shpërblimi I Një Punë Të Gjate
Nga: Rick Boxx
Gjate karieres tone profesionale në i veme vetes disa objektiva për t’i arritur, por për shumicen e njerëzve një prej objektivave kryesore është dalja në pension në moshen 65 vjecare ose edhe me herët. Situata e sotme ekonomike e ka goditur rende këtë lloj objektivi mbasi kriza financiare i ka detyruar miliona njerëz që të te heqin dore nga mendimi për tu larguar nga puna me deshiren e tyre pavaresisht së mund të kene mbushur moshen.
Megjithate, një numer i madh nepunësish e biznesmenesh të moshuar vazhdojne ta fillojne ditën e punës duke pasur në mendje kohen kur me në fund do të çlirohen nga detyrimet dhe presionet e biznesit dhe do të fillojne një jetë me të rehateshme e me të shkujdesur. Kur kjo kohe vjen ata ia perkushtojne energjite e tyre veprimtarive të një natyre tjetër si p.sh. lojes së golfit, kopeshtarise ose udhetimeve.
Pavaresisht së keta njerëz kalojne në një faze të re të jetës së tyre, ata kane lene pas vite të tera pervoje dhe dijenish. Historia e Waldo McBurney (Ualdo MekBerni) nga Kuinteri i Kansasit, SH.B.A., e cila u be subjekt i portreteve televizive dhe artikujve të shumë gazetave, është shumë frymëzuese:
Ne vitin 2006, MakBerni, ateherë 104 vjec, u percaktua si punonjesi me i moshuar i kontinentit amerikan! Kariera e tij si punëtor kishte filluar në epoken e transportit me karroca kuajsh dhe kishte perfunduar në epoken e kompjuterit. Rrogen e pare e kishte marre në vitin 1915, në moshen 13 vjecare kur punonte si kujdestar për kuajt që terhiqnin një makineri për shirjen e grurit. Në vitet ’50 ai nisi një biznes që merrej me seleksionimin e farerave, të cilin e mbajti deri sa mbushi 91 vjec.
Ne këtë kohe, në vend që të dilte në pension, ai iu rikthye një pasioni të vjetër të vet, atij të bletërritesit. Ngriti një biznes për tregetimin e mjaltit të cilin e shiti vetëm në vitin 2008 kur, me në fund, vendosi që të jetonte me një ritem disi me të qete. Vdiq në korrik të atij viti, në moshen 106 vjec duke lene pas një numer rekord vitesh aktiviteti të mirefillte.
Është e qarte së MakBerni nuk vazhdoi të punonte për hir të nevojes për të siguruar të ardhura. Kishte të tjera motive. P.sh., që në fëmijëri atij i pelqente sporti i vrapimit dhe, në moshen 65 vjecare, filloi të praktikonte garat e vrapimit të gjate. Mori pjese në disa olimpiada radhazi ku fitoi 10 medalje të arta. Vazhdoi kështu deri në vitin 2004 kur shkroi librin autobiografik me titull, 100 vitet e mia të para: një veshtrim pas nga vija e finishit.
MakBerni nuk beri një jetë tradicionale prej pasaniku, me zyren në qendër të qytetit, pak minuta larg nga dera e shtëpise ku të shkonte me kembe në forme shetitjeje. Ai nuk joshej aspak nga ideja për t’u shtriqur në një kolltuk të lekundshem, për t’u marre nga pak me lulet në kopeshtin e shtëpise apo për të kaluar kohen duke shetitur ngeshem në park. MakBerni i kishte të gjitha mundesite financiare për t’i bërë keto gjëra, por ai ia kishte pare hajrin punës së mirefillte dhe sadisfaksionin e vërtete e gjënte vetëm aty.
Mbreti Solomon, që mbahet si njeriu me i mencur në bote, me siguri që do të këtë pasur në mend një tip si MakBerni kur shkroi kështu tek Predikuesit (5:19), ” Kur Perëndia i jep çdo njeriu pasuri dhe të mira dhe i jep gjithashtu mundësinë t’i gezoje ato – kjo është një dhurate e Perëndisë”. Dhe, me poshtë, duke theksuar faktin së një jetë e mbushur me sadisfaksionin e punës ka nevoje të mbahet gjalle jo me kujtimet e shkeputura të së kaluares, por vetëm me esencen e tyre shpirterore, që nuk është gjë tjetër vecse një zemër me dëshira të plotesuara, Solomoni vazhdon (5: 20), “Ne fakt ai nuk do që t’i kujtoje shumë ditët e jetës së tij sepse Perëndia e mban gjalle ate me gezimin e zemres.”
Kur nuk resht së përdoruri aftesite dhe talentet që t’i ka dhuruar Perëndia, ateherë gezimi i zemres rezulton të jetë shumë me i madh nga ai që sjell arritja e një objektivi sic është p.sh. dalja në pension në moshen 65 vjecare. Derisa të kesh fryme mundohu të mos heqesh dore nga dhuratat e Perëndisë.
Reflektim dhe Diskutim
- A ke bërë plane për kohen e pensionit? Si e ke menduar ta kalosh kohen?
- Çfarë mëndon për rastin e Ualdo Makbernit?
- Si dhe pse mund të jetë e vlefshme për ty eksperienca e MakBernit pavaresisht së je në moshe të re dhe nuk mëndon ende për kohen e pensionit?
- Si mëndon së mund të vazhdosh t’i përdoresh aftesite dhe talentet e tua si edhe pervojen e grumbulluar pas daljes në pension? SHËNIM: Në rast së e ke Biblen dhe dëshiron të lexosh me shumë për këtë teme, drejtoju pasazheve të meposhteme: Numrat 8:23-26; Fjalë të Urta 10:4, 12:24, 18:9; Predikuesit 11:6, 12:13-14; 2 Timoteut 2:20-21