Si i Trajtoni Njerëzit që ju Shërbejnë?
«Bëjuni të tjerëve ashtu si do të donit që ata t’ju bënin juve.» — Luka 6:31
Një nga provat më të mëdha të karakterit tënd është si i trajton njerëzit që përpiqen të të shërbejnë. Qoftë një kamariere, një shitës, një punonjës, një sekretare, fëmijët e tu, ose bashkëshorti/ja yt, mënyra si i trajton ata që të shërbejnë më tregon shumë për ty.
Në fakt, kur isha i përfshirë në vendimet e punësimit të stafit të kishës, shpesh i çoja njerëzit në restorante për të parë si ndërvepronin me kamamierin. Dikush që ishte i vrazhdë dhe kërkues në ato situata ka një të metë karakteri që nuk e doja si pjesë të ekipit tonë.
Jezusi na thotë: «Bëjuni të tjerëve ashtu si do të donit që ata t’ju bënin juve» (Luka 6:31). Kjo mund të jetë prova më e thjeshtë por edhe më e rëndësishme e karakterit në Bibël.
Psikologu social Eric Hoffer ka thënë njëherë: «Vrazhdësia është imitimi që njeriu i dobët i bën forcës.» Nuk duhet asnjë inteligjencë për të qenë i vrazhdë.
Vendi më i mirë për të praktikuar këtë tipar të rëndësishëm të karakterit — respektin — është në shtëpi. Më shumë martesa shkatërrohen nga vrazhdësia sesa nga çdo gjë tjetër. Kur bëja këshillim martese, habiteshë sa martesa varrosen nga një thumbim i vogël pas tjetrit.
A keni vënë re se ndonjëherë jemi më mosrespektues ndaj njerëzve që i duam më shumë? Shtëpitë tona duhet të jenë vende të sigurta për të shprehur emocionet tona dhe për të praktikuar faljen dhe hirin — por shumë shpesh janë vendi ku mendojmë se mund të shpëtojmë me mosmirsjelljen më të madhe. Njoh njerëz që i trajtojnë familjet e tyre në mënyra që nuk do t’i trajtonin kurr një të panjohur. Megjithatë, edhe në familjet tona — sidomos në familjet tona — duhet të jemi mirëkuptues, jo kërkues, dhe falës, jo fajgjendës.
Mirësjellja është thjesht dashuria në gjërat e vogla. Është të tregosh hir, sepse kuptojmë se ka dhimbje të fshehura kudo. Është të tregosh respekt për njerëzit duke qenë i mirë, edhe në fushat më të vogla të jetës sonë.
Ky artikull u botua fillimisht si pjesë e devotshmeve “Daily Hope” nga Dr. Rick Warren. Përkthyer nga anglishtja në shqip. © Rick Warren / Daily Hope. Burimi origjinal: pastorrick.com
