Të Ndërtosh Një Biznes Me Besueshmëri Të Lartë
Nga: Rick Boxx
Agjensia Edelman, e cila ka bërë kërkime shkencore për një sërë cështjesh që kanë të bëjnë me tregun global, kohët e fundit përfundoi një studim ku një numër njerëzish ftohen të japin mendim mbi nivelin e besimit që ata kanë te drejtuesit dhe kompanitë e tyre. Në studime të mëparshme të kësaj natyre, të anketuarit kishin përcaktuar “performancën financiare” dhe “cilësinë e produktit” si disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në besimin që ata kanë te drejtuesit ekzekutivë. Megjithatë, që kur ndodhi tronditja financiare mbarëbotërore, rëndësia e këtyre faktorëve ka rënë ndjeshëm. Cështjet kryesore që përmban raporti i studjuesve të agjensisë Edelman inkludojnë tani “transparencën dhe ndershmërinë” e kompanive si kriter besimi te ato. Duket se janë të shumtë njerëzit që e kanë kuptuar se, vetëm fakti që një biznes paraqitet me performancë të lartë financiare, nuk mjafton që të krijohet besim i plotë te ky biznes. Thënë ndryshe, në qoftë se ti nuk ke besim te njerëzit të cilët prodhojnë shifra fiskale që bëjnë përshtypje, atëhere ti nuk ke besim as tek ajo që paraqitet si sukses financiar.
Është e qartë se vitet e fundit besueshmëria te shumë sektorë biznesi ka marrë një goditje të rëndë. “Kujt t’i besosh?” është pyetja që bëjnë shumë prej nesh dhe, fatkeqësisht, kjo pyetje nuk e ka të lehtë përgjigjen. Ndershmëria paraqitet një element i cunguar që te drejtuesit kryesorë politikë e deri te drejtuesit ekzekutivë të biznesit të të gjitha niveleve.
Ndoshta ia vlen t’i drejtohemi një libri të hershëm, Biblës, për të gjetur një shembull klasik se si duhet të veprojë një lider i vërtetë. Shembulli për liderin në fjalë është ai i Danielit, jeta e të cilit është përshkruar me hollësi në Testamentin e vjetër. Te Danieli 6:4 shkruhet kështu për të: “Ata nuk gjetën korrupsion te ai, sepse ai ishte i denjë për t’u besuar; nuk ishte as i korruptuar dhe as i shmangej përgjegjësive.” Në këtë kohë Danieli kishte dalë mbi ujë si pretendent për t’u bërë lider i shquar në Babiloninë e vjetër, gjë që i kishte bërë me të keq rivalët e tij. Si mënyrën më efikase për t’ia ulur autoritetin e tij në rritje, ata kishin gjetur hedhjen baltë mbi veprimet e tij
Kundërshtarët e tij dështuan me turp në përpjekjet e tyre për të sfiduar integritetin moral të Danielit dhe, cdo gjë që bënë për t’a denigruar atë, iu kthye atyre kundër. Kur akuzat që ata i bënë Danielit dolën se ishin të pa baza, ata u ekzekutuan, kurse Danielit iu besuan detyra edhe më të rëndësishme në mbretërinë e Dariusit.
Në situatën e rëndë në të cilën u ndodh, Danieli u shpërblye në mënyrë të begatë për shkak se ai u qëndronte besnik bindjeve të tij dhe nuk iu vërtetua asgjë që kishte të bënte me korrupsion etiko moral.
Do të sygjeroja që, në rast se dëshiron të ndërtosh një reputacion të mirë për kompaninë tëndë, atëhere ti dhe njerëzit që të rrethojnë duhet të ndiqni shembullin e Danielit duke demonstruar me vepra vendosmërinë për të qenë të besueshëm dhe të ndershëm. Është pak a shumë ajo që lexojmë në një tjetër libër të Testamentit të Vjetër: “Ndershmëria udhëheq njerëzit e mirë, pandershmëria i shkatërron të pabesët.” (Fjalë të Urta 11:3; nga “New Living Translation”)
Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e “Integrity Moments with Rick Boxx,” komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE në vebsajtin www.integrityresource.org.
Reflektim/Diskutime Pyetje
Si ka ndikuar kriza ekonomike te besimi që ti ke tek partnerët e tu në biznes dhe në botën profesionale? Shpjegoje përgjigjen.
Sipas mendimit tënd, cili është niveli i besimit të klientëve te kompania jote në kushtet e pasigurisë ekonomike? A mund të mendosh për ndërmarrjen e ndonjë hapi që do të ndihmonte për të rivendosur ose forcuar besimin e klientëve ndaj biznesit tënd?
Pavarësisht nga pozicioni që ze në firmën ku punon, a mund të bësh diçka që të ngresh në një nivel më të lartë besimin që kanë njerëzit te ty personalisht?
4. A mendon se cilësitë e karakterit të Danielit ia vlen që të përvetësohen nga kushdo? A është e mundur kjo në kushtet kur mjedisi i biznesit është kaq materialist? Pse, ose pse jo?
SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe dëshiron të lexosh më shumë mbi këtë temë, shiko pasazhet e radhitura si më poshtë
Fjalë të Urta 10:9, 12:19,22, 13:6,17, 20:14, 29:10; Romakëve 13:11-14; Filipianëve 4:8