Mana e së Hënës: Të shfrytëzojmë në maksimum talentet dhe aftësitë tona

Jim Mathis · · 5 min lexim · Mana e së henës

Te Shfrytezojme Në Maksimum Talentet Dhe Aftesite Tona

Nga: Jim Mathis (Xhim Methis)

Po lexoja biografine e William Henry Fox Talbot (Uilliam Henri Foks Talbot), një nga njerëzit që kane kontribuar në shpikjen e fotografise. Jeta e ketij anglezi (1800-1870) është vërtet intërësante. Pronar tokash dhe anetar i parlamentit anglez, ai njihet si shpikesi i procesit të stampimit në letër të fotografive dhe si botuesi i librit të pare të ilustruar me fotografi. Ai ishte edhe matematicien.

Autori i biografise së Talbot-it thekson së në ate kohe ishin të shumte ata që arrinin të benin gjëra me vlere megjithese iu mungonin shumë mjetë që në shoqerine e sotme konsiderohen si absolutisht të domosdoshme.

Si kane mundur njerëz të asaj kohe të arrinin kaq shumë? Ndoshta një pjese e përgjigjës së kesaj pyetjeje qendron në faktin së në shoqerine moderne është ulur ndjeshem niveli i aftesise së njeriut për tu perqendruar për një kohe të gjate mbi diçka. Vitet e fundit kam vene re së une vete nuk ndjehem i qete pas disa minutash perqendrimi. Kohe e pa kohe kontrolloj posten elektronike, cohem disa herë të pi kafe dhe, shpesh e me shpesh, mendja me fluturon në gjëra krejt të tjera. Është bërë vërtet shumë e vështirë të arrish të perqendrohesh për ore të tera mbi një gjë të vetme.

Talbot-i nuk kishte as e-mail dhe as telefon që t’ja ndërprisnin mendimin kohe pas kohe. Ai nuk i kalonte mbremjet duke pare televizor. Nuk i duhej të harxhonte as kohe dhe as energji me faqë interneti e të tjera si keto. Koha rridhte ngadale dhe pa shumë kerkesa. Kjo i jepte atij mundësi të kalonte ore e, madje, ditë të tera i perqendruar mbi gjëtjen e zgjidhjeve për probleme shumë komplekse.

Sot, të arrish të kryesh disa detyra njeherësh, konsiderohet një aftesi teper e vecante. Në të vërtete, të kryesh shumë detyra njeherësh do të thote të mos i kushtosh asnjëres njeqind për qind të kohes. Shumica e jone këtë gjë ben, vrapon mbas shumë gjërash duke mos u perqendruar plotësisht në asnjëren prej tyre.

Disa vjet me pare vendosa ta percaktoja përfundimisht veten si fotograf, muzikant dhe shkrimtar. Kjo donte të thoshte së nuk mund t’i kushtoja me kohe kopeshtarise, lojes së golfit ose gdhendjes së drurit. Duke i kufizuar fushat e veprimtarise besoj së mund të arrij shumë me teper në një fushe të caktuar.

Ne Kolosianeve 3:23 thuhet, “Dhe çdo gjë që beni, ta beni me gjithpërkushtim, si për Zotin dhe jo si për njerëzit.” Për mua “me gjithpërkushtim ” do të thote të perqendrosh në ate që ben gjithshka tenden, pa u hallakatur.

Japonezet kane një fjalë, “muda”, që do të thote pa dobi ose, thjesht, humbje kohe. Nganjeherë është e vështirë ta dish nese je apo nuk je duke e cuar kohen dem. Të merresh me sport një mbaditë, valle e ke cuar kohen dem? Po nese sportin e luan me dike me të cilin mund të bisedosh edhe për intërësa punë apo biznesi? Po në rast së në sportin që praktikon je në nivel të larte dhe vetëm ca stervitje me shumë mund të coje drejt një medaljeje?

Me tej akoma: për mendimin e disave, të merresh p.sh. me muzike është humbje kohe, por une do të thosha se, perderisa Zoti me ka pajisur me pasion për muziken, të mos merrem me të do të thote të tregoj mosbindje ndaj Tij dhe ndoshta Zoti mund ta konsideroje këtë si shpërdorim nga ana ime të një dhurate që Ai me ka bërë.

Prandaj, vetëm duke pasur parasysh së kush jemi, si dhe pse na ka krijuar Zoti dhe së cili është qellimi i jetës tone, mund të percaktojme drejt së ku duhet t’i perqendrojme energjite dhe si ta shfrytezojme sa me mirë kohen.

Shënim: Jim Mathis ka një studio të fotografise artistike në Overland Park, Kansas.Me pare ai ka qene drejtor ekzekutiv i CBMC në Kansas City, Kansas dhe Kansas City, Missouri.

Reflektim dhe Diskutim

  1. A je njemendje me idene së pavaresisht nga moria e mjetëve që ka në dispozicion, njeriu i sotem nuk është në gjëndje të bëjë ato që që jane bërë në të kaluaren nga individi? Pse, ose pse jo?
  2. A je nga ata që kryejne shumë punë njeherësh? Ndjen kënaqësi dhe madje krenari për këtë? Shpjegoje përgjigjën tende.
  3. A e ke vene re, ashtu sikundër Jim Mathis, së nganjeherë e ke të vështirë të perqendrohesh për një kohe të gjate në je gjë të vetme? Cilat mund të jene disa menyra për ta mposhtur shperqendrimin dhe për t’u fokusuar me mirë në kryerjen perfekte të një detyre të caktuar.
  4. në rast së do ta mbaje parasysh me mirë idene që shprehet tek Kolosianeve 3:23 – “te punosh si për Zotin dhe jo si për njerëzit” – a mëndon së mund të kishte ndonjë ndryshim pozitiv në qendrimin tend ndaj punës, ndaj familjes dhe miqve, madje edhe në mënyrën e kalimit të kohes së lire? SHËNIM: Nese do të deshiroje thjesht të lexoje ose edhe të hyje në diskutim për pjese të tjera të Bibles lidhur me këtë çështje, drejtoju pasazheve si më poshtë: Fjalë të Urta 10:5, 12:11, 18:9; Predikuesit 9:10; 1Korintasve 7:20-24; Efesianeve 6:5-8; Kolosianeve 3:17

Lexo gjithashtu:

Jim Mathis

Jim Mathis është fotograf profesionist, ish-pronar kafenesh dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International me bazë në Kansas City. Ai shkruan me pasion për lidhjen mes besimit, kreativitetit dhe punës, duke ndarë mësimet e veta jetësore me lexuesit.

Jim Mathis
Jim Mathis
Jim Mathis është fotograf profesionist, ish-pronar kafenesh dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International me bazë në Kansas City. Ai shkruan me pasion për lidhjen mes besimit, kreativitetit dhe punës, duke ndarë mësimet e veta jetësore me lexuesit.
Ndaje:
>
Scroll to Top