• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Instituti Biblik i Shqipërisë sjell librin e krishterë audio

Instituti Biblik i Shqipërisë sjell librin e krishterë audio

Nga: Pëllumb Ranxha28 Janar, 2022 0 komente |

Të dashur miq të librit,

A keni menduar për të mësuar, për t’u rritur në besim, për t’u përgatitur për jetë dhe shërbesë duke punuar, udhëtuar me makinë, ecur apo duke gatuar? Tani është e mundur me anë të librit audio.

IBSH Librat Audio

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju se Instituti Biblik i Shqipërisë sjell për kishën shqiptare librin e krishterë audio. Në këtë projekt kemi parasysh të gjithë ata që janë të kufizuar për të lexuar, ata që janë të zënë, ata që janë larg Shqipërisë, apo ata në Shqipëri por që nuk kanë shumë libra.

Për të gjithë besimtarët e interesuar për librin audio do të gjejnë libra me tema rreth: Udhëheqësisë, disiplinave frymërore, për burrat, gratë, familjen e krishterë, për betejën frymërore, lutjen dhe rizgjimin frymëror, për Hirin e Perëndisë, kishën e përndjekur dhe tema të tjera. Mbetet synimi ynë për të pajisur të krishterët për jetë, shërbesë dhe ndikim në botë edhe përmes librit audio.

Nëntë librat e parë audio mund të dëgjohen në faqen e IBSH-së https://ibsh.al/category/librat-audio/

Në YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCmtU8l7lVPbQap8UOKP0-bQ/playlists
ose në Facebook: https://www.facebook.com/ibshdurres/videos/?ref=page_internal

Lutemi që ky projekt për ta sjellë librin te besimtarët tani edhe audio do ta bekojë dhe ndërtojë kishën e Zotit kudo që ata janë!

Ndajeni këtë lajm të mirë me miqtë tuaj që ende nuk kanë dëgjuar për të!

Në Krishtin

Pëllumb Ranxha
Instituti Biblik i Shqipërisë, Durrës

Pëllumb Ranxha

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari i leximit të Biblës nga Robert Murray M’Cheyne

21 dhjetor 2023: Debati për Zotin – Rezervoni vendin tuaj!

Pse të punojmë fort? – takimi i radhës nga Kingdom Business Forum

Takimi #4 – Ndihmë hyjnore gjatë krizës! 23 shkurt 

>