Te Perballosh Pezmin E Rende
Nga: Rick Warren
Pergjithesisht sejcili nga në ndjehet i afte t’i dale për zot vetes së vet. Kur na del ndonjë problem, në bejme gjithshka që është e mundur për ta zgjidhur ate sa me mirë dhe vetëm pastaj ndjehemi rehat. Por çfarë ndodh kur, megjithe përpjekjet tona maksimale, problemi nuk zgjidhet? Shpesh i drejtohemi asaj që shprehet me fjalët “Kur gjithshka deshton, ateherë fillo e lutu”. Por çfarë ndodh edhe kur lutjet nuk marrin përgjigjë?
në rast së ndihesh i pezmatuar për shkak së Zoti vonon në dhenien e përgjigjëve, ateherë ki parasysh së vonesa nuk do të thote harrese. Fakti së mrekullia ende nuk po ndodh, nuk do të thote së Zoti nuk ka ndër mend të te përgjigjët, ose së Ai të ka harruar, ose së Ai nuk do t’ja dije për ty. Do të thote, thjesht, “ende!”
Pjekuri shpirterore do të thote të njohesh ndryshimin midis “Jo” dhe “Ende jo” – ndryshimin midis mohimit dhe voneses. Bibla na thote: “Ai që duhet të vije do të vije dhe nuk do të vonoje.”(Hebrejve 10:37).
Vonesa mund të jetë një sprove për durimin tend. Gjithkush e ka aftesine që të tregoje durim një ose dy herë, madje edhe tri herë. Prandaj Zoti vendos që të vere disa herë në prove durimin tend deri sa ti të fillosh ta humbasesh ate.
Po pse e ben Ai këtë? Që të zbuloje së sa i durueshem je? Jo, këtë Ai e di. Ai ta vonon përgjigjën që ti vete ta kuptosh vete së sa i padurimshem je. Në këtë mënyrë ti do të zbulosh së çfarë ndodh brenda teje dhe së cili është niveli yt i përkushtimit. Zoti ve në sprove durimin tend që ti të ndërgjëgjësohesh për faktin së Ai e mban fjalën pavaresisht së përgjigjët që pret po vonojne.
në rast së je pezmatuar, ateherë shndërroje në të kundërten e vet këtë emocion negativ duke kujtuar që Zoti të meson të durosh gjate kohes së pritjes. Kërkoji Atij që pezmin të ta shndërroje në durim.
Ndoshta ti je duke kaluar kohe të veshtira dhe nuk të ze vendi. Ke pezm të rende për shkak së situata në punë, në shtëpi, në anen financiare ose shëndetesore duket e pa menaxhueshme, e pa logjikeshme ose edhe e padrejte. Ajo të duket krejt e padurueshme dhe të shtyn që brenda vetes të mendosh ” O Zot, nuk duroj dot me. Nuk mbaj me!” Por ti mban që c’ke me te!
Ti mund të përballosh me tej peshen e situates sepse me ty është Zoti. Në rast së beson dhe mbështëtesh tek Zoti, Ai të jep forcen që të këmbëngulesh. Mbaj parasysh së quhesh i deshtuar vetëm ateherë kur e ke humbur durimin, pra të është tronditur besimi tek Zoti.
Mos u dorezo. Qendroi fort pezmatimit dhe coje deri në fund sfiden me të cilen Zoti po të ballafaqon.
Ne Bibel thuhet, “Sepse ju keni nevoje për ngulmim qe, mbasi të beni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara. Edhe fort pak kohe, edhe ai që duhet të vije, do të vije, dhe nuk do të vonoje” (Hebrejve 10:36-37).
Reflektim dhe Diskutim
Kur je ndjere teper i merzitur së fundmi? A ke aktualisht ndonjë problem teper shqetesues? Shpjegoje këtë situate dhe mënyrën së si e ke përballuar.
Cili është reagimi yt tipik ndaj atyre situatave të veshtira që të bejne të humbasesh vendosmerine? P.sh. në qofte së ke probleme të renda financiare ose në marredheniet e punës, si reagon zakonisht?
Ne kohe vështirësish a gjën prehje tek lutja? Pse, ose pse jo?
Kur lutesh dhe kërkon ndihmen e Zotit për të përballuar me sukses situata të veshtira, si ndjehesh pastaj kur lutjet duken sikur nuk të jane degjuar dhe nuk marrin përgjigjë? A e miraton ate që thote Dr. Warren së pikerisht keto jane momentet që Zoti i shfrytezon për të te kalitur durimin dhe besimin tek Ai? Shpjegoje përgjigjën sa me gjëre.
SHËNIM: Në Bibel ka edhe pasazhe të tjera që lidhen me këtë teme si p.sh.:
Isaia 40:31, 41:10; Jeremia 29:11-13, 33:3; Lluka 11:9-13; Jakobi 1:2-4