• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Kemi përditësuar Biblën shqip

Kemi përditësuar Biblën shqip

Nga: Elvisi23 Korrik, 2022 0 komente |

Bibla Shqip (faqja kryesore, librat e Bibles)
Në vitin 2002  publikuam për herë të parë Biblën shqip një faqen e parë të krishterë shqiptare.

U deshën mjaft përpjekje dhe falë mbështetjes dhe lejes së Shoqërisë Biblike Shqiptare, arritëm të ta nxjerrë online.

Nga ajo kohë, mijëra persona e kanë vizituar dhe vijojnë ta përdorin Biblën e publikuar në këtë faqe. Ky është një gëzim dhe mundësi që jemi shumë të bekuar që mund ta ofrojmë.

Ndërkohë, por prej vitesh kemi dashur të ndërmarrim disa ndryshime dhe përmirësime të mëtejshme të versionit elektronik. Por nuk arritëm të bëjmë më shumë se sa përmirësime të lehta, deri në muajin korrik 2022, 20 vite më vonë!

albKristian.com ka qenë dhe synon të vijojë të mbetet një sipërmarrje personale e disa besimtarëve, tashmë të shpërndarë në gjithë botën, dhe rrjedhimisht dhe koha dhe mundësitë për t’u angazhuar, kanë qenë të kufizuara.

Por, lavdi Zotit, sot kemi mundësinë t’ju prezantojmë me një version të ri të Diadotit të ri, të cilin urojmë do ta mirëprisni siç keni mirëpritur dhe versionin e mëparshëm.

Synimi ynë është që këto përpjekje, të nxisin më tej besimtarë dhe organizata të tjera të krishtera në përpjekjet e tyre për të rritur ndikimin e ungjillit dhe Fjalës nëpërmjet platformave dhe kanaleve dixhitale.

Çfarë sjellë ky version i ri?

  • Janë eliminuar problemet me shfaqjen e gërmave “ë” dhe “ç”, gjë që ishte sfidë me versionin e mëparshëm
  • Bibla është e gjitha ‘responsive’ pra mund të përshtatet lehtësisht me madhësinë e ekranit tuaj, gjë që nuk ishte e mundur më parë
  • Është shtuar motori i kërkimit me Google për të gjithë Biblën dhe faqen
  • Janë përmirësuar titujt e kapitujve dhe librave të Biblës, që të shfaqen më mirë në motorët e kërkimit
  • Tani mund të lidheni (link) direkt me një varg, pra nëse doni t’i referoheni një vargu specifik si p.sh. Zanafilla 1:15 atëherë linkut të kapitullit i shtoni dhe #15 në fund (https://albkristian.com/bibla_shqip/01/1.htm#15)
  • Linku i Biblës mbetet i pandryshuar albKristian.com/bibla_shqip pasi e dimë që ka mjaft faqe të tjera që i referohen këtij linku.

Disa statistika për albkristian.com

Që nga momenti kur kemi filluar të mbledhim të dhëna më Google Analytics, në vitin 2007, mbi 409 mijë vizitorë unikë e kanë vizituar faqen mbi 908 mijë herë, duke gjeneruar mbi 3.4 milion vizita/klikime. Për më shumë shihni tabelën këtu poshtë.

albKristian - statistikat e faqes

Ekipi i albKristian.com

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Konferenca virtuale “Këndojmë për Mbretin”

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Pse të punojmë fort? – takimi i radhës nga Kingdom Business Forum

>