Mana e së Hënës: Një GPS për karrierën?

Robert J. Tamasy · · 5 min lexim · Mana e së henës

NJË GPS (Sistem Global Pozicionimi) PËR KARIEREN?

Nga: Robert J. Tamasy

Megjithese kam lindur në Gjërmani, vetëm në vitin 1997 jam kthyer në Europe për herë të pare. Tezja dhe xhaxhai, të cilet kishin qene me pare aty, na sherbyen si udherrefyes gjate udhetimit tone që kalonte neper Hungari, Austri, Ceki dhe Gjërmani ku ishte edhe destinacioni yne final – qyteti piktoresk Rothenburg ob der Tauber. Aty do të merrnim pjese në takimin e CBMC.

Gjate ketij udhetimi shpesh gabuam drejtim dhe na u desh të pershkonim dhjetra kilometra për tu kthyer përsëri në rrugen e duhur. Një harte që kishim me vete sigurisht që na ndihmoi, por do të kishte qene me mirë që dikush ose diçka të na tregonte së ku duhej t’i merrnim kthesat e duhura.

Sot shumë automjetë jane të pajisura me kompjuter dhe GPS (Sistem Global Pozicionimi). Ka edhe telefona celuare që e ofrojne këtë shërbim. Nga sa di une, sinjalet shkojne nga kompjuteri i makines tek një satelit që rrotullohet rreth tokes dhe pastaj informacioni i duhur i vjen personit nga sateliti. Pra, kemi të bejme me një lloj “udherrefimi nga lart”. Disa jane mësuar aq shumë me GPS-ne e tyre, sa habiten së si kane bërë me pare, kur ajo ende nuk ishte shpikur.

Po sikur dikush të shpikte një lloj GPS-je që të sherbente si udherrefyese për karieren profesionale apo për të na udhezuar në rast marrjeje vendimesh të rendesishme për punën dhe jetën? Në kushtet e veshtira të ekonomise së sotme globale, një GPS për biznesin dhe boten profesionale sigurisht që do të ishte teper e vlefshme, sidomos për të shmangur “kthesat e gabuara” që kane ndërmarre drejtuesit e disa korporatave.

E pra, një GPS e tille ekziston, por ate nuk mund ta blesh në dyqanet e elektronikes dhe as ta instalosh në makinen tende. Një varg i Bibles nga Testamenti i Vjetër thote, ” Une jam një i huaj mbi dhe; udheheqja prej urdhërimeve të tua me nevojitet; mos m’i fshih ato! (Psalmet 119:19, New Living Translation).

Miku im, Karman Uolf, thote, “Sot ndodhemi në territor të huaj e të panjohur. Njerëzit e marrin informacionin me GPS, nga lart, por, shumë kohe para sateliteve dhe GPS-ve, shkruesi i ketij psalmi e kishte të qarte së edhe atij i duhej ‘udherrefimi nga lart’ dhe së burimi i ketij udherrefimi është Zoti. 24 ore në ditë e shtate ditë në jave, Zoti është GPS -ja me e shkelqyer për gjithshka që ka nevoje njeriu dhe, për me teper, një GPS që s’ka nevoje të ushqehet me rryme elektrike.

Edhe pasazhe të tjere e Bibles pohojne sa me siper duke na dhene siguri së udhehqja e Zotit është aty për ata që e lypin ate, por duke: …

…besuar në të vërteten e konfirmuar të Zotit. Kur ngasim makinen në erresire, në ia besojme fenereve të saj ndricimin e rruges neper të cilen kalojme. Në mënyrë të ngjashme Zoti ka premtuar të na e ndricoje udhen përgjate jetës sone të përditshme. “Me ane të urdhërimeve të tua une perfitoj zgjuarsine; prandaj urrej çdo shteg falsiteti. Fjala jote është një llambe në kemben time dhe një drite në shtegun tim” (Psalmet 119:104-105).

… besuar në drejtimin që na tregon Zoti. Ashtu sikundër tashme i besojme një GPS-je, në duhet të besojme pa hezitim në drejtimin që na tregon Zoti, pavaresisht së mund të mos e kuptojme ate.”Ki besim tek Zoti me gjithe zemër dhe mos u mbështët në gjykimin tend; pranoje në të gjitha rruget e tua, dhe Ai do të drejtoje shtigjët e tua” (Fjalë të Urta 3:5-6).

… mbështëtur në drejtimin që na jep Zoti. Në duhet të jemi të ndërgjëgjshem së vendimet që marrim mund të mos jene kurdoherë të drejta dhe në perputhje me vullnetin e Zotit, i cili mund ta quaje të nevojshme që të na ndale krejt papritur në udhen e nisur e, madje, të na e ndërroje drejtimin e saj me 180 grade. “Zemra e njeriut programon rrugen e tij, por Zoti drejton hapat e tij” (Fjalë të Urta16:9).

Reflektim / Diskutim Pyetje

A do dëshje qe, përballë pergjëgjësive dhe shqetesimeve që shkakton puna e përditëshme, të kishe një tip GPS-je (virtuale natyrisht) që të te udhezonte hap pas hapi.

A ke pasur ndonjeherë ndjesine se, në ndonjë vendim të rendesishem që ke marre në jetë, ke pasur “ndricim nga lart”? Shpjegoje përgjigjën tende.

Nese Zoti vërtet na jep mencuri dhe na ndricon rrugen e karieres tone, cilat mund të ishin menyrat me të mira për të marre informacion prej Tij?

SHËNIM: Po ta kesh Biblen dhe dëshiron të dish me shumë prej saj në lidhje me këtë teme, lexo vargjët si më poshtë:

Psalmet 23:1-4; Fjalë të Urta 16:1-3, 21:2; Isaia 58:11; Lluka 1:78-79; Gjoni 16:13


Lexo gjithashtu:

Robert J. Tamasy

Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.

Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy
Robert J. Tamasy është redaktor dhe autor kryesor i devotshmeve javore "Monday Manna" të CBMC International (Lidhja e Biznesmenëve të Krishterë). Me përvojë të gjatë si gazetar, redaktor dhe autor, ai ka shkruar me dhjetëra libra dhe qindra artikuj mbi besimin, integritetin dhe jetën profesionale. Tamasy jeton në Chattanooga, Tennessee, dhe vazhdon të shkruajë për lidhjen mes besimit dhe punës.
Ndaje:
>
Scroll to Top