Mana e së Hënës: Si ta shijosh punën

Dr. Rick Warren · · 5 min lexim · Mana e së henës

Si Ta Shijosh Punën

Nga: Rick Warren

Anketimet tregojne së rreth 82 përqind e njerëzve nuk e pëlqejnë punën që bejne. Fatkeqesisht shumë prej tyre nuk arrijne të kuptojne së ky nuk është një fatalitet i pandryshueshem. Shifra e të pakenaqurve mund të ulej në mënyrë të ndjeshme në rast së do të zbatoheshin disa parime që Perëndia na i tregon në Fjalët e Urta.

Njohja e tre sekreteve të meposhteme nuk premtojne as rritje rroge dhe as pozicione me të mira hierarkike, por ato mund të sjellin ndryshime të rendesishme brenda teje dhe të te rrisin deshiren për të shkuar në punë.

Kurre mos pusho së mësuari. Neqofte së nuk rritesh profesionalisht dhe personalisht, çdo lloj punë që ben gradualisht do të te zvjerdhet. Askush nuk ka dobi nga të ndenjurit në vend numero. Mesuesit e mirë zakonisht kane deshiren dhe aftesine që të mësojne vazhdimisht. Ja tri nga menyrat me të mira për të mësuar:

– Meso nga Perëndia. Mesuesit e shquar të kohrave kane mësuar në rradhe të pare nga vete mësuesi me i madh: Zoti. Ai është një kryemesues që e kupton së çfarë duhet që “nxenesit” e tij ta pervetesojne sa me mirë mësimin. Ai shfrytezoi ylberin që t’i mesonte Noes së si të ruhej. Ai shfrytezoi shembullin e një shkurreje që digjëj për t’i mësuar Mojsiut së cështë vetbesimi. Ai, edhe sot e kesaj ditë është mësuesi me i mirë. Bibla është plot me keshilla të dobishme për jetën e përditëshme. T’i lexosh Shkrimet e Shenjta dhe të meditosh mbi to është një mënyrë efikase për të mësuar nga Perëndia.”Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjëje të miren dhe kush i beson Zotit është i lumtur” (Fjalë të Urta 16:20).

– Meso nga kritikat. Mund të mos jetë gjithmone e lehte të pranosh verejtjet e të tjereve, por një njeri i mencur degjon me vemendje kur dikush e kritikon dhe perpiqet të gjëje racionalen në ate që i thone. “Kush don të korrigjohet është në rrugen e jetës, por kush nuk pranon kritiken humb” (Fjalë të Urta 10:17).

– Meso nga deshtimet. Suksesi nuk është mesues fort i mirë sepse ai mund të jetë rezultat i faktoreve jashte vetes tone. Por, kur deshtojme, ateherë është shumë me lehte të percaktohet shkaku. Ceshtja nuk është të dime nese do të deshtojme apo jo – sepse të gjithe jemi pre e deshtimeve – por të dime nese jemi në gjëndje të mësojme diçka nga deshtimi. “sepse i drejti bie shtate herë dhe ngrihet kurse të pabeset permbysen në fatkeqesi ” (Fjalë të Urta 24:16).

2. Ruaj integritetin tend. Ana e jashteme (imazhi) i dikujt le një fare pershtypje vetëm për momentin sepse ai perfaqeson vetëm ate që duket nga jashte. Por është brendesia morale (integriteti) i njeriut ai që krijon pershtypjen e plote, që nxjerr në dukje së kush është ky njeri në të vërtete, që tregon së çfarë përmbajtje ka ai brenda vetes sepse ” Kandari dhe peshoret e sakta jane të Zotit, të gjitha guret e peshes jane veper e tij.” (Fjalë të Urta 16:11).

3. Ji njeri i qendrueshem. Në Fjalë të Urta keshilla me domethenese lidhur me aftesine për të shijuar punën, është ajo që i ve rëndësi qendrueshmerise përballë sfidave dhe pengesave që dalin. “Synimet e njeriut të kujdesshem cojne me siguri në bollek, por ai që ngutet do të bjere me siguri në varferi” (Fjalë të Urta 21:5). ” A e ke pare një njeri të papertueshem në punën e tij?Ai do të paraqitet para mbretit… ” (Fjalë të Urta 22:29).

Solomoni, mbreti i Izraelit, autori i Fjalëve të Urta dhe njeriu që provoi gjithshka në jetë, ka thene:” Çdo njeri të cilit Perëndia i jep pasuri dhe të mira si dhe mundësinë që t’i gezoje ato, të marre pjesen e vet dhe të gezoje mundin e tij; kjo është një dhurate e Perëndisë” (Predikuesit 5:19).

Reflektim / Diskutim Pyetje

Neqofte së dikush ju pyet nese e dashuron vërtet punën që ben, si do t’i përgjigjëshit? Shpjegoje përgjigjën tende.

A të duket vetja së je një njeri që vazhdon të mësoje në jetë? Si do t’i përgjigjëshe thenies së Rick Warren së të mësuarit e vazhdueshem është një element i rendesishem që ndikon në të shijuarit e punës?

Pse, sipas mendimit tend, Rick Warren thote së faktori kyc që ndikon për të shijuar ose jo punën është integriteti dhe jo imazhi i njeriut?

Si ndikon tek kenaqesia për punën këmbëngulja e vendosmeria përballë deshtimeve dhe pengesave.

SHËNIM: Nese ke Bibel dhe dëshiron të dish me shumë mbi kee teme drejtohu tek:

Zanafilla 1:27-30; 1 Korintasve 3:10-15; Kolosjaneve 1:10, 3:17,23; 1 Thesalonikasve 4:11; 1 Pjetri 1:17


Lexo gjithashtu:

Dr. Rick Warren

Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.

Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren
Dr. Rick Warren është pastor i Kishës Saddleback në Lake Forest, Kaliforni, dhe autor i librit "Jeta me Qëllim" (The Purpose Driven Life), një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. Ai është themelues i rrjetit global PEACE Plan dhe ka ndikuar miliona njerëz në mbarë botën me mësimet e tij mbi qëllimin, udhëheqjen dhe besimin në vendin e punës. Shkrimet e tij të devotshme Daily Hope arrijnë miliona lexues çdo ditë.
Ndaje:
>
Scroll to Top