te hulumtoja vete per ta vertetuar dhe ne fakt kam vertetuar te kundertat e atyre qe njerzit thone zakonisht per ta. Ju uroj shendet dhe njr sygjerim.lutunu shume qe ti kuptoni mire shkrimet sepse keni shume per te mesuar. Nuk eshte turp edhe te futesh tek sajti i tyre “Jw.org” per te mesuar .logjika qe ata perdorin eshte mbreselenese.nje njeri mund te mesoje shume prej tyre. Mos harro se ungjillezimi lindi nga levizja protestante qe u perpoq te demaskonte kishen katolike te kohes per mashtrimet e tyre por mesa duket ishte vetem flake kashte sepse akoma edhe ungjillezimi ka doktrina te gabuara sikur kisha katolike e asaj kohe qe akoma i mbron fort ato doktrina te modifikuara (si ajo e trinitetit etj)dhe te futura rishtazi ne perkthimet e bibles. Ju uroj cdo te mire!

    • Keto lloj komentesh jane teresisht jashte etikes dhe rregullave te kesaj faqeje.

      Arsyeja qe po e publikojme dhe shfaqim kete koment eshte me shume si nje mundesi per te sqaruar dhe ndihmuar lexuesit e tjere te vetepermbahen nga perdorimi i kesaj lloje gjuhe dhe fjalori.

      Sqarojme se shkrimi eshte nje perkthim i nje shkrimi tjeter ne anglisht (shihni komentin ne fund te shkrimit), i cili tregon te vertetat pak te ditura rreth sektit te Deshmitareve te Jehovait (DJ) nga kendveshtrimi ungjillor. Pra nuk eshte nje shkrim ne mbrojtje te doktrines se DJ.

      Ne nuk synojme qe nepermjet ketij shkrimi te sqarojme cdo gabim doktrinor apo situate sociale qe lidhet me Deshmitaret e Jehovait, sidomos ne kuadrin e asaj qe ka ndodhur rishtazi ne Shqiperi, pasi tashme i perket organeve te zbatimit te ligjit qe ta ndjekin ceshtjen.

      Ju faleminderit per mirekuptimin!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


    Gjithashtu mund të lexoni

    Kush janë dhe çfarë besojnë Dëshmitarët e Jehovait

    >