Dy Natyrat e Jezusit
Jezusi ëshë Perëndia në mish. Ai nuk është gjysëm-njeri dhe gjysëm-Perëndi. Ai është plotësisht-njeri dhe plotësisht-Perëndi. Kur u mishërua, Ai i shtoi natyrës së Tij hyjnore natyrën njerëzore. Pra, Ai ka dy natyra: hyjnore dhe njerzore. Ai është njëkohësisht Perëndi dhe njeri në të njejtën kohë. Ai nuk është thjesht një njeri “që kishte Perëndinë brenda”, ose thjesht një njeri që “manifestoi principin e Perëndisë”. Ai është Perëndia vetë dhe personi i dytë i Trinisë. “Ai është shkëlqimi i lavdisë së Tij dhe vula e qënies së Tij dhe i mban të gjitha me fuqinë e Fjalës së Tij (Hebrenjve 1:3 – e parafrazuar).
Të dy natyrat e Jezusit nuk janë “të përziera sëbashku”, dhe as të kombinuara në një natyrë Njeriu-Perëndi. Ato janë të ndara, por bashkëveprojnë si një e përbashkët. Ky quhet ‘Bashkimi Hypostatik’.
Tabela e mëposhtme do t’ju ndihmojë që të shihni të dy natyrat e Jezusit ‘në veprim’:
Perëndi
Njeri
Ai u adhurua (Mat. 2:2,11; 14:33).
Ai e adhuroi Atin (Gjoni 17).
Ai u quajt Perëndi (Gjoni 20:28; Heb. 1:8).
Ai u quajt njeri (Mark 15:39; Gjoni 19:5; Luka 5:24).
Ai u quajt Biri i Perëndisë (Mark 1:1; Mateu 14:33).
Ai u quajt Bir i Njeriu (Gjoni 9:35-37; 5:27).
Atij i’u drejtuan lutje (Vep. 7:59).
Ai i’u lut Atit (Gjoni 17).
Ai nuk ka mëkat (1 Pjet. 2:22; Heb. 4:15).
Ai u tundua (Mat. 4:1).
Ai jep jetë të përjetshme (Gjoni 10:28).
Ai vdiq (Rom. 5:8).
Tek Ai banon gjithë plotësia e Hyjnisë (Kol. 2:9)
Ai ka një trup me mish e kocka (Luka 24:39).
Një nga gabimet më të shpeshta që kultet jo të krishtera bëjnë, ka të bëj me mos-kuptimin e dy natyrave të Krishtit. Për shembull, Dëshmitarët e Jehovait fokusohen në natyrën njerzore të Krishtit dhe e injorojnë natyrën e Tij hyjnore. Dhe Mormonët sëbashku me Myslimanët, bëjnë të njejtin gabim, përsa i përket natyrave të Tij.
Për të kuptuar Jezusin, dhe si rezultat, të gjitha doktrinat e tjera që kanë të bëjn me të, duhet që të kuptojnë dhe të përkufizojmë dy natyrat e Tij siç duhet.
Bibla është për Jezusin (Gjoni 5:39). Profetët profetizuan për të (Vep. 10:43). Ati dëshmoi për të (Gjoni 5:37; 8:18). Fryma e Shenjtë dëshmoi për të (Gjoni 15:26). Veprat që Jezusi kreu dëshmuan për të (Gjoni 5:36; 10:25). Turmat dëshmuan për të (Gjoni 12:17). Dhe, Jezusi dëshmoi për Vetëvetem (Gjoni 14:6; 18:6).
Disa vargje të tjera që mund të konsideroni kur të shqyrtoni hyninë e Tij janë, (Gjoni 1:1; 10:30-33; 20:28; Kol. 2:9; Fil. 2:5-8; Heb. 1:6-8; dhe 2 Pjet. 1:1).
1 e Timoteut 2:5 thotë, “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”. Tani, në qiell ndodhet një njeri në fronin e Perëndisë. Ai është avokati ynë me Atin (1 Gjonit 2:1). Ai është Shpëtimtari ynë (Tit. 2:13). Ai është Zoti ynë (Rom. 10:9-10). Ai është Jezusi.
Shënim: Këto informacione janë marrë dhe përshtatuar nga “Christian Apologetics & Research Ministry” – CARM.org
U ndryshuar më: July 25, 2005