Bazat e Islamit
Sipas Myslimaneve, Islami filloi që me qeniet e para njerëzore, Adamin dhe Evën, të cilët duhej t’ia nënshtronin veten Perëndisë. Fjala Islam do të thotë nënshtrim. Myslimanët besojnë se Abrahami, Moisiu, Davidi dhe Jezusi ishin që të gjithë profetë të Islamit. Shumë Myslimanë madje besojnë se Adami e ndërtoi Beit Allah (Shtëpinë e Perëndisë) fillestare në Mekë, në Qabe. Kjo ndërtesë guri e mbuluar me një veshje të zezë, ka ekzistuar për një kohë shumë të gjatë. Ajo ka ekzistuar madje edhe gjatë jetës së Myslimanit më të famshëm, Muhamedit.
Askush nuk ka mundësi ta kuptojë Islamin pa ditur diçka për jetën e Muhamedit. Ky burrë është vlerësuar nga të gjithë Myslimanët si profeti i fundit dhe më i madhi. Në Islam, Muhamedi konsiderohet si “njeriu ideal”. Muhamedi në asnjë mënyrë nuk është konsideruar i shenjtë, dhe as nuk është adhuruar, por ai është modeli për të gjithë Myslimanët lidhur me se si duhet të sillen ata. Nuk janë lejuar fare asnjë nga shëmbëlltyrat e Muhamedit (me qëllim që të parandalohet idhujtaria).
Jeta e hershme e Muhamedit Profeti i Islamit u lind në vitin 570 Pas Krishtit në Mekë, një qytet në Arabinë Saudite. Ai ishte një anëtar i klanit të Hashimit nga fisi i fuqishëm i Kurejshit. Gjatë pjesës më të madhe të jetës së Muhamedit adhurimi pagan i idhujve ishte mjaft i përhapur në Arabi. Vlerësohet se afro 360 perëndi dhe perëndesha adhuroheshin prej Arabëve në Mekë, e cila ishte një qendër kryesore për idhujtarinë në rajon. Historianët Myslimanë mendojnë se që djalosh, Muhamedi e urrente adhurimin e idhujve dhe jetoi një jetë moralisht të pastër.
Zbulesat fillestare: Sipas Myslimanëve, në moshën 40 vjeçare, në vitin 610 Pas Krishtit, Muhamedi supozohet se filloi të merrte zbulesat dhe udhëzimet që ai besonte se ishin nga krye-engjëlli Gabriel (Xhebraili në Arabisht). Këto “zbulesa” formojnë themelin e Kur’anit. Muhamedi shpalli se zbulesat e tij ishin mesazhi përfundimtar dhe më i lartë nga Perëndia i Vetëm dhe Suprem, ndonëse në fillim Muhamedi madje e vuri në dyshim nëse ai ishte një profet. Ai e ndaloi adhurimin e idhujve dhe themeloi rendin civil dhe fetar në Medinë dhe përfundimisht edhe në Mekë. Muhamedi vdiq nga shkaqe natyrore në vitin 632 në Medinë në Arabinë Saudite.
Marrëdhëniet me Judenjtë dhe Kristianët: Gjatë jetës së tij, Muhamedi takoi shumë njerëz që ishin të paktën Kristianë nga emri. Ai gjithashtu mësoi shumë ide fetare dhe zakone nga klanet e Judenjve që jetonin në krahinën e Mekës dhe Medinës. Roli i Muhamedit si profet nuk u pranua nga Judenjtë, gjë që shpuri në konflikte serioze. Idetë, praktikat dhe historia Kristiane e Judaike janë shumë të pranishme në Kur’an, ndonëse ato shpesh janë shtrembëruar.
MYSLIMANËT BESOJNË NË …
Një Perëndi, Krijuesin e të gjitha gjërave Engjëjt dhe shpirtrat e këqinj
Profetët (Adami, Noeu, Abrahami, Moisiu, Davidi, Jona, Jezusi, Muhamedi)
Muhamedi, profeti i fundit dhe më i madhi
Librat e Shenjtë: Tora, Zaburi (Psalmet), Inxhilli (Ungjilli) dhe Kur’ani
Ditën e Gjykimit për të gjithë njerëzit
Shtrembërimin dhe modifikimin e Biblës nga Judenjtë dhe Kristianët
Jezusi thotë, “Ju do ta duani të afërmin tuaj si vetveten.” A janë mbrujtur nga ky urdhërim idetë e mia dhe qëndrimet e mia ndaj Myslimanëve?
IDETË MYSLIMANE PËR JEZUSIN
Jezusi u ngjiz në mënyrë të mrekullueshme prej Perëndisë në mitrën e Marisë së Virgjër.
Jezusi është vetëm një profet, ai nuk është hyjnor (jo Biri i Perëndisë, jo Perëndia në mish).
Jezusi ishte në fakt një Mysliman i mirë dhe ai u mësoi Judenjve një formë të hershme të Islamit.
Jezusi nuk vdiq në kryq. Ai shkoi direkt në parajsë. Juda e transformoi fytyrën e tij dhe vdiq në vend të Jezusit si një ndëshkim nga Perëndia.
Jezusi do të vijë përsëri një ditë, ai do të martohet dhe do të ketë fëmijë. Ai do të korrigjojë gabimet që kanë thënë Kristianët për Të. Ai do të vdesë, do të varroset në Medinë dhe do të gjykohet si të gjithë njerëzit në ditën e Gjykimit të Fundit.
JEZUSI NË KURAN Ju mund të zbuloni më shumë lidhur me perspektivën Islamike mbi Jezusin duke lexuar për Të në Kur’an. Më poshtë janë treguar kapituj (sure) dhe vargje të ndryshëm. Në Kur’an Jezusin e quajnë me emrin Isa. Tituj, role dhe atribute të ndryshëm i janë atribuar Jezusit. Këtu ka disa shembuj:
Jezusi është fjala e Perëndisë: Sure: 3:45; 5:46, 110 dhe 57:27
Jezusi është Mesia: Sure: 3:45; 4:171; 5:17, 72, 75
Profet ose Lajmëtar nga Perëndia: Sure: 3:49; 6:85; 19:30; 57:27
Jezusi i ringjalli të vdekurit dhe i shëroi të sëmurët: Sure: 3:49; 5:110
Jezusi ishte i pastër, i pamëkat:Sure: 19:19
Edhe sikur idetë e Kur’anit të listuara më sipër të jenë të njëjta ose të ngjashme me idetë Biblike, Myslimanët kurrë nuk mendojnë se Jezusi ishte hyjnor, ose se ai na shpëton me anë të vdekjes dhe ringjalljes së Tij.
PESË SHTYLLAT E ISLAMIT Feja Islamike jetohet sipas pesë “shtyllave” kryesore që janë praktika të detyrueshme fetare për të gjithë Myslimanët e rritur:
Recitimi i Kredos (shahada) “Nuk ka asnjë Perëndi përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij”.
Lutja (Salati) – Pesë herë çdo ditë.
Dhënia e lëmoshës (Zakati) – T’u japësh të varfërve edhe me detyrim, edhe me dëshirë.
Agjërimi (saum) – Sidomos gjatë muajit “të shenjtë” të Ramazanit.
Pelegrinazhi (Haxhillëku) – Të paktën një herë në jetë, të shkohet në Mekë, gjë që njihet si Haxhillëk.