Mana e së Hënës: Strategjia e marketingut që përdori Perëndia

Robert J. Tamasy · · 5 min lexim · Mana e së henës

Strategjia E “Marketingut” Që Përdori Perëndia

Nga: Robert J. Tamasy

Marketingu është gjithcka. Kështu na kanë thënë të paktën. Duhet të identifikohesh me konsumatorin. Të gjësh një vend në treg për produktin ose shërbimet që ofron. Duhet të përcaktosh një logo që të mbahet mend. Duhet të jesh sa më i dukshëm dhe të mbetesh përfundimisht në mendjet e klientëve të vjetër dhe atyre potencialë, në mënyrë që, kur ata të kenë nevojë për diçka, të kujtohen menjëherë për kompaninë tënde. Objektivi është që të zesh vendin tënd në treg dhe, më tej akoma, t’ju falësh njerëzve kënaqësi.

Po si arrihet kjo? Ka shumë mënyra: Bëj një konferencë për shtyp. Përgatit broshura tërheqëse me ngjyra të gjalla. Ndërto një vebsajt të fjalës së fundit. Jep intervista në shtyp dhe TV. Harto një startegji të goditur multimediale. Identifikoje produktin tënd me një person VIP, etj.

Ndërsa përgatitemi që, diku nga java tjetër, të festojmë Krishtlindjen, vërejmë së Perëndia ka harruar së duhet marketing. Nëse do të mëndonim për një marketing efektiv pikërisht në lidhje me Lindjen e Krishtit, atëherë shumë gjëra do t’i kishim konceptuar ndryshe. Ja p.sh:

  • Jezusi Biri i Zotit, lindi në Betlehem, një fshat i vogël e i zymtë, larg rrugëve tregëtare të kohës dhe aspak vend i denjë për të tërhequr vëmendjen e njerëzve.
  • Nuk kishte “buxhet” për marketingun e tij
  • Prindërve të Jezusit u mungonin paratë për të marrë një dhomë të mirë hoteli
  • Fëmija e tyre lindi në një stallë të errët, rrethuar nga bagëti dhe djepin ia sajuan duke përdorur një trung të gërryer ku ushqeheshin bagëtitë
  • As që mund të mendohej për të dërguar lajmërime të thjeshta për lindjen e tij e jo më për ndonjë konferencë shtypi.
  • Atëherë nuk kishte media
  • Shtypi i shkruar do të shpikej 1500 vjet më vonë
  • Fotografia, radio dhe televizioni nuk ekzistonin as në imagjinatën e njerëzve… Nuk ka nevojë të vazhdojmë më tej sepse besoj së tashmë e kuptuat së ku është fjala: Himni i famshëm i Krishtlindjes thotë: “Mbani vesh lavdërimin që këndojnë engjëjt”, por këta ishin të vetmit që bënë shpalljen
  • Ata që e dëgjuan të parët këtë shpallje ishin barinj anonimë, njerëz të cilët nuk kishin asnjë zë në kulturën romake që dominonte gjithcka. Megjithatët, pas disa ditësh, me miliona pasues të devotshëm të Krishtit do të festojnë Lindjen e Tij, këtë ngjarje të më shumë së 2000 vjetëve më parë
  • Si ka mundësi të ketë ndodhur kjo pa kurrfarë marketingu si ai që përmendëm më sipër? Në dac besoni, por gjithshka u krye pikërisht duke u bazuar në ato parime të cilat janë përqafuar sot gjërësisht nga bota e biznesit
  • Ja disa prej tyre: Klientë të kënaqur
  • Një nga reklamat më efikase është dëshmia e njerëzve të cilët e kanë përdorur produktin tënd ose kanë përfituar nga shërbimet që ti ofron
  • Ata quhen “klientë të kënaqur”…Këta njerëz e kanë bërë rrëmujë botën, kanë ardhur edhe këtu” (Veprat 17:6). Dëshmi të pasuara
  • Kur klientët entusizamohen nga shërbimi i mirë, ata mezi presin që këtë t’ja u thonë të tjerëve
  • “Atë që kemi parë dhe kemi dëgjuar, po jua shpallim, që edhe ju të keni bashkësi me ne; dhe bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezus…” (1 Gjoni 1:1-3). Premtime të mbajtura
  • Është diçka e zakonshme që në reklama të egzagjërohen vlerat e produkteve ose shërbimeve
  • Por, në qoftë së jep atë që premton, atëherë klientin e ke fituar për jetë
  • “Por do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të më bëheni dëshmitarë në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë dhe deri në skajin e dheut” (Veprat 1:8)
  • Gëzuar Krishtlindjen!

Reflektim dhe Diskutim

  1. Si do ta festosh Krishtlindjen këtë vit?
  2. Cfarë do të ndodhte sikur Jezu Krishti të mos kishte lindur dhe kështu të mos kishte pse të festonim Krishlindje?
  3. Kur mëndon për Jezu Krishtin, a të duket vetja si “klient i kënaqur” apo je skeptik?
  4. Sipas teje, pse Perëndia zgjodhi atë kohë për festimin e Krishlindjes së parë dhe nuk priti për një epokë si kjo e jona që e ka kaq të zhvilluar marketingun?
  5. Mateu 28:16-20; Luka 24:45-49; Gjoni 21:24-25; Veprat 1:1-11; Galatasve 2:20


    Lexo gjithashtu:

Robert J. Tamasy

Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.

Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.
Ndaje:
>
Scroll to Top