Te Jetosh Në “Vijen Ndarese”
Nga: Robert J. Tamasy
Mikut tim Ricard i pelqen të flase mbi ate që ai e quan “te jetosh përgjate vijes ndarese”. “Vija ndarese” që ai ka parasysh, është ajo shenja e vogel e pikesimit që e gjëjme në pllakat e varreve, e cila ndan ditën e lindjes së një personi nga dita e vdekjes së tij. Megjithese shumë e vogel, vija ndarese paraqet në thelb gjithshka që ka ndodhur në jetën e njeriut midis ketyre dy datave.
Perfytyroje tani të zmadhuar vijen tende ndarese, aq sa e mund të shikosh gjithshka që perfshihet brenda jetës tende. A mëndon së do të mbetesh i kënaqur me ate që do të shohesh?
Fatmirësisht, për sa kohe marrim fryme, kemi ende mundësinë të percaktojme së çfarë ngjarjesh, çfarë veprimesh, çfarë arritjesh dhe çfarë marredheniesh njerëzore do të permbaje vija jone ndarese. He për he, për sejcilin nga ne, kapitulli përfundimtar i jetës nuk është shkruar ende. Në nuk mund të ndryshojme të shkuaren, por në mund t’i japim forme të ardhmes dhe të percaktojme kursin që do të ndjekim në te.
Ceshtja është së si ta mbushim sa me mirë që të jetë e mundur ate që na ka mbetur nga gjatesia e kesaj vije, e cila, një ditë, do të perbëjë simboliken e asaj c’ka ka perfaqesuar jeta jone. Si mund ta dime paraprakisht nese do të jemi të kënaqur me ate c’ka do të perfaqesoje kjo simbolike – karieren profesionale, marredheniet me familjen dhe miqte, arritjet personale, vlerat dhe prioritetet tona, madje edhe menyra së si e kemi kaluar kohen lire?
Ka shumë menyra për t’ju perqasur kesaj pyetjeje, por une do të rekomandoja njeren, ate që ka të bëjë drejtperdrejte me marrjen e keshillave prej Bibles, prej burimit të urtesise e mencurise prej të cilit kane perfituar ndihme miliona njerëz përgjate rrjedhes së shekujve. Ja disa principe fillestare në lidhje me ate që e quajtem “te jetuarit përgjate vijes ndarese”:
Jeto duke mbajtur parasysh perspektiven afatgjate. Shumë shpesh njerëzit priren nga perfitimet afashkurter si persa i takon çështjeve që kane të bejne me parate ashtu edhe për ato që kane të bejne me marrjen e vendimeve në lidhje me biznesin apo edhe me deshirat e tyre personale. Të mbash parasysh perspektiven afatgjate do të thote të kesh gjithmone parasysh fundin, madje edhe kur ky është i padukshem. Kjo na ndihmon të durojme e të kalojme vështirësite pa i kompromentuar vlerat tona morale. “Sepse ecim nepermjet besimit dhe jo nepermjet vizionit (2 Korintasve 5:7).
Jep maksimumin në çfarëdo që ben. A nuk do të ishte e trishtueshme të ktheje koken pas dhe të konstatoje së asnjëherë gjate jetës nuk ke dhene në maksimumin e mundesive të tua në punë, në maredhenie me njerëzit, madje edhe në hobite e tua? Nese perpiqesh për të dhene maksimumin, ateherë do të kesh shumë me pak pengjë në jetë. “Tërë ato që t’i ze dora për të bërë, beji me gjithe forcen tende” (Predikuesit 9:10).
Puno me shpirt për të marre shpërblimin që meriton. Të gjithe kemi nevoje për motivim aty ku punojme, qofte ky rritje page, mirënjohje kolektive, gradim etj. Kur bejme c’është e mundur për të permbushur standarte të larta – ato të percaktuara nga Zoti – shpërblimi yne do të jetë edhe me i madh. “Sherbe me dashuri, si për Krishtin dhe jo si për njerëzit, duke e ditur së gjithsejcili, po të bëjë të miren, do të marre shpërblimin nga Zoti.” (Efesianeve 6:7-8).
Ndihmo të tjeret. Biznesmenet e dine mirë vleren e investimit material e financiar në pergjithesi, por investimi me i rendesishem është ai që behet tek njerëzit. Ky investim paraqitet si kohe, energji, të mira materiale, trajnim profesional etj., por edhe si urtesi dhe persosje shpirterore. kështu ata ndihmohen vërtet për jetën. “Nga kjo e kemi njohur dashurine: Ai e dha jetën e vet për në dhe në duhet të japim jetën tone për vellezerit. Dhe nese njeri ka të mirat e kesaj bote dhe, kur sheh të vellane që është në nevoje, e mbyll zemrën e tij, si mund të qendroje të ai dashuria e Perëndisë? (1 Gjoni 3:16-17).
Reflektim dhe Diskutim
- C’mendim ke për konceptin e “te jetuarit në vijen ndarese’? Të nxit? Të dekurajon? Çfarë reaksioni të krijon?
- Deri në keto caste, cilat mëndon së kane qene kulmet pozitive dhe ato negative në “vijen ndarese” tenden, personale?
- Cili nga principet biblike në lidhje me “te jetuarit në vijen ndarese” të duket me i rendesishmi? Apo asnjëri prej tyre? Shpjegoje sa me gjëre përgjigjën.
- Cilet principe nga Bibla ose nga burime të tjera, perfshi edhe eksperiencen tende, të duken me vlere në parapercaktimin e asaj që do të perfaqesoje përfundimisht “vija ndarese” e individit? SHËNIM: Nese e ke Biblen dhe ke dëshirë të shikosh edhe pasazhe të tjere në lidhje me këtë teme, referohu si më poshtë: Kolosianeve 3:17,23; Mateu 6:19-21,33, 25:40; Galatianeve 6:7- 10; Jakobi 2:14-24