• Kreu
  • /
  • Blog
  • /
  • Nevoja për pikëpamje të qëndrueshme e të pa ndryshueshme

Nevoja për pikëpamje të qëndrueshme e të pa ndryshueshme

Nga: Rick Boxx21 Qershor, 2010 0 komente |

Nga: Rick Boxx

relativismi moralNë shumë universitete dhe kurse me kuadro, pedagogët japin lëndën e etikës në biznes sipas një këndvështrimi që përkufizohet si “relativizëm moral”. Thënë ndryshe, ata nuk besojnë në të vërtetën objektive (pra të pavarur nga gjykimi i individit); për ata e vërteta varet nga syri që e shikon atë. Si rezultat i këtij konceptimi, gjithçka që individit i duket e drejtë ka vlerë si e tillë.

Personalisht nuk jam dakord me këtë konceptim. Në rast se e vërteta është diçka, së cilës ne mund t’i japim formë e masë sipas dëshirave tona, detyrimisht individi që bën biznes me metoda agresive dhe të paskrupullta është po aq “etik” sa edhe individi që mundohet të ruajë standarde të larta të ndershmërisë dhe moralit.

Pikërisht këtë lloj pikëpamjeje tregon Bibla kur thotë: “çdokush bëri atë që iu duk e drejtë në sytë e tij” (Gjykatësit 21:25). Pra, edhe mijëra vjet më parë njerëzit e mohonin ekzistencën e të vërtetës objektive.  Nga kjo kuptohet se “relativizmi moral” nuk është ndonjë një koncept “modern” i shekullit të 21-të.

Si punëdhënës që jam, megjithëse nuk i bashkohem idesë së “relativizmit moral”, e kam parasysh se secili ka pikëpamjet e veta mbi botën dhe jeton e vepron në bazë të tyre. Për shembull, në rast se një punëdhënës është i përqendruar vetëm rreth interesave të biznesit të vet, edhe vendimet që do të marrë janë në dobi të fitimeve. Në rast se e bazon vendimmarrjen mbi principet e vlerave të familjes së tij, atëherë kjo mund të jetë si pozitive ashtu edhe negative. Pse negative? Sepse, në një moshë të caktuar, mund të zbulosh se prindërit i ke pasur hajdutë e mashtrues dhe sigurisht që “vlera” të tilla negative nuk ke dëshirë që t’i mbartësh në kompaninë tënde.

Është e pamundur që të ndryshosh pikëpamjet individuale të punonjësve mbi botën, por ka një rrugëdalje: mund të paraqitësh qartë para tyre se cilat duhet të jene pikëpamjet e tyre individuale që i pranon morali dhe stili drejtues i kompanisë tënde. Këtu e kanë origjinën e tyre deklarata e misionit, përcaktimet e vizionit dhe të vlerave morale që shpallin përgjithësisht kompanitë e biznesit. Ata hedhin në letër standarde, politika, qëllime dhe objektiva të cilat kompania duhet t’i zbatojë dhe forcojë.

Një deklaratë e tillë shpreh besimin tënd, principet bazë prej të cilave udhëhiqet veprimtaria jote, ofron “tablonë e përgjithshme” e asaj që do të arrish, pra verbalizon të vërtetën ashtu siç e percepton atë ti dhe kompania jote.

Një dilemë e madhe që haset sot në botën e biznesit ka të bëjë me pyetjen që bëri Ponc Pilati, i cili bëri rolin e gjykatësit në gjyqin e Jezusit para se këtë të fundit ta kryqëzonin. Pilati pyeti: “Çfarë është e vërteta?” Me këto fjalë ai po deklaronte pikërisht se e verteta nuk është absolute, ajo varet nga pikëpamja e gjithsecilit.

Megjithatë, përvoja më ka mësuar se në rast se gjithçka është e vërtetë, atëherë asgjë nuk është e vërtetë. Kam mësuar se e vetmja e vërtetë absolute, e testuar nga koha është Bibla, e cila të ndihmon për të forcuar dhe standardizuar vlerat e kompanisë tënde. Psalmi 119:152 thotë:  “Kohë më parë mësova nga ligjet e tua se ato janë vendosur që të zgjasin përgjithmonë.” Edhe shumë vargje të tjerë të atij psalmi afirmojnë pikërisht të vërtetat e qëndrueshme, të cilat i përmban Fjala e Zotit.

Në rast se do të ndërtosh një mjedis pune me etikë të lartë, të sugjeroj që të përcaktosh pikëpamje mbi botën nga ato që janë të qëndrueshme përjetësisht në kohë dhe që nuk tunden nga dallgët e momentit dhe kthesat e befta që ndërmerr shoqëria njerëzore.

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e “Integrity Moments with Rick Boxx,” komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i krishterë. Për të mësuar më shumë mbi Integrity Resource Center ose për t’u rregjistruar tek shërbesa e përditshme e Rick-ut “Integrity Moments”, vizito www.integrityresource.org. Libri i tij me titull “Si të rritësh biznesin pa sakrifikuar integritetin” është një qasje me frymë biblike ndaj të bërit biznes sipas moralit të krishterë.

 

Reflektim/Diskutime Pyetje

  1. Ç’mendon për ‘relativizmin moral”. Si do ta përcaktoje ti “të vërtetën”?
  2. Si mendon se pikëpamjet personale mbi botën ndikojnë edhe në mënyrën se një indivd punon dhe përballon përgjegjësitë që rrjedhin nga puna?
  3. A ka kompania jote një deklaratë të misionit të saj, të vlerave morale etj., të cilën e njohin punonjësit? Në rast se po, a e sheh kushdo rolin e vet në kompani? Në rast se jo, mendon se duhet bërë dhe se është diçka me vlerë? Pse, ose pse jo?
  4. Boxx thekson se Bibla duhet të jetë burimi i vetëm i të vërtetës objektive që i ka rezistuar kohërave. A pajtohesh me të? Shpjegoje përgjigjen.

SHËNIM: Po ta kesh Biblën, shiko edhe pasazhe të tjerë që lidhen me këtë temë:

Psalme 19:7-11, 119:9-11, 33-37, 105; Fjalë të Urta 11:3, 13:6; 2 Timoteut 3:16-17; Hebrejve 4:12

Rick Boxx

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Etiketa


Gjithashtu mund të lexoni

A mund të shpjegojë shkenca gjithçka? Bisedë me profesorin e Oxfordit Dr. John Lennox

Transhumanizmi – uebinar me Dr. Ylli Ylli Doçi

Çfarë e shkaktoi BIG BANG-un?

Pse Shkenca Moderne lulëzoi në Perëndimin e Krishterë?

Review Your Cart
0
Add Coupon Code
Subtotal
Total Installment Payments
Bundle Discount

 
>