Mana e së Hënës: Të gjesh mbështetje kur ndihesh i braktisur

Robert D. Foster · · 4 min lexim · Mana e së henës

Nga: Robert D. Foster

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e mëposhtëm?

Stiven Xhobs: Biznesmen i madh amerikan, kërkues dhe shpikës në fushën e teknologjisë. Xheki Robinson: Njeriu që theu barrierat racore në bejsbollin amerikan. Nelson Mandela: Ish president i Afrikës së Jugut, i cili realizoi unitetin kombëtar. Nënë Tereza: Një bukuri e Perëndise që sakrifikoi jetën për të varfërit dhe njerëzit në nevojë.

Secili prej këtyre njerëzve ka qënë, siç e quaj unë, “një pinjon”. Në mekanikë pinjon quhet një kunj i cili shërbën për të mos lejuar që timoni të dalë nga boshti. Pinjonët përdoren gjerësisht në mekanikën bujqësore për të lidhur pas traktorëve makineritë e ndryshme bujqësore. Në fushën e marrëdhënieve njerëzore individët e tipit “pinjon” quhen ata njerëz të cilët kompaktësojnë bashkësi të caktuara njerëzish.

Duke e parë nga një këndvështrim tjetër, mund të thuhet se një individ i tipit “pinjon” ka aftësi të mëdha për të sjellë ndryshime. Për të përshkruar individë që luajnë rol vendimtar në suksesin e një veprimtarie të caktuar, përdoren terma të ndryshëm si “person kyç”, “shtyllë” etj. Në basketboll pinjoni është ai lojtar që “luan topin”, kurse në ushtri zakonisht është togeri ai që e luan këtë rol. Në familje rolin e pinjonit Perëndia ia ka caktuar babait dhe nënës; janë ata që sigurojnë mbijetesën në xhunglën e jetës së përditëshme.

“Queme los barcos!” Këto fjalë, të cilat të përkthyera kanë domethënien “digjini anijet”, u thanë nga eksploratori i famshëm Hernando Kortes, në mars 1519, gjatë fushatës për të pushtuar Perandorinë Azteke që ndodhej në territoret e Meksikës së sotme. Kortesi u nis nga Spanja më 11 anije dhe 500 burra në kërkim të “thesarit të madh”. Menjëherë sapo shkelën në brigjet e gadishullit të Jukatanit, ai i habiti njerëzit e tij kur u dha urdhër që t’i digjnin anijet. Nëpërmjet këtij urdhëri Kortesi po bënte një pohim të thjeshtë, por të vendosur: “Nuk ka kthim mbrapa, nuk ka tërheqje”. Kështu Kortesi, pushtuesi i Meksikës u bë një “pinjon”.

Bibla na jep shumë shembuj “pinjonësh”, individë me aftësi të jashtëzakoneshme që kanë vepruar me guxim dhe trimëri për të ndjekur thirrjen e Perëndisë pa patur frikë nga pasojat. Ja disa prej tyre:

· Abrahami u bind kur iu bë thirrje nga Perëndia që të nisej, megjithëse nuk e dinte se ku do të shkonte (Zanafilla 17). · Gideoni i udhëhoqi izraelitët drejt një fitorje madhështore pavarësisht se rrethanat nuk qënë të favorshme (Gjykatesit 7). · Esteri, një vajzë hebreje, me guxim donte të bënte nje hap para dhe të përdorej, që populli i saj të kursehej nga masakra. (Esteri 2-9). · Danieli guxoi të qëndronte i vetëm mes kulturave pagane (Danieli 1-10). · Davidi, i përshkruar si një “njeri me zemër pas Perëndisë”, i shërbeu brezit të tij sipas vullnetit të Perëndisë pavarësisht nga dështimet e tij të shumta personale.

“Kështu thotë Zoti ‘Mbi kë pra do ta kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë pendimi dhe dridhet nga fjala ime’ ” (Isaia 66:1-2).

Në qoftë se të bëhet thirrje ose nëse të paraqitet rasti në punë a në komunitetin ku jeton, a ke aftësi dhe dëshirë të bëhesh pinjon? A je pinjon në shtëpinë tënde?

Reflektim/ Diskutim/ Pyetje

  1. A ke njohur ndonjë individ të tipit “pinjon” atje ku ke punuar? A mund ta përshkruash atë?
  2. Cilat mendon se janë karakteristikat themelore të një individi të tipit “pinjon” në pozicione të ndryshme të fushës së biznesit, botës profesionale, administratës shtetërore apo kudo ku ka lindur nevoja për të kompaktësuar njerëzit?
  3. A pajtohesh me faktin se njerëzit e tipit “pinjon” janë të rëndësishëm në mjedisin ku jetojnë dhe veprojnë? Pse, ose pse jo?
  4. Përsërisim pyetjen që shtron zoti Foster: “Në rast se të paraqitet rasti, a je i gatshëm të veprosh si pinjon në jëtë dhe në punë? Si mendon, “pinjon” lind apo behësh? Shpjegoje përgjigjen. 1 Mbretërit 7:14-26,54-61, 18:16-46; Nehemia 1:1-2:20; Veprat e Apostujve 4:32-37, 11:19-26

Lexo gjithashtu:

Robert D. Foster

Robert D. Foster (1920-2016) ishte autor, mentor dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International. Gjatë jetës së tij të gjatë, ai shkroi shumë për temën e besimit në jetën e përditshme, duke nxitur lexuesit të jetonin me qëllim dhe integritet. Libri i tij "The Navigator" mbetet një burim frymëzimi për udhëheqës të krishterë në mbarë botën.

Robert D. Foster
Robert D. Foster
Robert D. Foster (1920-2016) ishte autor, mentor dhe kontribues i Monday Manna të CBMC International. Gjatë jetës së tij të gjatë, ai shkroi shumë për temën e besimit në jetën e përditshme, duke nxitur lexuesit të jetonin me qëllim dhe integritet. Libri i tij "The Navigator" mbetet një burim frymëzimi për udhëheqës të krishterë në mbarë botën.
Ndaje:
>
Scroll to Top