SI TE DALESH NGA RUTINA Nga: Rick Warren
Është lehte që të rutinizohesh në punë – pra të vish rrotull në të njejtin vend duke bërë të njejtat gjëra e duke menaxhuar të njejtat pergjëgjësira. Kur gjën rehat me një rutine të caktuar ateherë ndryshimi i saj behet shumë i vështirë sepse ai (ndryshimi) nenkupton aventure drejt të panjohures. Vecse rutinizimi është i rrezikshem. Në lidhje me këtë Humoristi Will Rogers (Uill Roxhers) thoshte, “Edhe kur je (me makine) në korsine e duhur, po të qendrosh në vend, me siguri që do të te perplasin të tjeret!”
Po si ta gjësh shtytjen për të levizur vendit kur ndjen së je rutinizuar? Për shumicen e njerëzve tre jane faktoret kryesore motivues për të ndërmarre një ndryshim, pavaresisht nese e duan apo nuk e duan ate.
DHIMBJA – Dhimbja, në sejcilen nga format e saj të larmishme, na motivon për të kërkuar ndryshim. Shpesh në detyrohemi të luajme vendit jo së shohim driten (e zjarrit), por së ndjejme nxehtesine (e tij).
PRESIONI – Ndjejme presion (psikologjik) kur mjeku na jep lajmin e ogurzi, “Ose bjer nga pesha 20 kile ose do të vdesesh”, ose kur shefi na thote, “Permireso cilesine e punës ndryshe je i pushuar.” Por ka një problem me presionin si motivues. Ai nuk zgjat në kohe. Kur presioni bie, pra kur problemi që e ka shkaktuar ate gjën zgjidhje, motivimi prej tij merr fund. Gjithshka kthehet në normalitet dhe jeta vazhdon si me pare.
LARGPAMESIA – Largpamesia realizohet kur ti je në gjëndje të shohesh tablone e plote të gjërave ose kur ke një shtyse të fuqishme të brendeshme të shkaktuar nga një vizion apo një qellim. Largpamesia realizohet edhe në momentin që ti kupton së po i con dem aftesite e tua duke shpërdoruar mjaft raste premtuese për karieren tende që të jane shfaqur.
Por në s’kemi pse presim që të na vije motivimi për ndryshim si rezultat i dhimbjes, presionit apo largpamesise. Bibla na e thote qarte së kush pret për kushte ideale kurre s’ka për të bërë gjë. “Kush e ka mendjen të era nuk ka për të mbjelle dhe kush rri e shikon rete nuk ka për të korrur” (Predikuesit 11:4).
Ja kater hapa që duhen ndjekur për të dale nga rutina:
Merr pergjëgjësi për jetën tende: Mos u bej Shfajesues ndaj vetes (duke iu gjëtur aresye gabimeve që ben) ose Akuzues ndaj të tjereve (duke ia hedhur atyre fajin për gabimet e tua). Behu Zgjëdhes dhe zgjidh të dalesh nga rutina ku ke hyre.
Beso së ti ke mundësi dhe aftesi: Mos thuaj me s’mundem, por fillo të thuash mundem. Po e bërë këtë, ateherë edhe vete do të habitesh kur të shohesh së ti vërtet mundesh.
Qartesohu për ate cka kërkon: Shkruaj me hollesi së çfarë do që të ndryshosh vete apo që të ndryshohet nga të tjeret.
Mos prit për kushte ideale. Mos thuaj me, “keto ditë, kur të qetesohen gjërat, do ta ndërmarr ndryshimin”. “Ndërmerre tani!” Shprehja “keto ditë”, do të thote në të vërtete “asnjë prej ketyre ditëve”.
Reflektim dhe Diskutim
Mendo një cast për jetën. A je kapur diku në ndonjë fare rutine, duke bërë po ato gjëra, në po ate mënyrë dhe duke menaxhuar po ato pergjëgjësira, pa patur gjasa për ndryshim në të ardhmen e parashikueshme? Nese po, a je i kënaqur nga kjo gjëndje? Pse, ose pse jo?
Kur përballësh me një ndryshim, cili është reagimi yt tipik – të frikeson, të ben që t’i kundërvihesh apo e mirepret dhe behesh pjese e tij? Shpjegoje sa me gjëre përgjigjën.
Cili ka qene ndryshimi me rendesishem me të cilin je përballur kohet e fundit? Ishe ti iniciator apo u shkaktua nga faktore të tjere si psh. dhimbja apo presioni?
Sa të dobishme i quan kater hapat që sygjëron Rick Warren drejt thyerjes së rutines. Cili prej tyre të duket me prane stilit dhe mënyrës tende në rast së do të te duhet të ndryshosh diçka të rendesishme?
SHËNIM: Po ta kesh Biblen, shiko edhe pasazhet si më poshtë që kane lidhje me këtë teme:
1 Kronikave 12:32; Isaia 41:10; Jeremia 29:11; 2 Timoteu 1:7; Hebrejve 12:26-29