• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Filmi Udhëtari: Regjistrohuni për të ndjekur premierën!

Filmi Udhëtari: Regjistrohuni për të ndjekur premierën!

Nga: Elvisi10 Korrik, 2022 0 komente |

Mos e humbusni rastin për të ndjekur premierën e filmit Udhëtari bashkë me fëmijët, familjen, miqtë, kishën, familjen apo organizatën tuaj.

Premiera do jepet njëkohësisht në disa platforma dhe ambiente të ndryshme ndaj ju inkurajojmë të regjistroheni si kishëfamiljeindivid apo organizatë për ta ndjekur bashkë me njerëzit tuaj.

Kur regjistroheni, do mund të merrni njoftimembështetje dhe ide si ta ktheni filmin në një mundësi për të ndikuar në familjen, kishën, organizatën dhe vetë jetën tuaj.

Filmi Udhëtari

Ky film, bazuar në librin me të njëjtin titull, është një alegori përmes së cilës përshkruhet jeta e një burri që udhëton nga Qyteti i Humbjes (kjo botë) për në Qytetin Qiellor (Parajsën).

Protagonisti (Kristiani) lexon një libër (Biblën) dhe ndien e zbulon se në shpinën e tij ka të lidhur një barrë (që simbolizon mëkatin). Pesha e barrës është aq e rëndë, saqë ai kërkon me çdo kusht të çlirohet prej saj.

Një burrë me emrin Ungjillor e takon dhe e drejton te një portë, ku mund të nisë shtegtimin e tij. Miqtë e tij i luten të mos largohet, por ai vazhdon deri te vendi i çlirimit (kryqi dhe varri bosh i Jezus Krishtit).

Rripat e barrës së Udhëtarit zgjidhen te kryqi dhe kështu ai vazhdon shtegtimin, ndonëse mes shumë vështirësive e peripecive, deri në çastin kur kapërcen lumin, për të hyrë, më në fund, në Qytetin Qiellor.

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Pse të punojmë fort? – takimi i radhës nga Kingdom Business Forum

Takimi #4 – Ndihmë hyjnore gjatë krizës! 23 shkurt 

>