Bibla si Fjala e Perendise dhe kundershtimet ndaj saj

· · 4 min lexim · Apologjia

Bibla si Fjala e Perendise dhe kundershtimet ndaj saj!

Është gjithmonë interesant për mua fakti që ka njerëz të cilët e refuzojnë besimin e të Krishterëve në Biblën si Fjala e frymëzuar, e padështueshme dhe autoritare e Perëndisë. Dhe

njëri nga argumentat që kam parë shpesh herë është thjesht një shprehje e mungesës së dëshirës së tyre që ta pranojnë Biblën për atë që ajo është.

Ky kundërshtimet ka të bëjë më shpjegimet dhe përkufizimet e shumta që të Krishterëve u duhet që të japin kur ata duan që të

shpjegojnë besimin e tyre në Biblën si Fjala e frymëzuar dhe e padështueshme e Perëndisë. Shumë prej tyre ideja që të Krishterëve u duhet që të futen në detaje për të mbrojtur dhe shpjeguar besimin dhe bindjet e tyre në lidhje me Biblën, u duket si një arsye për ta mohuar dhe mospranuar Biblën si të besueshme pasi ndryshe të Krishterëve nuk do t’ju duhej që të jepnin aq shumë shpjegime dhe justifikime për besimin e tyre.

Por ky qëndrim përjashtues dhe shpërfillës i kundërshtarëve të Biblës është i pabazë. Kjo pasi ai bën të Krishterët të duken sikur që meqënëse Bibla nuk është ajo që ajo thotë, atëhere atyre u duhet që ta justifikojnë besimin e tyre me shumë kualifikime dhe shpjegime justifikuese. Por realiteti dhe e vërteta është ndryshe!

Fakti i thjeshtë historik është që besimi dhe bindjet thelbësore të të Krishterëve në lidhje me Biblën si Fjala e Perëndisë nuk kanë ndryshuar. Dhe arsyeja pse të Krishterët mund të duken sikur ata po i justifikojnë besimin dhe bindjet e tyre, ka të bëjë me rritjen e kundërshtarëve dhe sulmeve të atyre të cilët mundohen që ta hedhin Autoritetin e saj si Fjala e Perëndisë poshtë. Dhe si rezultat edhe argumentat dhe shpjegimet mbrojtëse të të Krishterëve janë rritur si rezultat. Dhe ato vazhdojnë që të jenë një shprehje e besimit dhe bindjeve të tyre themelore në lidhje me Biblën si Fjala e Perëndisë.

Pra besimi dhe bindjet thelbësore të të Krishterëve në lidhje me Biblën nuk kanë ndryshuar, por mbrojtja dhe përgjigjet që atyre i’u është dashur që të japin janë bërë më të ndërlikuara dhe më të shtjelluara përshkak të sulmeve dhe kundërshtimeve të shumta ndaj Fjalës së Perëndisë.

E vërteta është që njerëzit nuk duan që të pranojnë që Bibla është Fjala e Perëndisë, pasi nëse ata do ta lejonin vetëveten që ta pranonin atë ashtu siç është, atëhere atyre do tu duhej që ti kushtonin asaj më tëpër rëndësi dhe vëmendje pasi ajo është nga Perëndia. Dhe nëse ajo është me të vërtetë nga Perëndia, atëhere ata janë të përgjegjshëm përpara Perëndisë në lidhje me të gjitha gjërat që Ai na mëson dhe urdhëron në Fjalën e Tij.

Prandaj edhe sot e kësaj dite është përgjegjësia e atyre të cilët e pranojnë dhe besojnë Fjalën e Perëndisë që të vazhdojnë dhe ti shpallin dhe mbrojnë të vërtetat dhe autoritetin e Fjalës së Perëndisë përpara të gjithë njerëzve!

Autor: Elvis Plaku


Lexo gjithashtu:

Ndaje:
>
Scroll to Top