JE NE GJITHCKA Ne netet e gjata plot erresire, Ti Jezus ishe me mua, me puthje dhe me thoje te dua… Vije ne enderrat e mia , ne gjumin tim dhe paqen derdhje pa mbarim.. Degjove zerin tim te mykur ne thellesi qe kish nevoje per drite ne vazhdim. Veshtrove zemren time te thyer pa sherim. Ku dora jote Jezus e ruajti.. e mbrojti… Nuk mund te harroj qe Ti qendrove me mua , pa u merzitur ne ato nete plot shi ne syte e mi, plot verberi ,plot ankth, plot pa shprese per nje sherim hyjnor. Ti Jezus …nuk u lodhe duke me degjuar .Nuk u lodhe duke me perqafuar fort… Nuk u lodhe duke me dashuruar.. duke u kujdesur per mua… Ne ato nete Jezus nuk u lodhe duke biseduar me mua… Flalet e tua Jezus me tregonin Driten, Premtimet, Besnikerine Tende. Me tregove Bukurite e Tua…Me tregove ujvarat e tua, lumin e jetes ku buzet e mia te thara shuajten etjen .. Me mbajte ne mbreterine Tende…Ne Pastertine Tende… Me mbajte hopa ne krahet e Tua, aty ku gjembat donin te me cponin thembrat… Pikerisht aty ku nuk ndjeja jete.. Pikerisht aty me dhurove lumturine me te madhe, gezimin me te zjarrte… Me dhurove buzeqeshjen, mbrojtjen tende… Ti me dhe thesarin me te cmuar………………Pasurite e Tua… Ah,sa kuptim i jep jetes sime… Ti je gjithcka per mua… Nga Dorina Toci