Mana e së Hënës: Shtatë Sekretet E Suksesit

Dr. Rick Warren · · 4 min lexim · Mana e së henës

Janar 17, 2011 SHALOM MEDIA

Shtatë Sekretet E Suksesit

Nga: Rick Warren

Ka shumë tregues për ta përcaktuar atë që quhet sukses: pozitë shoqërore, pozitë administrative, gradime, para etj. Por një nga treguesit më të rëndësishëm të suksesit është aftësia influencuese d.m.th. ndikimi që individë të caktuar ushtrojnë mbi njerëzit rreth tyre në punë, në komunitet ose në familje. Cfarë ndryshimi sjellin ata në jetën e të tjerëve?

Në këndvështrimin historik dhe shpirtëror vihet re se të paktë kanë qenë ata si apostulli Pal që kanë patur ndikim tek të tjerët nëpërmjet mënyrës se si e kanë jetuar jetën e tyre. Jeta e Palit përshkruhet në Testamentin e Ri të Biblës ku tregohet se, nga fund i saj, Pali, megjithëse shumicën e udhëtimeve i bëri më këmbë, ishte shumë efektiv në përhapjen e besimit të krishterë nëpër të gjithë Perandorinë Romake. Mendoni se sa shumë volum pune do të kishte kryer ai në rast se do të ishte i pajisur me telefon celular ose me faks!

Pavarësisht se shumë prej nesh i janë përkushtuar biznesit ose profesionit të tyre, unë besoj se jeta e Palit ofron mësime të shumta, të cilat mund t’i zbatojmë edhe ne në jetën tonë. Ja disa elementë thelbësorë të jetës së tij të suksesëshme:

SENS ORIENTIMI: Për të pasur sukses është e domosdoshme të dish se ku po shkon, cilat janë objektivat dhe qëllimet që i ke vënë vetes. “Po rend drejt synimit, për të fituar cmimin…” (Filipianëve 3:14).

DURIM: Duhet të jemi të aftë për të përballuar situata të papritura dhe të triumfojmë mbi fatkeqësitë. “Kam mësuar sekretin e të qenit i kënaqur në cdo situatë ” (Filipianëve 4:12).

PËRKUSHTIM: Në momentin që ia hyjmë një veprimtarie të rëndësishme, suksesi përcaktohet nga vullneti për ta vazhduar atë pavarësisht nga vështirësitë që ndeshim. “Nuk e cmoj jetën time pa kryer garën dhe detyrën që më ngarkoi Zoti Jezus ” (Veprat e Apostujve 20:24).

SOLIDARITET: Ashtu sikundër apostulli Pal ishte i ndjeshëm ndaj njerëzve në nevojë, edhe ne duhet të përpiqemi që t’i mbrojmë interesat e njerëzve që punojnë me/për ne. “Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë…dhe besimin sa të luaja malet…po të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë” (1 Korintasve 13:2-3).

ENTUSIAZËM: Liderat e suksesshëm besojnë fort në misionin që i kanë vënë vetes dhe entusiazmi i tyrë bëhet “sëmundje ngjitëse”. “Unë mund të bëj gjithcka me anë të Krishtit që më forcon” (Filipianëve 4:13).

SHËRBESTAR: Liderat që mendojnë vetëm për vete nuk e kanë të gjatë. Liderat që i përkushtohen shërbesës ndaj të tjerëve, që i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet, janë lidera që fitojnë shumë pasues. “Do të shpenzohem për shpirtrat tuaja, megjithëse ju dua më fort dhe më doni më pak” (2 Korintasve 12:15).

QËNDRUESHMËRI: Fjala e urtë thotë, “Nuk ka rëndësi se si fillon, por si përfundon.” Kjo vërtetohet nga jeta e Palit. “Ne jemi shtrënguar nga cdo anë, por kurrë nuk jemi ligështuar, jemi mëdyshuar, por jo dëshpëruar, jemi përndjekur por jo braktisur, jemi rrëzuar, por jo mundur!” (2 Korintasve 4:8-9).

Mundohu t’i aplikosh në jetën tënde këto cilësira dhe pastaj shiko se c’mund të ndodhë.

Reflektim/Pyetje Diskutime

  1. Si do ta përcaktoje ti konceptin e suksesit?
  2. Si mendon, përse Dr. Warren thotë se ndikimi personal tek të tjerët është masa më kryesore e matjes së suksesit në jetë? A pajtohesh me këtë?
  3. Cili prej shtatë elementëve kyc të suksesit në jetë të përshtatet ty? Cili prej tyre të duket i pak ose aspak i rëndësishëm? Shpjegoje përgjigjen.
  4. Duke u nisur nga mënyra se si e përcakton ti suksesin dhe nga shtatë elementët kycë të përshkruar në këtë Manna të së Hënës, si paraqitet jeta jote? Jozueu 1:8; Fjalë të Urta 12:28, 20:7; Efesianëve 2:10; Filipianëve 3:10; 2 Timoteut 3:16-17

Lexo gjithashtu:

Dr. Rick Warren

Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.

Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.
Ndaje:
>
Scroll to Top