TË JESH MIRËNJOHËS PËR BEKIMET E PUNËS Nga: Robert J. Tamasy
Gjatë kësaj jave miliona burra, gra dhe fëmijë në të gjithë botën do të marrin pjesë -në një mënyrë ose në një tjetër – në festën e përvitshme të Ditës së Falënderimeve. Ne SHBA kjo është një ditë feste zyrtare, por pavarësisht nga traditat e çdo vendi, një shprehje e dedikuar e falënderimeve është gjithmonë e nevojshme.
Shumica e atyre që lexojnë çdo javë Manën e së Hënës janë njerëz me punë dhe përgjegjësi nga më të ndryshmet, prandaj është dobiprurëse që të mendohet për falënderimet brenda atmosferës së tyre të punës. Shpesh puna është konsideruar si “një e keqe e domosdoshme” por nuk është ashtu. Ja disa nga aspektet pozitive të punës:
- Puna është një mjet për të shprehur dhe vënë në përdorim aftësitë, talentet dhe përvojën
- Puna na ndihmon për t’i dhënë kuptim dhe qëllim jetës sonë
- Puna na jep mundësi të realizojmë pasionet tona
- Puna na krijon hapësirat për t’i shërbyer të tjerëve në mënyra të ndryshme
- Puna na ndihmon që të përmbushim një pjesë të thirrjes që na bën Perëndia si krijesa të Tij. Në kapitullin e parë të Biblës ne mësojmë se Perëndia i ngarkoi një detyrë racës njerëzore: “Perëndia i bekoi dhe u tha: Të jeni te frytshëm dhe shumëzojuni, mbusheni tokën dhe nënshtrojeni
- Sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë” (Zanafilla 1:28)
- Këtë teologët e quajnë “mandati kulturor”, nëpërmjet të cilit Perëndia ua ngarkoi njerëzve që të kujdesen për planetin tonë. Është e vështirë të jesh mirënjohës ndaj punës në një kohë kur shumë vetë ende përpëliten nën efektet e një ekonomie globale të turbullt, kur nuk kanë punë ose kur punojnë në punë që nuk përputhen me nivelin e tyre
- Por shumë prej nesh e kanë një punë të përshtatshme prandaj kanë arsye të forta për të ndjerë dhe për të kumtuar mirënjohjen ndaj saj. Dihet se në çdo punë ka aspekte të padëshiruara
- Për disa njerëz pjesëmarrja në mbledhje të ndryshme përbën një shkëputje nga një punë që ata e bëjnë me qejf; për disa të tjerë mbledhjet përbëjnë pjesën më domethënëse të punës së tyre
- Për disa si unë, të shkruarit është një aspekt i këndshëm i punës që bëjnë; disa të tjerë janë gati të bëjnë çdo gjë tjetër vetëm e vetëm që mos të shkruajnë
- Por pikërisht kjo e bën punën interesante: askush nuk është i aftë të bëjë gjithçka
- Duhet të bashkëveprojnë aftësitë e të gjithëve dhe gjithsecili të ndjehet pjesëtar i diçkaje më të madhe se vetja. Atëherë, gjatë kësaj jave, teksa mendohesh se si e qysh të jesh mirënjohës për punën, ki parasysh edhe ato që thotë Bibla: Puna plotëson nevojat tona
- Nuk mund të mohohet se nëpërmjet punës ne krijojmë burimet për të siguruar ushqimin, veshjen, strehimin dhe nevoja të tjera jetësore
- Gjithashtu puna na jep dinjitet si dhe ndjesinë e të qenit të plotësuar në jetë
- “Oreksi i punëtorit punon për të; uria e nxit atë” (Fjalë të Urta 16:26). Puna është burim kënaqësie
- Në qoftë se të pëlqen ajo që bën, ka thënë dikush, t’i asnjëherë nuk do ta konsiderosh ditën e punës si ditë të humbur nga jeta jote
- Po qe se ke një punë që i përshtatet interesave dhe aftësive të tua, atëherë ti ke një bekim të veçantë.
- “Kështu e kuptova që nuk ka gjë më të mirë për njeriun sesa të gëzohet në punën e tij, sepse kjo i ka rënë në pjesë.” (Predikuesit 3:22). Puna të jep mundësinë që t’i shërbesh Perëndisë
- Talentet dhe aftësitë që gëzojmë, pavarësisht se përpiqemi që t’i përsosim gjatë jetës, janë ekskluzivisht dhurata të Perëndisë
- “Dhe çdo gjë që bëni, me fjalë a me vepër, ta bëni në emër të Zotit Jezus duke falënderuar nëpërmjet Tij Perëndinë Atë…Dhe çdo gjë që bëni bëjeni me gjithë zemër si për Perëndinë dhe jo për njerëzit” (Kolosjanëve 3:17, 23).
Reflektim dhe Diskutim
- A ndjehesh sot mirënjohës për punën? Pse, ose pse jo?
- Pavarësisht nëse merr pjesë ose jo në një ceremoni të Falënderimeve, për cilat gjëra të tjera në jetë ndjehesh mirënjohës?
- Të gjithë kemi raste kur ndihemi mirënjohës për aspekte të ndryshme të jetës sonë në përgjithësi, por jo kushdo ia kushton mirënjohjen Perëndisë
- Një pjesë e njerëzve ia dedikojnë suksesin fatit, rrethanave ose vetes së tyre
- Ndaj kujt ose për çfarë ndjehesh sot mirënjohës?
- Në qoftë se puna që bën është për ty vërtet “një e keqe e domosdoshme” dhe asgjë më shumë, çfarë ndryshimesh mund të bësh gjatë ditëve të ardhshme që t’i bësh derman kësaj situate? Mendon se duhet të ndryshosh diçka nga vetja apo se duhet të ndryshosh punën që bën aktualisht? Shpjegoje përgjigjen. SHËNIM: Në qoftë se e ke Biblën dhe do dëshje të shikoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, referoju vargjeve si më poshtë::
Fjalë të Urta 12:11, 12:24, 14:23, 21:5, 22:29, 27:18; 1 Korintasve 3:10-15; 2 Timoteut 2:20-21