Mana e së Hënës: Të kënaqesh me aq sa ke

Robert D. Foster · · 4 min lexim · Mana e së henës

TE KENAQESH ME AQ SA KE, PA PASUR NEVOJE PËR ME SHUMË Nga: Robert D. Foster

Nje psikolog i njohur, specialist psikoterapie për njerëzit që kane probleme financiare, thote së puna e tij po lulezon për shkak të renies së të ardhurave të klienteve të tij. Psikologu deklaron së gjate 30 vjetëve nuk ka qene kurre kaq i ngarkuar me punë dhe së të pasurit nuk kane qene kurre kaq shumë të frikesuar sa tani. “Ata mendojne së kjo krize do të zgjase përgjithmone.”

Shumë studime kane treguar së në boten Perendimore ekonomia dhe paraja jane ndër faktoret kryesore të stresit për 8 në çdo 10 vete dhe, ata që jane me të pasurit, nuk perjashtohen prej kesaj.

Studjuesi Richard Peterson tregon për një klient “te ardhurat neto të te cilit ishin rreth 400 milion dollare dhe tani kane rene në 200 milione. Nga qendrimi i tij emocional mund të arrish në përfundimin së ai ndjen së për pak kohe do të perfundoje në basifondet e shoqerise. Personi në fjalë është i shqetesuar sepse nuk mund të përdore me aeroplanin e tij privat! Ai ndjehet i shkaterruar sepse tani i duhet të udhetoje me linjat ajrore të zakoneshme (doemos në klasin e pare)!”

Qetesimi i shpirtrave të njerëzve tmerresisht të pasur. Moto kryesore e tregut të shekullit të 21-te duket së është: Jetë, liri dhe pasja e diçkaje me teper.” Krahasoni këtë moto me mentalitetin që sygjëron Bibla: “Je i bekuar kur je i kënaqur ashtu sic je dhe me ate çfarë ke – as me pak e as me shumë. Ky është casti kur vetja të duket pronar kryelarte i gjitheshkaje që nuk mund të blihet me para.(Mateu 5: 5, Mesazhi).

Nje biznesmen i pasur nga Medison Avenju në Nju Jork po shetiste fillikat në breg, prane një lagjëje peshkataresh. Ai pa një peshkatar që rrinte shtrire prane barkes së tij. Lekuren e kishte gjyre bronxi e të rrahur nga dielli e era e detit. Dukej së nuk kishte asnjë ngutje për të filluar punën. Kureshtar për këtë pamje rehatie të peshkatarit, biznesmeni e pyet:

“Pse nuk je duke peshkuar në këtë ore?” “Sepse kam zene boll për sot,” u përgjigj ai. “Po pse nuk ze edhe me teper?” vazhdoi biznesmeni. “E c’ti dua?” “Po ja, mund t’i shesesh, të fitosh me shumë para dhe të blesh edhe një barke tjetër; pastaj me të mund të shkosh me tutje neper oqean, të kapesh peshq me të medhenj e, pasi t’i shesesh, të blesh rrjeta najloni e kështu me rradhe. Brenda një kohe të shkurter do kesh një flote të tërë anijesh peshkimi dhe do të behesh i pasur si une.” Peshkatari u mendua për një cast dhe pyeti: “Po pastaj?” “Pastaj rri rehat dhe shijo jetën!” “Me duket së ate po bej!” u përgjigj veterani i vjetër i detit.

Etja për të pasur sa me shumë. Në Medison Avenju dhe në qendrat e medha tregetare boterore preokupacioni kryesor është: “Me shumë para – Me shumë pasuri – Me shumë fame!” Ky është një cikel i pafund e i pandalshem që prodhon lakmi dhe pangopshmeri – por edhe shumë ulcera të stomakut dhe pushime zemrash. Kesaj psikoze i veme përballë ate c’ka shkruan Apostulli Pal: “…une jam mësuar të jem i kënaqur në gjëndjen që jam” (Filipianeve 4:11).

Reflektim dhe Diskutim

  1. Cilat kane qene raportet e tua emocionale me vështirësite që ka shkaktuar krizen financiare globale gjate ketyre muajve të fundit? A je ndodhur në gjëndjen e atyre personave që përshkruan psikologu të cilet kane pranuar së s’kane qene kurre me të trembur? Pse ose pse jo?
  2. Ne c’mënyrë je prekur nga vështirësit ekonomike. Çfarë të është dashur të besh?
  3. Ne historine e biznesmenit dhe peshkatarit, me cilin prej tyre identifikohesh me kollaj? Shpjegoje përgjigjën tende.
  4. Dy vargjët e Biles të cituara në këtë Manna të së Henes përdorin termin – të jesh i kënaqur. C’kuptim ka ky term për ty? A e ke perjeuar një gjë të tille dhe në c’mase? A është “te qenit i kënaqur” një qellim realist në boten e ndryshueshme të shekullit të 21-te? Nese po, ateherë çfarë hapash duhet të ndërmerren për t’a arritur kesaj? SHËNIM: Po ta kesh Biblen dhe kërkon të thellohesh me shumë e këtë teme, ateherë drejtoju vargjëve si më poshtë: Mateu 6:19-34, 13:44-46; Marku 10:17-31; Lluka 12:13-21; 2 Korintasve 8:1- 15, 9:6-15

Lexo gjithashtu:

Robert D. Foster

Robert D. Foster (1920-2016) ishte autor, mentor dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International. Gjatë jetës së tij të gjatë, ai shkroi shumë për temën e besimit në jetën e përditshme, duke nxitur lexuesit të jetonin me qëllim dhe integritet. Libri i tij "The Navigator" mbetet një burim frymëzimi për udhëheqës të krishterë në mbarë botën.

Robert D. Foster
Robert D. Foster
Robert D. Foster (1920-2016) ishte autor, mentor dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International. Gjatë jetës së tij të gjatë, ai shkroi shumë për temën e besimit në jetën e përditshme, duke nxitur lexuesit të jetonin me qëllim dhe integritet. Libri i tij "The Navigator" mbetet një burim frymëzimi për udhëheqës të krishterë në mbarë botën.
Ndaje:
>
Scroll to Top