Mana e së Hënës: Vlera e marrëdhënieve me njerëzit

Jim Mathis · · 5 min lexim · Mana e së henës

Vlera E Marredhenieve Me Njerëzit

Nga: Jim Mathis

Gjate karieres time në biznes qysh herët e kam kuptuar se, ashtu sic çdo gjë tjetër në jetë, edhe biznesi ka të bëjë kryesisht me marredheniet ndër njerëzore. Kur i hyra biznesit të fotografise në vitin 1973, një zoteri me i madh së une në moshe, i quajtur Elgin Smith me mori “per dore ” dhe, si gjëne me të pare, me prezantoi me njerëz me të cilet une duhej të njihesha pa tjetër.

Qysh ateherë rralle kam bërë biznes me njerëz që nuk i kisha edhe miq. Une besoj së miqesia ose potenciali për miqesi duhet të jetë prioritet. Gjitheshka lidhet me faktin së ke njeh ti dhe kush të njeh ty. U anetaresova në dhomat e tregetise të Overland Park dhe Leawood dhe në disa organizata të tjera me qellimin kryesor për të pasur kontakte me njerëzit dhe për të pare së me ke mund të beja biznes dhe shoqeri bashke.

Thuhet së miqte me të vlefshem jane ata që të krijojne atmosferen ku ti të shfaqesh me të miren e vetes tende. Miqesite e reja duhet të krijohen vetëm pas një kerkimi e hollesishem për njerëz që të japin kurajo, që kërkojne me të miren për veten e tyre dhe për ata që kane prane dhe prej të cileve mund të mesosh.

Kam kuptuar gjithashtu së është e rendesishme të jesh dikushi me të cilin të tjeret kane dëshirë të rrine e të bisedojne së sa të kesh vetëm një takem të caktuar aftesish profesionale. Në fushen e muzikes psh. muzikantet që marrin vendet me të mira të punës nuk jane domosdo ata që kane cilesite vokale apo instrumentale me të mira, por jane ata të cilet u japin kënaqësi të tjereve kur i kane prane. Në shkalle të ndryshme kjo vlen edhe për profesionet e tjera.

Këtë fryme permban edhe “newsletter” që une dergoj çdo jave me e-mail në adresa të ndryshme. Mendoj së ky veprim është pjese kryesore e një strategjie të mirë marketingu, por ajo që është edhe me e rendesishme është së përgjigjët që marr me ndihmojne që të percaktoj së me cilin do të parapelqeja të beja biznes. Në qofte së dikush nuk shfaq intërës për ate cka une bej, ka shumë gjase që edhe une të mos kem intërës të bej biznes me te. Kjo me duket krejt normale.

Po deshe miq beju mik. Po deshe njerëz që të shfaqin intërës për ty, edhe ti duhet të shfaqesh intërës për ta. Këtë pike Bibla e quan të rendesishme dhe për të flet shumë. Ja disa shembuj mencurie:

Meqesia kërkon të jesh vete mik. Miqesia e vërtete është një marredhenie me leverdi reciproke si në biznes ashtu edhe në jetën personale. Duhet të japim aq sa marrim prej të tjereve. “Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik…” (Fjalë të Urta 18:24).

Miqesia mund të krijoje me shumë afersi së sa marredheniet famljare. Marredheniet tona familjare me prindërit, vellezerit, motrat, kusherinjte etj., jane të rendesishme, por shumë herë, për shkak të ngjashmerive në mendim, të kohes që kalohet bashke, të intërësave të perbashketa dhe të luftes së perbashket, miqesia krijon lidhje me të forta. Pjesa tjetër e vargut të mesiperm thote,”…por është një mik që është me prane së një vella” (Fjalë të Urta 18:24).

Miqesia duhet të jetë e qendrueshme. Gjithkush mund të sillet si mik kur gjërat shkojne mirë e bukur. Por një mik i vërtete mbetet i tille edhe në kohe të veshtira.”Miku të do në çdo kohe, por vellai lind në ditë të veshtira” (Fjalë të Urta 17:17).

Miqesia shpesh kërkon sakrifica. Një mik i vërtete perkushtohet edhe kur nuk sheh ndonjë leverdi, madje edhe kur ky përkushtim i kushton shtrenjte. Shembullin me të plote për këtë na e jep Jezu Krishti, i cili ka thene: “Askush s’ka dashuri me të madhe nga kjo: të jape jetën e vet për miqte e tij” (Gjoni 15:13).

Reflektim dhe Diskutim

Cilin ke mik të mirë? Perse ate person e konsideron mik të mirë?

Cilat jane cilesite që kërkon t’i këtë miku yt? Si të duket ky lloj koncepti për miqesine kur e krahason me konceptin e njohur që shprehet me fjalët ironizuese “shok biznesi”?

A pajtohesh me percaktimin që i behet miqesise duke u nisur nga Bibla?

A të ka rastisur të perjetosh momente kur miqesia ka kërkuar sacrifice nga ana jote ose nga ana e mikut tend? përshkruaje këtë moment dhe ndjesite që të ka shkaktuar ai.

SHËNIM: Bibla ka edhe pasazhe të tjera posacerisht mbi këtë teme: Fjalë të Urta 14:20, 16:28, 27:5-6, 10; Gjoni 15:14-15; Jakobi 2:23, 4:4


Lexo gjithashtu:

Jim Mathis

Jim Mathis është fotograf profesionist, ish-pronar kafenesh dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International me bazë në Kansas City. Ai shkruan me pasion për lidhjen mes besimit, kreativitetit dhe punës, duke ndarë mësimet e veta jetësore me lexuesit.

Jim Mathis
Jim Mathis
Jim Mathis është fotograf profesionist, ish-pronar kafenesh dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International me bazë në Kansas City. Ai shkruan me pasion për lidhjen mes besimit, kreativitetit dhe punës, duke ndarë mësimet e veta jetësore me lexuesit.
Ndaje:
>
Scroll to Top