Një objektiv për jetën

Nga: Dr. Rick Warren10 Prill, 2010 0 komente |

Nga: Dr. Rick Warren

Dr. Rick WarrenShumë njerëz kanë qëllime në jetë, por pak prej tyre kanë një objektiv të caktuar që të përfshijë gjithë jetën e tyre. Qëllimet lidhen me pjesë të veçanta të jetës: karierën, financat, familjen, pensionin dhe aspekte të tjera të rëndësishme të saj. Por Objektivigjithëpërfshirës për Jetën i jep asaj drejtimin themelor. Janë katër përfitimet kryesore që vijnë nga përcaktimi i një Objektivit të Jetës:

  • Pakëson dukshëm stresin nëpërmjet thjeshtimit të procesit të marrjes së vendimeve. Çdo ditë ti përballesh me një sërë mundësish për të zgjedhur. Nganjëherë ato janë shumë komplekse. Duke pasur një objektiv themelor jetësor, ke mundësi të vlerësosh e të zgjedhësh alternativat që të shërbejnë më mirë.
  • Të rrit motivimin Pasja e një objektivi të saktë për jetën të frymëzon që çdo ditë të jesh këmbëngulës dhe të mos i dorëzohesh kurrë dështimit. “Kur nuk ka vizion, njerëzit shkatërrohen” (Fjalët e Urta 29:18).
  • Të forcon përqëndrimin Suksesi është në një masë të madhe rezultat i përqëndrimit në një gjë dhe në bërjen e saj në mënyrë të përkryer. Një komentator i njohur i televizionit vinte një tabelë mbi tryezën e tij që i rikujtonte vazhdimisht vetes: “Uill, ajo që po bën tani, a është e dobishme për emisionin tënd? Objektivi i madh jetësor të ndihmon që të përqëndrosh në një të vetme kohën, energjitë dhe kapacitetet e tua profesionale e intelektuale.
  • Të ndihmon në bashkëpunim –Është i njohur fakti se kur e ke vendosur saktësisht drejtimin tënd kryesor në jetë, shumë njerëz të tjerë do të duan t’i bashkohen rrugës tënde. Njerëzit ndjekin pas ata që e kanë shumë të qartë se kush janë dhe se çfarë duan të bëjnë në jetë.

Përpiqu këtë javë që të gjesh një vend të qetë e të fillosh të mendosh për të përcaktuar një Objektiv për Jetën. Ja se cilat janë tre hapat e para:

Identifiko talentet dhe dhuntitë e tua – Pyete veten, “Çfarë di unë të bëj mirë” dhe “Çfarë më pëlqen të bëj nga ato që di vërtet t’i bëj mirë?” Kur Perëndia të krijoi, Ai futin në ADN-në tënde, në strukturën tënde gjenetike, disa karakteristika dhe aftësi të veçanta. Ato shërbejnë që të realizohen kombinimet e duhura brenda qenies tënde në mënyrë që ti të jesh unik, i papërsëritshëm. Perëndia do që ti të bësh atë për çka Ai të ka dhënë dhuntitë.

Konsultohu me përvojën tënde – Bëj pyetjen, “Çfarë kam mësuar?” Mësimet më të rëndësishme i nxjerrim nga dhimbjet dhe plagët që kemi marrë në jetë. Ato duhet të jenë elementë në përbërjen e Objektivit të Jetës tënde.

Përcakto atë që është më e rëndësishmja – Jo gjithmonë ajo që është urgjente është më e rëndësishmja. Uilliams Xhejms, një nga pionierët e psikologjisë, ka thënë: “Mënyra më e mirë për të përdorur jetën tënde është të investosh në atë që shkon përtej saj.” Prandaj, bëji pyetjen vetes, “Çfarë është ajo që zgjat më shumë në kohë?”

Bibla na jep këtë këshillë të rëndësishme: “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës…Sytë e tu le të shohin drejt…Kujdes hapin dhe rruga do tësheshohet para teje” (Fjalët e Urta 4: 23, 25, 26).

Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. Çfarë mendove në fillim kur t’u prezantua ideja e një Objektivi për Jetën?
  2. Në qoftë se në këtë moment të pyesin se cili është Objektivi i Jetës tënde, si do të përgjigjeshe?
  3. A je dakord me idenë se për çdo njeri do të ishte e nevojshme dhe e dobishme që të ketë një Objektiv Jete të përcaktuar qartë? Pse ose pse jo?
  4. Nëse për momentin nuk ke përcaktuar asgjë me qartësi që mund të të shërbente si Objektiv Jete, çfarë hapash duhet të ndërmarrësh që të fillosh ta ndërtosh një të tillë?

Shënim: Nëse e ke Biblën, shiko edhe këto pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë:

Fjalët e Urta 16:3; Isaia 50:4-10; Romakeve 8:28-30; Filipianëve 3:10-14; 2 Timoteut 1:9-12.

MANNA E SE HENES
Në ndihmë të përsosjes së moralit në jetë dhe në punë.
19 Prill, 2010

Dr. Rick Warren

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}


Gjithashtu mund të lexoni

Një objektiv për jetën

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal

 
>