Lutuni per boten muslimane-islame

· · 9 min lexim · Islami

A është i interesuar me të vërtetë Perëndia për të gjithë popujt e botës? Kur mendojnë për ta shpallur Mesinë te të gjithë grupet etnike të botës, shumica e njerëzve shpesh do të mendonin për Mateu 28:18-20. Ai tekst është i rëndësishëm, por, në fakt, baza Biblike për dëshirën e Perëndisë për t’i arritur kombet daton më herët. Shumë veta mund të befasohen që ne e gjejmë atë te libri i Zanafillës. Perëndia flet për bekimin e të gjitha kombeve përmes farës së Abrahamit dhe premtimi përsëritet shumë herë. Perëndia pati gjithnjë një plan që i përfshinte të gjithë kombet (në disa tekste përdoret shprehja “të gjitha familjet e tokës”). Shihni pjesët e mëposhtme për lexim. Por ZOTI i tha Abrahamit: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, dhe do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd, dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do t’i bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë, dhe do të mallkoj të gjithë ata që do të të mallkojnë; te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës.” (Zanafilla 12:1-3, shih edhe Zanafilla 18:18 dhe 22:18). I njëjti premtim iu pasua pasardhësve të Abrahamit. Perëndia i foli Isakut: “Dhe do t’i shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit; do t’u jap pasardhësve të tu tërë këto vende, dhe të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu” (Zan. 26:4). Perëndia i foli gjithashtu Jakobit (Izraelit): “Dhe pasardhësit e tu do të jenë si pluhuri i tokës, dhe ti do të shtrihesh në perëndim dhe në lindje, në veri dhe në jug; dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpëmjet teje dhe pasardhësve të tu (Zan. 28:14). Të krishterët e hershëm gjithashtu e panë se Jezusi mbarte bekimin e Abrahamit. Ne lexojmë pas Ditës së Rrëshajëve: “Por edhe të gjithë profetët, sa kanë folur që nga Samueli e këtej, i kanë paralajmëruar këto ditë. Ju jeni bij të profetëve dhe të besëlidhjes që bëri Perëndia me etërit tanë, duke i thënë Abrahamit: “Dhe në pasardhësit e tu, do të bekohen të gjitha fiset e dheut”. Perëndia më së pari, pasi e ringjalli Birin e tij Jezusin, jua ka dërguar juve që t’ju bekojë, duke larguar secilin prej jush nga paudhësitë tuaja” (Veprat 3:24-26). Patjetër që Perëndia e ka përmbushur fjalën e tij lidhur me pasardhësit fizikë të Abrahamit, por ka edhe më tepër. Johebrenjtë që besojnë te Mesia gjithashtu janë të përfshirë në premtimet 4,000 vjeçare që Perëndia ia bëri Abrahamit. Te Galatasve 3:16 dhe 3:28-29 lexojmë: “Edhe premtimet iu bënë Abrahamit dhe Pasardhësit të tij. Nuk thotë: “Edhe pasardhësve” si për shumë, por si për një: “Dhe Pasardhësit tënd”, që është Krishti. . . . Nuk ka as jude, as grek, nuk ka as skllav, as të lirë, nuk ka as mashkull, as femër, sepse ju të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. Dhe në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit”. Ata që janë në Krishtin janë fara e Abrahamit, ne jemi në farën e Abrahamit, Mesinë. Ne jemi të bekuar dhe duhet të jemi bekim. Lutjet tona gjatë këtij muaji të Ramazanit janë pjesë e dëshirës së lashtë të Perëndisë për t’i bekuar të gjithë kombet, madje të gjitha familjet e tokës. A kemi në zemër të njëjtën gjë me Perëndinë? A jemi të gatshëm për të shkuar përtej rehatisë sonë për t’i bekuar kombet? Le të lutemi me besim, duke e ditur se Perëndia dëshiron t’i bekojë kombet përmes shërbëtorit të tij, Jezusit.

Bazat e Islamit Sipas Myslimaneve, Islami filloi që me qeniet e para njerëzore, Adamin dhe Evën, të cilët duhej t’ia nënshtronin veten Perëndisë. Fjala Islam do të thotë nënshtrim. Myslimanët besojnë se Abrahami, Moisiu, Davidi dhe Jezusi ishin që të gjithë profetë të Islamit. Shumë Myslimanë madje besojnë se Adami e ndërtoi Beit Allah (Shtëpinë e Perëndisë) fillestare në Mekë, në Qabe. Kjo ndërtesë guri e mbuluar me një veshje të zezë, ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Ajo ka ekzistuar madje edhe gjatë jetës së Myslimanit më të famshëm, Muhamedit. Askush nuk ka mundësi ta kuptojë Islamin pa ditur diçka për jetën e Muhamedit. Ky burrë është vlerësuar nga të gjithë Myslimanët si profeti i fundit dhe më i madhi. Në Islam, Muhamedi konsiderohet si “njeriu ideal”. Muhamedi në asnjë mënyrë nuk është konsideruar i shenjtë, dhe as nuk është adhuruar, por ai është modeli për të gjithë Myslimanët lidhur me se si duhet të sillen ata. Nuk janë lejuar fare asnjë nga shëmbëlltyrat e Muhamedit (me qëllim që të parandalohet idhujtaria). Jeta e hershme e Muhamedit Profeti i Islamit u lind në vitin 570 Pas Krishtit në Mekë, një qytet në Arabinë Saudite. Ai ishte një anëtar i klanit të Hashimit nga fisi i fuqishëm i Kurejshit. Gjatë pjesës më të madhe të jetës së Muhamedit adhurimi pagan i idhujve ishte mjaft i përhapur në Arabi. Vlerësohet se afro 360 perëndi dhe perëndesha adhuroheshin prej Arabëve në Mekë, e cila ishte një qendër kryesore për idhujtarinë në rajon. Historianët Myslimanë mendojnë se që djalosh, Muhamedi e urrente adhurimin e idhujve dhe jetoi një jetë moralisht të pastër. Zbulesat fillestare: Sipas Myslimanëve, në moshën 40 vjeçare, në vitin 610 Pas Krishtit, Muhamedi supozohet se filloi të merrte zbulesat dhe udhëzimet që ai besonte se ishin nga krye-engjëlli Gabriel (Xhebraili në Arabisht). Këto “zbulesa” formojnë themelin e Kur’anit. Muhamedi shpalli se zbulesat e tij ishin mesazhi përfundimtar dhe më i lartë nga Perëndia i Vetëm dhe Suprem, ndonëse në fillim Muhamedi madje e vuri në dyshim nëse ai ishte një profet. Ai e ndaloi adhurimin e idhujve dhe themeloi rendin civil dhe fetar në Medinë dhe përfundimisht edhe në Mekë. Muhamedi vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 632 në Medinë në Arabinë Saudite. Marrëdhëniet me Judenjtë dhe Kristianët: Gjatë jetës së tij, Muhamedi takoi shumë njerëz që ishin të paktën Kristianë nga emri. Ai gjithashtu mësoi shumë ide fetare dhe zakone nga klanet e Judenjve që jetonin në krahinën e Mekës dhe Medinës. Roli i Muhamedit si profet nuk u pranua nga Judenjtë, gjë që shpuri në konflikte serioze. Idetë, praktikat dhe historia Kristiane e Judaike janë shumë të pranishme në Kur’an, ndonëse ato shpesh janë shtrembëruar. MYSLIMANËT BESOJNË NË … Një Perëndi, Krijuesin e të gjitha gjërave Engjëjt dhe shpirtrat e këqinj Profetët (Adami, Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, Jona, Jezusi, Muhamedi) Muhamedi, profeti i fundit dhe më i madhi Librat e Shenjtë: Tora, Zaburi (Psalmet), Inxhilli (Ungjilli) dhe Kur’ani Ditën e Gjykimit për të gjithë njerëzit Shtrembërimin dhe modifikimin e Biblës nga Judenjtë dhe Kristianët Jezusi thotë, “Ju do ta duani të afërmin tuaj si vetveten.” A janë mbrujtur nga ky urdhërim idetë e mia dhe qëndrimet e mia ndaj Myslimanëve? IDETË MYSLIMANE PËR JEZUSIN Jezusi u ngjiz në mënyrë të mrekullueshme prej Perëndisë në mitrën e Marisë së Virgjër. Jezusi është vetëm një profet, ai nuk është hyjnor (jo Biri i Perëndisë, jo Perëndia në mish). Jezusi ishte në fakt një Mysliman i mirë dhe ai u mësoi Judenjve një formë të hershme të Islamit. Jezusi nuk vdiq në kryq. Ai shkoi direkt në parajsë. Juda e transformoi fytyrën e tij dhe vdiq në vend të Jezusit si një ndëshkim nga Perëndia. Jezusi do të vijë përsëri një ditë, ai do të martohet dhe do të ketë fëmijë. Ai do të korrigjojë gabimet që kanë thënë Kristianët për Të. Ai do të vdesë, do të varroset në Medinë dhe do të gjykohet si të gjithë njerëzit në ditën e Gjykimit të Fundit. JEZUSI NË KURAN Ju mund të zbuloni më shumë lidhur me perspektivën Islamike mbi Jezusin duke lexuar për Të në Kur’an. Më poshtë janë treguar kapituj (sure) dhe vargje të ndryshëm. Në Kur’an Jezusin e quajnë me emrin Isa. Tituj, role dhe atribute të ndryshëm i janë atribuar Jezusit. Këtu ka disa shembuj: Jezusi është fjala e Perëndisë: Sure: 3:45; 5:46, 110 dhe 57:27 Jezusi është Mesia: Sure: 3:45; 4:171; 5:17, 72, 75 Profet ose Lajmëtar nga Perëndia: Sure: 3:49; 6:85; 19:30; 57:27 Jezusi i ringjalli të vdekurit dhe i shëroi të sëmurët: Sure: 3:49; 5:110 Jezusi ishte i pastër, i pamëkat:Sure: 19:19 Edhe sikur idetë e Kur’anit të listuara më sipër të jenë të njëjta ose të ngjashme me idetë Biblike, Myslimanët kurrë nuk mendojnë se Jezusi ishte hyjnor, ose se ai na shpëton me anë të vdekjes dhe ringjalljes së Tij. PESË SHTYLLAT E ISLAMIT Feja Islamike jetohet sipas pesë “shtyllave” kryesore që janë praktika të detyrueshme fetare për të gjithë Myslimanët e rritur: Recitimi i Kredos (shahada) “Nuk ka asnjë Perëndi përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij”. Lutja (Salati) – Pesë herë çdo ditë. Dhënia e lëmoshës (Zakati) – T’u japësh të varfërve edhe me detyrim, edhe me dëshirë. Agjërimi (saum) – Sidomos gjatë muajit “të shenjtë” të Ramazanit. Pelegrinazhi (Haxhillëku) – Të paktën një herë në jetë, të shkohet në Mekë, gjë që njihet si Haxhillëk. Sfida jonë Të mësojmë të lutemi për muslimanët nëpërmjet broshurës 30 ditët Të mësojmë më shumë rreth islamit dhe se si t’u dëshmojmë muslimanëve me jetët tona


Lexo gjithashtu:

Ndaje:
>
Scroll to Top