Rrënjët e Islamit…

Nga: Elvisi20 Korrik, 2014 0 komente |

Rrenjet e IslamitShpesh të krishterët bëjnë pyetje si këto: “A kanë myslimanët njohuri për Perëndinë? A është Allahu i njëjti perëndi me atë që adhurojmë ne?” Këtyre pyetjeve u janë dhënë përgjigje të ndryshme. Shumë veta kanë këmbëngulur se Allahu është një perëndi i rremë dhe se është mjaft i ndryshëm nga Perëndia dhe Ati i Jezus Krishtit. Të tjerët nuk kanë qenë aq të gatshëm për ta marrë këtë pozicion. Është e qartë se fillimet e Islamit janë më të ndërlikuara se sa është kuptuar zakonisht.

Islami ka të paktën shtatë fillime të ndryshme që lidhen me njëri-tjetrin:

(1)   Besimet shpirtërore arabe të vërteta e të rremë që dolën gjatë mijëra viteve: Shumë prej këtyre besimeve dolën nga paraardhësit e arabeve. Këtu përfshihet Joktani, i cili kishte jetuar para Abrahamit (Shih Zanafilla 10:26-29), si dhe Ishmaeli dhe gjashtë bijë të tjerë të Abrahamit, përveç Isakut (Zanafilla 25:1-5). Disa arabe te quajtur “hanifë”, i ndoqën këto tradita monoteiste më nga afër se sa popullsia e përgjithshme e Mekës.

(2)   Ndikimet e ndryshme te Judenjve: Një numër i konsiderueshëm Judenjsh jetonin ne Arabi ne kohen e Muhamedit. Mund te shihet lehte nga Kur’ani, nga shkrimet e Judenjve dhe nga jeta e Muhamedit se besimet, qëndrimet dhe veprimet e Judenjve e ndikuan Muhamedin edhe pozitivisht, edhe negativisht.

(3)   Ndikimet e ndryshme të krishtera: Disa të krishterë jetonin në Mekë dhe ne Medinë gjatë jetës së Muhamedit. Duket se shume prej tyre nuk ishin shumë të shenjtë, ose ortodokse në besimet e tyre dhe / ose praktikat e tyre. Po ashtu mund të ketë pasur të pranishëm edhe një numër besimtarësh të krishterë të vërtetë. Një i krishterë i supozuar, që ishte i afërm i gruas se Muhamedit, Kadija, madje e inkurajoi Muhamedin si profet.

(4)   Ndikimet nga shpirtrat dhe paganizmi

(5)   Ndikimet nga Zoroasterizmi Persian [Shen: i perkth. Zoroasterizmi eshte feja e themeluar nga profeti Pers Zoroasteri]

(6)   Ndikimet që erdhën nga karakteri, personaliteti dhe zgjedhjet morale te Muhamedit.

(7)   Zgjedhjet morale dhe kulturore te myslimaneve te hershem arabe pas vdekjes se Muhemedit.  Përveç kësaj, ashtu si e njohim ne sot, është formuar gjithashtu edhe prej 1400 vjetësh histori dhe prej një numri te madh njerëzish dhe kulturash ne disa kontinente.  Bazuar mbi këtë komplet origjinash mund te thuhet se myslimanet (1) dine shume gjera te sakta për Perëndinë (2) ka shume gjera qe ata nuk i kuptojnë për Perëndinë dhe (3) ka gjithashtu shume gabime dhe keqkuptime ne mendjet e tyre lidhur me Perëndinë e vertete.*

Një shkrimtar kristian i ka përshkruar idetë myslimane dhe përvojën e Perëndisë si vijon:

“Është njësoj sikur një person qe ndodhet ne dritën e dobët te agimit te shohë një ndërtesë ne largësi. Ai e sheh ndërtesën, e kupton qe ka vetëm një ndërtesë, por nuk është dot ne gjendje te tregoje nëse është një ndërtesë banimi apo një fabrike. Ai është i sigurt qe ndërtesa është njëkatëshe dhe është e ndërtuar me tulla. Por kur afrohet me shume dhe e sheh ndërtesën ne mes te ditës, ai e kupton se ndërtesa është prej guri dhe jo prej tulle dhe ne vend qe te kishte një ka, ajo ka tre kate. Tani ai e njeh ndërtesën për atë qe është ne te vërtetë.  Kur një mysliman e sheh Perëndinë nen dritën e papërsosur te zbulesave Kur’anike dhe me arsyen e vet, ai e sheh fuqinë dhe vullnetin e Perëndisë, por nuk e sheh dashurinë e Perëndisë. Ai sheh unitetin e Perëndisë, por nuk sheh se ai është trinitet dhe unitet. Një njohuri e tille e vërtetë për Perëndinë, është e mundur vetëm kur dikush e sheh Perëndinë ne Birin e Tij, Jezus Krishtin.”


*Marre nga “Një përgjigje e Kristianit për Islamin” nga Uilliam. M.Miller, Presbyterian and Reformed Publishing Co. 1976 (STL, reprint 1986, faqet 75-76)

Shënim: I gjithë materiali është marre dhe përdorur me leje te botuesit dhe nuk mund te përdoret pa lejen e tij “30-Ditet”.

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Fillimet (Origjina) e Islamit

Shlyerja e Fajit

Çfarë është Ramazani ?

A vdiq Jezusi në Kryq?

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>